Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si arriti Kosova deri tek pavarësia?

7 vjet ago
in Të Gjitha


Në vitin 2008, Kosova u bë shteti më i ri në Evropë. Ky vend i vogël prej 1.8 milionë banorësh, u krijua si rezultat i njërit prej konflikteve më brutale separatiste në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ishte një konflikt, që e vendosi përballë një udhëheqësi nacionalist autoritar si Sllobodan Millosheviçi.

Kur të përfundojnë bombardimet, do të jetë shumë më e lehtë për të vazhduar procesin politik. Kundër fuqisë ushtarake perëndimore.

Ne s’duhet të lejojmë spastrimin etnik, një gjenocid para syve të Evropës se sotme. Kosova e sotme jeton në paqe, por është e varfër. Kosova, përjetoi një tranzicion nga lufta në paqe, nga një vend komunist në atë kapitalist, nga një vend i rrënuar, tek një vend që po rindërtohet.

Kosova ishte pjesë e Serbisë nga viti 1912. Më pas në vitin 1918, Serbia u bë pjesë e asaj që do quhej Jugosllavi. Serbët e konsiderojnë dhe thonë se Kosova është Jerusalemi i tyre. Ishte një lloj zemre e Serbisë. Ende sot, Kosova është e ndarë sipas linjave etnike.

Mbi 90 për qind e popullatës së saj janë shqiptarë etnikë, kryesisht myslimanë. Serbët, që janë të krishterë ortodoksë, përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë. Ky është qyteti jugor i Prishtinës, kryeqyteti i provincës serbe.

Gjatë viteve 1980, Kosova gëzonte autonomi brenda Serbisë, por shumica e popullatës shqiptare etnike, kërkonte më shumë liri politike.

Nacionalizimi shqiptar në Kosovë po rritej, dhe kërkonte që Kosova të bëhej republikë. Kosovarët nisën të ngrenë zërin, të thonë se janë të kërcënuar.

Por ishte një njeri që u bë pengesë për shqiptarët e Kosovës, Sllobodan Millosheviç, udhëheqësi i Partisë Komuniste në Serbi.

Millosheviç, donte ta mbante Kosovën si pjesë të Serbisë. Ai e mblodhi minoritetin e popullatës serbe, dhe e përçau më tej Kosovën. Sllobodan Millosheviç, e përdori çështjen e Kosovës, për t’u ngjitur në pushtet, dhe luajti kartën nacionaliste, e cila do ta çonte drejt të qenit njeriu më i plotfuqishëm brenda Serbisë.

Në vitin 1989, Sllobodan Millosheviç u bë presidenti i Serbisë, dhe brenda disa javësh e vendosi Kosovën nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverinë serbe.

Petrit Selimi, jetonte asokohe në Kosovë. Ai dhe familja e tij, i përket shumicës etnike shqiptare. Kur Milosheviçi u ngjit në pushtet, ne humbëm statusin tonë, të drejtat tona politike, lirinë ekonomike, arsimimin tonë.

Teksa komunizmi u shemb në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, Jugosllavia filloi të shpërbëhej. Nga viti 1991 republikat e saj nisën të shpallin pavarësinë.

Luftërat shpërthyen në Slloveni Kroaci dhe Bosnjë, ndërsa serbët etnikë që jetonin në shtetet e reja e kundërshtuan pavarësinë.

Millosheviçi, donte të ndërtonte një shtet më të madh serb nga rrënojat e ish-Jugosllavisë. Kështu, ai dërgoi trupat e tij për të mbështetur serbët në konfliktet e nisura në shtetet e tjera.

Gjatë asaj periudhe të trazuar, edhe udhëheqja e Kosovës shpalli gjithashtu pavarësinë, por akti u injorua nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.

Në fund të viteve 1990, një grup guerilesh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisën sulmet ndaj njësive policore serbe. Synimi ishte fitimi i pavarësisë përmes forcës. Qe një përzierje e entuziazmit por edhe frikës, se diçka e madhe ishte gati të shpalosej. Millosheviçi, dërgoi më shumë forca serbe të sigurisë në Kosovë, për të mposhtur UÇK-në.

Forcat serbe të sigurisë, dhe ushtria jugosllave ishin tejet brutale. Por edhe UÇK-ja ishte gjithashtu mjaft brutale. Por peshorja e forcës dhe brutalitetit, anonte nga ana e forcave serbe të sigurisë Në 15 janar të vitit 1999, forcat serbe sulmuan fshatin Reçak, duke vrarë 45 shqiptarë civilë të Kosovës.

Masakra e Reçakut, ishte një pikë kthese, pasi sapo masakra u zbulua, atje mbërritën vëzhgues, gazetarë perëndimorë që panë trupat e të vdekurve, duke e quajtur atë një krim kundër njerëzimit.

Forcat serbe rimorën territorin nga UÇK. Mijëra shqiptarë të Kosovës, u larguan nga shtëpitë e tyre. Imazhet tronditën Perëndimin. Në një konferencë paqeje në Francë, fuqitë perëndimore i dhanë Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës një ultimatum:të pranonin një marrëveshje paqeje, ose të përballeshin me një operacion ushtarak.

Ne nuk jemi të interesuar për një marrëveshje të pjesshme, ne jemi të interesuar për një zgjidhje që funksionon. Serbët e hodhën poshtë marrëveshjen. Ne nuk po bisedojmë me shqiptarët, ne po flasim me amerikanët, që duan të pushtojnë territorin tonë për vete dhe NATO-n, dhe shqiptarët ishin vetëm një justifikim për ta.

NATO vendosi të ndëshkojë Millosheviçin, dhe ushtria e aleancës nisi sulmet ajrore ndaj objektivave ushtarake serbe në Kosovë, dhe në të gjithë Serbinë. Gjithçka ka të bëjë me krijimin e një bote ku njerëz të pafajshëm të mos izolohen për t’u shtypur, dëbuar apo vrarë, vetëm për shkak të fesë së tyre dhe trashëgimisë etnike.

Gjatë luftës, prindërit dhe vëllai im, u largua nga shtëpia, pasi u dëbuan nga paramilitarët serbë. Ata ishin fshehur në një pyll. Për disa ditë unë nuk e dija nëse ata ishin gjallë apo jo.

Pas 78 ditë bombardimesh, dhe qindra civilëve të vdekur, Serbia kapitulloi. Millosheviçi tërhoqi forcat e tij nga Kosova. Tanket e NATO-s, hynë në Kosovë, dhe Petriti u ribashkua me familjen e tij.

Ndërsa shqiptarët e Kosovës u rikthyen në shtëpitë e tyre, dhjetëra mijëra serbë etnikë u larguan për në veri drejt Serbisë.

Do të duheshin edhe 9 vjet, para se Kosova të shpallte përfundimisht pavarësinë. Sot Kosova, ka thuajse një demokraci të vërtetë, dhe ka një ekonomi në rritje. Por papunësia mbete e lartë, 33 për qind. Vitet fundit, përplasjet e shkaktuara nga tensionet etnike, kanë shpërthyer në disa raste.

Sot shumica e serbëve të Kosovës, e konsiderojnë vetë qytetarë të Serbisë. Ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, dhe nuk ndihen pjesë e tij. Presioni i jashtëm, mund të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara.

Si Kosova ashtu edhe Serbia, po punojnë për t’u anëtarësuar në BE. Unë mendoj se asnjëri prej nesh, nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet familjes evropiane, deri kur të zgjidhim problemet që kemi me njëri-tjetrin.

Dialogu, është mënyra e vetme përmes së cilit ne mund të ecim përpara. Nëse Kosova dhe Serbia, duan të bëhen anëtare të BE-së, qeveritë dhe qytetarët e tyre do të duhet të punojnë së bashku, dhe “varrosin” të kaluarën e tyre të përgjakshme. Përshtati nga The Economit për Tirana Today, Alket Goce

Tags: arritiderikosovaPavarësia

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
10 vjet Pavarësi/Albin Kurti flet për median serbe: Kosova nuk është për t’u shitur

10 vjet Pavarësi/Albin Kurti flet për median serbe: Kosova nuk është për t'u shitur

Koncert i rrallë në Tiranë/ Nesër lini gjithçka, ndiqni grupin polifonik të Himarës dhe ansamblin e Pilurit

Koncert i rrallë në Tiranë/ Nesër lini gjithçka, ndiqni grupin polifonik të Himarës dhe ansamblin e Pilurit

Meksikë/ 14 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, shpëton ministri

Meksikë/ 14 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, shpëton ministri

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com