Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shumat e majme, që paguajnë PS, LSI dhe PD, për të marrë mbështetjen e Trump

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shumat e majme, që paguajnë PS, LSI dhe PD, për të marrë mbështetjen e Trump

Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ndërmarrë një luftë të ashpër në fushën e lobingjeve për të krijuar lidhjet me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Partia socialiste

Partia Socialiste e Shqipërisë ka punësuar kompaninë e lobimit Ballard Partners, me bazë në Florida – kompani, e cila njihet për lidhjet me presidentin amerikan, Donald Trump. Të dhënat e siguruara nga BIRN, në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, tregojnë se kontrata është firmosur më 13 prill 2017, nga drejtori i komunikimit të Ramës, Endri Fuga, dhe presidenti i Ballard Partners, Brian Ballard. Sipas kontratës së dorëzuar më 17 prill, në Departamentin e Drejtësisë, marrëveshja hyn në fuqi më 1 Prill 2017 dhe do të qëndrojë në forcë deri në 31 Mars 2018. Konsulenca e Ballard Partners do t’i kushtojë 20 mijë dollarë çdo muaj, Partisë Socialiste, dhe nëse ajo zgjat sa ç’është parashikuar, vlera totale do të arrijë 240 mijë dollarë plus kostot. Në kontratën e siguruar nga BIRN, kompania merr përsipër të këshillojë Partinë Socialiste dhe të advokojë çështje me rëndësi, në emër të saj, përballë qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara, shkruan BIRN. “Çështjet dhe objektivat mund të përfshijnë zgjerimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, forcimin e institucioneve demokratike dhe të sundimit të ligjit, promovimin e reformës në drejtësi, zbatimin e përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit dhe ato ushtarake… si dhe shtyrjen përpara të integrimit të Shqipërisë në strukturat Europiane dhe ato Euro-Atlantike”, shkruhet në kontratë.

Lëvizja Socialiste për Integrim

Duke iu referuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe investigimit të Birn, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS. Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane, si dhe rimbursim të shpenzimeve që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane. Shumat e paguara për GSIS-së i kanë siguruar liderëve të LSI-së, takime të nivelit të lartë në Uashington. Megjithatë, LSI ka dështuar t’i raportojë të gjitha shpenzimet e kryera për llogari të kompanisë amerikane në raportin vjetor financiar të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për vitin 2016, çka ngre dyshime për origjinën e parave dhe përbën shkelje ligjore. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se shpezimet e raportuara nga LSI në KQZ, nën zërin konsulenca për vitin 2016, janë tre herë më të vogla se pagesat që ajo ka bërë për GSIS.

Partia Demokratike

Partia Demokratike, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “STONINGTON Strategies” (pjesë e Muzin Capitol Partners, LLC) për të marrë mbështetjen e presidentit Trump. Kjo kontratë është nënshkruar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, më 22 mars 2017, për tre muaj, deri në një muaj para zgjedhjeve. Kjo kompani ka për qëllim të hartojë dhe zbatojë fushatën e partisë politike për zgjedhjet e 2017, të promovojë vizionin dhe objektivat e PD-së në shtyp dhe në figurat e politikës dhe biznesit në SHBA, si dhe në arenën ndërkombëtare, të kërkojë dhe ndërtojë strategji për të promovuar lëvizjen konservatore në Shqipëri. PD do t’i paguajë kësaj kompanie 25,000 dollarë në muaj, për 3 muaj: mars, prill dhe maj 2017.  

 

TË LIDHURA

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

15:02 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike
Aktualitet

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna
Aktualitet

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Next Post
Të ardhurat për frymë, FMN: Shqipëria, si 10 vjet më parë. E 106-a në botë, e fundit në Evropë

Të ardhurat për frymë, FMN: Shqipëria, si 10 vjet më parë. E 106-a në botë, e fundit në Evropë

The US government increases aid to Albania

The US government increases aid to Albania

Tetë cilësitë e njerëzve të edukuar, sipas Anton Čechov

Tetë cilësitë e njerëzve të edukuar, sipas Anton Čechov

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com