Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shtohen telashet për Sali Berishën, gati t’i hapen dy dosje të tjera në SPAK për vrasje dhe falsifikim dokumentesh

2 muaj ago
in Politikë
Shtohen telashet për Sali Berishën, gati t’i hapen dy dosje të tjera në SPAK për vrasje dhe falsifikim dokumentesh

Rigels Seliman

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të përballet me një valë të re akuzash që mund të shënojnë fundin e tij politik dhe ligjor. Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka paralajmëruar dorëzimin e një kallëzimi penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për vrasje, ku Berisha akuzohet për eliminimin e një avokati që dyshohet se kishte bashkëpunuar në trafik droge me djalin e tij, Shkëlzen Berisha. Por kjo nuk është e vetmja goditje që po përgatitet.

Kreu i Partisë “Bashkimi i Pensionistëve Shqiptarë”, Selami Jenisheri ka paralajmëruar një tjetër kallëzim penal për falsifikim dokumentesh dhe krime zgjedhore, pasi Berisha ka regjistruar në mënyrë të paligjshme koalicionin e tij për zgjedhjet e 11 majit. Këto dy dosje pritet të tronditin skenën politike, ndërsa juristët paralajmërojnë rrezikun e rrëzimit të listave të Partisë Demorkatike dhe madje mundësinë e zgjedhjeve pa këtë parti. Nga ana tjetër, SPAK po përshpejton hetimet për masakrën e “21 janarit”, për të cilën akuzohet Berisha. Po ashtu, avokat Beqiri ka paralajmëruar arrestime të bujshme të njerëzve kyç të Berishës, përfshirë Flamur Nokën dhe Shkëlzen Berishën.

Mirëpo me këtë valë të re akuzash, kreu i PD, Sali Berisha duket se po shkon drejt një kolapsi të pashmangshëm politik dhe penal, ndërsa hetimet po afrohen gjithnjë e më shumë tek ai. Kështu që teksa shohim këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia që ditët e ardhshme mund të sjellin tronditjen më të madhe politike në Shqipëri, me një fund dramatik për Sali Berishën dhe rrethin e tij të ngushtë. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më konkretisht, ndërkohë që sqarojmë se gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Qëndrimi i Jenisherit

Konkretisht gjithçka nisi disa ditë më parë, kur kishin kaluar vetëm pak ditë nga shpallja e “Aleancës për Shqipërinë madhështore”, koalicioni me 24 parti rezulton të jetë jo vetëm një mozaik grotekst, por dhe ku partitë e vogla janë thjesht “kukulla”, ndërsa gjithçka tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha. Në një intervistë për “Report Tv”, Jenishehri deklaroi largimin nga koalicioni, pasi thotë se është mashtruar nga Sali Berisha. Madje Jenishehri thotë se dhe lista e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit është bërë nga Sali Berisha pa marrë asnjë mendim dhe pa u thirrur.

Madje dhe fakti që Sali Berisha është vendosur si përfaqësues i këtij koalicioni është marrë nga vetë kreu i PD-së pa pyetur partitë e koalicionit. “Kur bëhet lista e kandidatëve, ajo është e koalicionit e 26 partive e ti nuk i thërret fare për të marrë mendim. Ne nuk kemi qenë dakord që Sali Berisha të përfaqësojë koalicionin. Unë nuk e njoh Sali Berishën përfaqësues të koalicionit. Është dashur të bëhej mbledhje e të zgjidhej. Asnjë mbledhje asgjë nuk është bërë. Ky koalicion nuk ka funksionuar. Vetëm se këta parti shfaqen dëshirën për të qenë në këtë koalicion dhe vunë firmën, por nuk funksionoi”, tha ai.

Pyetje: Pra PD po thoni ka falsifikuar dokumentet?

Po do bëj kallëzim penal. Kush i tha KQZ se ajo listë e kandidatëve është lista jonë? Sali Berisha është i paautorizuar nga koalicioni ta bënte. Në Shqipëri bëhet gjithçka. Zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme. Koalicioni është regjistruar në mënyrë të paligjshme nga zoti Ilirjan Celibashi.

Pyetje: Do ta çosh në SPAK Berishën e Celibashin?

Patjetër. Do ta çoj në SPAK. Kam dhe një problem tjetër me Berishën. Kur ai thotë se Edvin Rama ka marrë kaq lekë kur ka qenë kryetar bashkie për firmat e ndërtimit u them, shiko një herë se mos Jenisheri të vërtetojë se dhe ti kur ke qenë kryeministër mund të kesh bërë këtë gjë. Po gjurmoj e po vura në dorë dokumentin do e çoj në SPAK. Shikoni sa dhjetra mijëra euro ka marrë ky (Sali Berisha) kur ka qenë në pozitat e Edi Ramës.

Reagon avokat Petraj

Ndërkohë avokati Edmond Petraj, theksoi se listat e PD rrezikojnë të bien nëse Selami Jenisheri bën kallëzimin për mosdhënien e autorizimit. Avokati sqaroi në “Real Story” në “ABC News” se kjo gjë hynë te krimet zgjedhore dhe rrezikohet të futet në zgjedhje pa PD ose nëse zgjedhjet bëhen, do të ketë persona që do të rrezikojnë mandatin. “Parlamenti i ardhshëm do ketë turbulenca sepse shumicat i ke në lista dhe hetimet vijojnë. Në dy nga kallëzimet që janë në SPAK ku është edhe vetë Berisha, nuk e di nëse ka nisur kjo pjesë e hetimit.

Kemi edhe për 21 janarin të cilët rrezikojnë fatalisht dhe një pjesë të mbështetësve përveç Berishës. Është kapur një element për zgjedhjet. Jenisheri është kazus shumë i fortë pjesa e së cilit ka firmosur, por nuk kemi dhënë autorizimin e dikujt të jepte listat. Bie komplet lista e PD, nëse ai bën kallëzimin. Është pjesë e procedurës. Ai e tha vetë që do bëj kallëzimin. Nëse e bën atë, do të ketë zgjedhje pa PD ose nëse zgjedhjet bëhen do të ketë persona të veçantë që do rrezikojnë mandatet. Hynë te krimet zgjedhore”, deklaroi Petraj.

Reagon avokat Beqiri

Nga ana tjetër, avokati Idajet Beqiri paralajmëron se do të ketë arrestime të bujshme para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në “ABC News”, Beqiri u shpreh se SPAK do të arrestojë Flamur Nokën dhe Shkëlzen Berishën. “Flamur Noka do arrestohet para zgjedhjeve. Edhe Shkëlzen Berisha, nuk do t’i gëzojë ato 5 deputetë. Patjetër, nuk e mbajnë dot dosjen. Do ta çojë se s’bën”, deklaroi ai. Avokat Beqiri theksoi gjithashtu se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e një avokati, i cili bashkëpunonte për trafik droge, me Shkëlzen Berishën.

Beqiri shtoi se kur Berisha e kuptoi, urdhëroi vrasjen e avokatit. “Është vrarë ai avokati sepse bënte trafik droge me Shkëlzen Berishën. Për t’u mos u turpëruar djali, u vra avokati. Ka bërë krime dhe duhen dërguar në SPAK. Një krim makabër është edhe vrasja e 3 Haklajve. Do ia dëgjoni krismën këto ditë. Ka eleminuar të ndjerin Gjon, nuk po ia them mbiemrin. Gjoni i shkretë e kishte mik Sali Berishën. Nuk e kurseu. Në Morinë, i mori eksortë serbe dhe e priti në Mitrovicë. Të nesërmen, Saliun e mori milicia serbe. Gjoni ishte anëtar i PD. E grisi Gjoni teserën dhe i tha nuk jam tradhtar. Në 2001, Gjoni u ekzekutua. Është vrasës Saliu”, nënvizoi Beqiri.

TË LIDHURA

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit
Politikë

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

21:27 | 03/06/2025
PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Aktualitet

PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

18:22 | 03/06/2025
“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”
Aktualitet

“Braho: 11 maji farsë, PS përfiton nga vota e deformuar”

17:46 | 03/06/2025
Next Post
Po ‘zien’ rrjeti! Gjesti largohet të shtunën nga BBVA? Ja çfarë thotë influenceri i njohur

Po ‘zien’ rrjeti! Gjesti largohet të shtunën nga BBVA? Ja çfarë thotë influenceri i njohur

Aksidenti në Fushë-Prezë, flet e afërmja e viktimave: Ai i betonierës nuk ia hapi as derën

Aksidenti në Fushë-Prezë, flet e afërmja e viktimave: Ai i betonierës nuk ia hapi as derën

Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!
Showbizz

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

by mirseda
22:30 | 03/06/2025
0

Moderatorja e njohur Alba Çobaj, ish-pjesëmarrëse në reality show Big Brother Albania është bërë nënë për herë...

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025
“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

21:27 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com