Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shtrenjtohet nafta, parashikimet: Do të shkojë në nivele rekord

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shtrenjtohet nafta, parashikimet: Do të shkojë në nivele rekord

Çmimi i naftës në tregun e brendshëm ka shënuar sërish rritje, duke u shtrenjtuar me 5 lekë më shumë në për çdo litër.  Në pikat kryesore të tregtimit një litër naftë shitet me 176-177 lekë për litër dhe një litër benzinë me 178 lekë, nga përkatësisht 172 dhe 173 lekë që tregtoheshin më parë.

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja e këtij shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi arriti tre ditë më parë në 77 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2014, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do të vendoste sanksione ndaj këtij vendi.

Rënia e dollarit në tregun vendas, ku aktualisht këmbehet me 106 lekë, nga rreth 129 lekë që arriti më se një vit më parë, ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e naftës në vend, por operatorët pohuan se rritja në bursa ishte më e lartë se përfitimet që vinin nga dollari i ulët.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste. Një rikthim në nivelet e 100 dollarëve për fuçi mund të jetë në lojë, kanë thënë analistët e Bankës së Amerikës, pasi një rënie e prodhimit të Venezuelës dhe reduktimi i eksporteve të Iranit si rrjedhojë e sanksioneve të reja të Iranit përkon me uljen e ofertës së udhëhequr nga OPEC dhe Rusia, shkruan Financial Times. “Në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re me Iranin përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ose nëse Rusiaa/OPEC e shtrijnë reduktimin e prodhimit edhe në 2019, tregjet globale të naftës mund të shtrëngohen më tej,” thanë analistët e Bankës së Amerikës. Banka rriti parashikimin për treguesin referencë global të naftës bruto, Brent, për vitin 2018 dhe 2019 në 70 dhe 75 dollarë për fuçi përkatësisht, por tha që ekzistonte gjithashtu rreziku që të shkojë në 100 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm.

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse këto parashikime materializohen dhe nëse vazhdon situata me Iranin deri në embargo të plotë, nafta në tregun e brendshëm do të shkojë brenda tre muajve të paktën në 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për liitër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, nivelet më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Shqipëria renditet ndër 20 vendet me çmimet më të shtrenjta të karburanteve në botë, sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 7 maj. Ndërsa renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut. Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore.

Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i kalon 30 lekë për litër.

Pavarësisht se nafta taksohet kaq shumë, infrastruktura lë shumë për të dëshiruar. Rruga Tiranë-Durrës, arteria kryesore e vendit është lënë në një gjendje të mjeruar dhe të tillë po e gjejnë turistët, që këtë vit pritet të arrijnë në nivel rekord.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit në vitin 2017 ishin rreth 116 milionë euro, sipas të dhënave të tatimeve, ose 21 për qind më pak sesa plani, apo 4.2 miliardë lekë më pak në vlerë absolute. Diferenca përkon me detyrimiin e taksës së qarkullimit prej rreth 4.3 miliardë lekësh, që krijoi kompania IRTC, e cila shfrytëzoi rafinerinë e naftës ARMO në vitin 2017. Sipas burimeve zyrtare të tatimeve për borxhin tatimor të kompanisë IRTC, që shfrytëzoi gjatë vitit 2017 rafinerinë ARMO-s (e cila mbuloi vitin e kaluar rreth 30% të konsumit vendas), vetëm për taksën e qarkullimit detyrimi ishte 4,3 miliardë lekë.

Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është 5 herë më e ulët se të ardhurat e taksës nga qarkullimi. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se kosto e bërjes nga e para e rrugës Tiranë-Durrës është 34 milionë euro, po aq sa është dhe borxhi i papaguar nga taksa e qarkullimit nga ARMO.      /MONITOR/

Tags: parashikimet: Do të shkojë në nivele rekordShtrenjtohet nafta

TË LIDHURA

Celibashi apel numëruesve: Do ndëshkoheni nëse cenoni votën e kandidatëve
Aktualitet

Celibashi apel numëruesve: Do ndëshkoheni nëse cenoni votën e kandidatëve

14:03 | 14/05/2025
Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari
Aktualitet

Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari

13:27 | 14/05/2025
Rama për TVP Word: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert
Politikë

Rama për TVP Word: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

13:20 | 14/05/2025
Next Post
Video/Harrojeni fjalën ‘zgjerim’, zyrtari i lartë i BE-së: S’ka përcaktues kohor

Video/Harrojeni fjalën 'zgjerim', zyrtari i lartë i BE-së: S’ka përcaktues kohor

Kush është 54-vjeçari, qëlloi me thikë berberin

Kush është 54-vjeçari, qëlloi me thikë berberin

Reagimi i parë i Bushpepës: Nuk gjej fjalë të them si ndihem

Reagimi i parë i Bushpepës: Nuk gjej fjalë të them si ndihem

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë! Influencerja nga Meksika vr**et teksa ishte live në TikTo
Showbizz

E rëndë! Influencerja nga Meksika vr**et teksa ishte live në TikTo

by mirseda
14:38 | 14/05/2025
0

Një influencuese meksikane u qëllua për vdekje në sallonin e saj të bukurisë teksa ishte live në...

Celibashi apel numëruesve: Do ndëshkoheni nëse cenoni votën e kandidatëve

Celibashi apel numëruesve: Do ndëshkoheni nëse cenoni votën e kandidatëve

14:03 | 14/05/2025
Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”

13:42 | 14/05/2025
Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

13:32 | 14/05/2025
Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari

Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari

13:27 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com