Militantë të grupi ekstremist “ISIS” kanë sulmuar një pikë kufitare në Taxhikistan, duke ekzekutuar një roje dhe një zyrtar policor. Thuhet se agresorët kanë ardhur nga Afganistani. Militantët e IS-it ende nuk e kanë konfirmuar që kanë qenë ata pjesë e sulmit.
Sakaq, 15 sulmues që ishin mbuluar me maska janë vrarë pas përleshjes me forcat e policisë, ndërsa 4 të tjerë janë kapur, shprehet Komiteti Shtetëror.
Nga ana tjetër,Ministria e Brendshme e këtij shteti ka raportuar se katër makina të grupit militant janë shkatërruar.