Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shteti i Kosovës rrezikohet nga këto shërbime sekrete

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Shteti i Kosovës rrezikohet nga këto shërbime sekrete

Kosova që nga paslufta e këndej përballet me agjentura të ndryshme. Këtu janë futur shërbimet inteligjente nga e tërë bota, të cilat mundohen të paraqesin rrezik për Kosovën.

Analistët dhe ekspertët e sigurisë thonë se agjenturat e huaja sidomos ato serbe dhe shërbimet inteligjente të cilat shtete e tyre nuk e kanë njohur Kosovën mundohet të paraqesin Kosovën si një vend jo stabil, mirëpo shtetet mike të Kosovës së bashku me AKI-në kanë neutralizuar ato.

Njohësi i mirë i politikës në Kosovë, Nexhmedin Spahiu thotë se në Kosovë natyrisht që ka agjentura të huaja të cilat paraqesin rrezik.

“Për Kosovën është e rrezikshme vetëm agjentura serbe dhe ato agjentura të vendeve tjera që e furnizojnë agjenturën serbe me inteligjence nga Kosova. Por kam përshtypjen se agjentura serbe në mesin e shqiptarëve në Kosovë është aq e fortë sa nuk i nevojitet furnizim me inteligjencë nga agjenturat tjera. Për më tepër agjentura serbe, aty ku nuk dëmtohen interesat kombëtare serbe mund të shërbejë edhe si servis për agjenci tjera të interesuara”, thotë Spahiu.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe misioneve të huaja në kuadër të UNMIK-ut apo përmes organizatave joqeveritare që nga viti 1999 e tutje Kosova është vërshua nga Shërbimet Inteligjente të huaja.

“Duke pas parasysh se vendet mike posedojnë shërbimet inteligjente më të fortat besoj që janë ato së bashku me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës që e ruajnë paqen dhe sigurinë në rast se rrezikohet Kosova. Por me prezencën e shërbimeve të huaja jo mike të cilat nuk ia duan të mirën Kosovës, realisht ato janë të neutralizuara edhe pse herë pas here ndikojnë në formimin e opinioneve të ndryshme për Kosovën për shkak se Kosova ende nuk është pjese e organizatës së Kombeve të Bashkuara, pra ato shërbime tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend jo stabil, mirëpo duke iu falënderuar shërbimeve inteligjence të vendeve mike, vendeve më të fuqishme të Botës, Kosova i neutralizon agjencitë inteligjente të cilat punojnë kundër interesave të Kosovës”, thekson Islami.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se, Kosova që nga vitet e 80-90 ka pasur agjentura që kanë operua në territorin e saj, por gjithmonë sipas tij, duhet theksuar se jo me një intensitet siç ishte në 1999 deri para shpalljes se pavarësisë në 2008.

Ai thotë se deri në këtë kohë fluksi i madh i organizatave ndërkombëtare fillojnë të përfundojnë mandatin/misionin e tyre dhe që në fakt kanë operua si qendra e grumbullimit të informacioneve të cilat më pastaj janë transferua të ushtritë e tyre që kanë operua në Kosovë në kuadër të NATO-së dhe KFOR-it.

“Ndërsa pas vitit 2008 në territorin e Kosovës është reduktuar prezenca e këtyre strukturave agjenturave ushtarake dhe të cilat janë zëvendësuar me struktura të agjenturave informative civile të atyre shteteve por më një mënyrë krejtësisht të ndryshme të operimit. Sepse kjo vjen si rezultat i krijimit të AKI-së cila është duke e mbuluar në tersi hapësirën territoriale të RKS përmes strukturave të saja që operon dhe që ka detyruar që këto shërbime të kërkojnë bashkëpunim bilateral si partner strategjik Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës”, thotë ai.

Sipas tij, kjo e dëshmon që AKI-ja vlerësohet jashtëzakonisht nga shërbimet tjera ndërkombëtare siç janë: CIA, BND, MI6 etj. të cilat në kanalet e saja diplomatike japin notën më të lartë punës.

Tags: i Kosovëskëtorrezikohetsekreteshërbimeshteti

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Vijnë sulmet e para, eksperti anglez: Shaqiri një ‘zhgënjim”

Vijnë sulmet e para, eksperti anglez: Shaqiri një ‘zhgënjim”

Pas spektakleve të humorit, Bes Kallaku dhe Ervin Bejleri pjesë e një filmi

Pas spektakleve të humorit, Bes Kallaku dhe Ervin Bejleri pjesë e një filmi

Zbulohet emri i zëvendësueses së Donald Lu, një grua merr timonin e Ambasadës Amerikane

Zbulohet emri i zëvendësueses së Donald Lu, një grua merr timonin e Ambasadës Amerikane







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com