Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Si bëhet deklarimi elektronik për pagesën e sigurimeve shoqërore

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Si bëhet deklarimi elektronik për pagesën e sigurimeve shoqërore

Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore është mjaft e rëndësishme, megjithatë ka raste kur bizneset nuk tregohen korrektë në pagesën e këtyre detyrimeve.

Tashmë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë gati një manual të posaçëm për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve që të gjithë kategoritë e punonjësve kanë.

Kështu, punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, janë të detyruar që të deklarojnë në sistemin e tatimeve listë-pagesën, ku përfshihen të dhëna për çdo individ, si:

– Emri e mbiemri,

– Numri personal,

– Kategoria e pozicionit të punës,

– Paga,

– Shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore,

– Tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

Gjithashtu, punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit duhet të deklarojnë në sistemin e tatimeve ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, shtesat e pakësimet, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara me ligj.

Afatet e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve

Tatimpaguesit personat juridikë dhe fizikë, të regjistruar si tatimpagues, në përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit te parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të tjerë (tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin mbi Fitimin, Entet Publike, OJF-të, etj.) brenda datës 20 të muajit pasardhës. Pagesa e detyrimeve të kontributeve të detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet urdhërpagesës të gjeneruar nga sistemi elektronik, pas dorëzimit të deklaratës.

Deklarimi i të punësuarave në sistemin elektronik tatimor

Brenda dy ditëve pune, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore, personat juridikë ose fizikë, duhet të deklarojnë në sistemin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë personin fizik apo/edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.

Personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes kanë të drejtë që deklarimin në sistemin tatimor ta kryejnë të paktën 3 ditë përpara afatit fundor të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).

Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte që prej datës së regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore.

Deklarimi i ndryshimit të numrit të punonjësve

Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik të tatimeve, çdo punonjës që fillon punë për herë të parë, apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës.

Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik, të tatimeve, të larguarit nga puna, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit.

Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin:

Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për punëmarrësin llogariten mbi pagën bruto dhe shtesat e tjera, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal.

Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për punëmarrësin llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të tij dhe shtesat e tjera, e cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale.

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes.

Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, shkruan Monitor.

Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale.

Niveli i pagës minimale bruto

Niveli i pagës minimale bruto mbi të cilat paguhen kontributet përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Penaliteti për mosdeklarim dhe mos pagesë në afat

Tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatin e përcaktuar sipas ligjit deklaratën, dënohet me gjobë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar.

Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që brenda afatit të parashikuar në këtë ligj, të paguajë shumën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, detyrohet të paguajë gjobën dhe kamatëvonesën që llogariten mbi shumën e detyrimit të papaguar për çdo ditë.

Tags: deklarimi elektronikpagesasigurimet shoqerore

TË LIDHURA

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

22:33 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton
Aktualitet

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”
Politikë

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Next Post
Çmimi Nobel për Paqen e ka humbur domethënien e tij me krimet e Aung San Suu Kyi

Çmimi Nobel për Paqen e ka humbur domethënien e tij me krimet e Aung San Suu Kyi

Vasili: Koncesionet lajm i zi për ekonominë, mund të rrisin borxhin 7%

Vasili: Koncesionet lajm i zi për ekonominë, mund të rrisin borxhin 7%

Robert Elsie, albanologu i madh të cilit i kemi mbetur borxh

Robert Elsie, albanologu i madh të cilit i kemi mbetur borxh







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com