Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shtetëzoni Facebook, Mark Zukerberg nuk mund t’i mbrojë dot të dhënat tona

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Shtetëzoni Facebook, Mark Zukerberg nuk mund t’i mbrojë dot të dhënat tona

Nga Gianmarco Raddi “Politico.eu”/ Kembrixh, Mbretëria e Bashkuar – Pas skandalit me kompaninë ‘Cambridge Analytica’, themeluesi i Facebook Mark Zukerberg, u zotua solemnisht të mbrojë të dhënat private të përdoruesve të kësaj platforme. “Dhe nëse s’mund ta bëjmë këtë, atëherë nuk e meritojmë t’iu shërbejmë”- tha ai.
Muajin e kaluar, kur u fshinë 50 milionë llogari, Zukerberg dështoi në provën e tij. Çuditërisht, premtimet për mbrojtjen e të dhënave private, janë zhdukur nga fjalimet e tij publike. Megjithatë, situata aktuale është e padurueshme. Është koha të fillohet të flitet për shtetëzimin e Facebook, dhe platformave të tjera të ngjashme.
Rrjetet sociale, janë bërë pjesë e infrastrukturës tone jetike. Të dhënat që ato përmbajnë, janë përdorur për të ndikuar në proceset zgjedhore. Reklamat e synuara, kanë krijuar flluska virtuale sociale, që na mashtrojnë me lajme të ndryshme, duke përforcuar – në vend se të sfidojnë – paragjykimet tona, dhe duke kontribuar në një klimë politike të polarizuar.
E megjithatë ne e dimë se rrjetet sociale, kanë ndërkohë një potencial të madh si mjete për angazhim qytetar, kohezion social dhe demokracinë e drejtpërdrejtë. Gjatë pranverës arabe, të rinjtë sfiduan censurën dhe autoritetet, duke komunikuar përmes mediave sociale, për të anashkaluar goditjet ndaj lirisë së shprehjes.
Mënyra e vetme për të vënë nën kontroll Facebook – dhe lejuar njerëzit ta shfrytëzojnë atë për mirë, dhe jo të ndikojnë tek zgjedhjet dhe sabotojnë proceset demokratike – është ta heqim atë nga duart e njerëzve si Zukerberg. Të dhënat janë ‘nafta e re’, dhe Facebook është ulur mbi një thesar:pëlqimet, prirjet dhe preferencat e më shumë se 2 miliardë njerëzve në mbarë botën.
Modeli kryesor i biznesit i Facebook është i thjeshtë:shfrytëzimi i të dhënave të përdoruesve.
Ne e kemi parë këtë që nga viti 2004, kur Zukerberg i referohej me dashuri përdoruesve si “idiotë”, që ia besuan atij të dhënat e tyre intime.
Shfrytëzimi i këtij “thesari”, mbështetet në rritjen e vazhdueshme të përdoruesve dhe angazhimeve, duke prodhuar të dhëna të çmuara për t’ua shitur reklamuesve, dhe ku shqetësimet e privatësisë nuk merren parasysh. I paprekur nga pothuajse dhjetëra shkelje të të dhënave – dhe nën kritika për lejimin e “lajmeve të rreme”, ndërhyrjes ruse në zgjedhjet perëndimore, lejimin e teksteve dhe thirrjeve telefonike që përmbajnë urrejtje, dhe abuzimet e fëmijëve – kompania vazhdon të monetizojë të dhënat, që ne ia dhurojmë falas.
Dhe tek e fundit, pse duhet të shqetësohet? Përkundër të gjitha shqetësimeve rreth rënies së aksioneve kohët e fundit në bursa, gjigandi i medias sociale gjeneroi 13.2 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit, një rritje prej 42 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Prandaj nuk duhet të habitemi, se sa qesharake kanë qenë përpjekjet e Facebook për vetë-rregullim. Nga dizajni i saj, kjo platformë ka pak nxitje për të ndryshuar. Ajo është një makinë që prodhon para. Por, ndërsa zgjedhjet vendimtare pritet të mbahen në Evropë dhe SHBA, po bëhet gjithnjë e më urgjente që të dhënat tona të mbrohen siç duhet, nga ndikimi dhe ndërhyrjet e panevojshme.
Ish-shefi i sigurisë në Facebook, Aleks Stamos, ka thënë tashmë se zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, nuk mund të mbrohen dot nga hakerat e huaj, dhe se mbrojtja e zgjedhjeve të ardhshme nga probleme të ngjashme, do të kërkojë një rregullim më të madh qeveritar.
Të tjerë, kanë sugjeruar eliminimin e përjashtimeve nga përgjegjësia e Facebook, ose trajtimin e saj si një kompani mediatike tradicionale. Disa, komentues të guximshëm argumentojnë se Facebook është një monopol që duhet të shpërbëhet. Por nëse ne, mund ta pranojmë që platforma si Facebook, janë shumë të rëndësishme për sigurinë tonë, duhet të jemi më të guximshëm, dhe kjo do të nënkupton vendosjen e tij nën kontrollin publik.
Krijimi i mediave të reja sociale publike, ose transformimi i Facebook në një entitet të pavarur dhe jo partiak, ngjashëm me BBC, do të ruante të mirat e rrjeteve sociale, duke mbrojtur të dhënat tona nga interesat komerciale dhe politike.
Mbi një e treta e qytetarëve në Britaninë e Madhe, SHBA, Gjermani dhe Francë, i përdorin sot mediat sociale për t’u informuar. Kjo përqindje, është edhe më e madhe tek të rinjtë. Peizazhi i transmetimit mediatik po ndryshon, dhe shoqëritë tona kanë një nevojë urgjente për t’u përshtatur.
Një mënyrë për ta bërë këtë, do të ishte që vendet të zhvillojnë organizatat e tyre publike, ose jofitimprurëse të mediave sociale. Pas propozimit të udhëheqësit laburist britanik, Xheremi Korbin, Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin dhe të bashkërendojë përpjekjet e shteteve anëtare të saj, për të krijuar një “Korporatë Dixhitale Evropiane”.
Një kombinim i mjeteve ekzistuese të politikave – që takson rëndë kompanitë private të mediave sociale, si dhe ndalon reklamimet e shënjestruara, dhe përdorimin e informacionit personal për përfitime komerciale – do ta dënonte lehtësisht Facebook-un me vdekje.
Sidomos, në qoftë se ato janë të kombinuara me alternativa të reja të mediave publike të cilësisë së lartë. Një mundësi tjetër, do të ishte thjesht shtetëzimi i kompanive ekzistuese të mediave sociale. Edhe në Tokën e Tregjeve të Lira, shtetëzimet nuk janë një gjë e rrallë.
Deri në vitin 2008, në kulmin e krizës financiare, administrata e Obamës dhe Bushit mori kontrollin e plotë të bankave, kompanive hipotekore dhe industrisë së automobilave. Në Britaninë e Madhe dhe Evropën kontinentale, fundi i viteve 1940-të pa shumë shtetëzime.
Është e qartë që ne e dimë se si ta bëjmë këtë, dhe rregullimi i medias sociale është duke u shndërruar në një çështje të sigurisë kombëtare.
Sidoqoftë, është e rëndësishme që organizatat publike të mediave sociale të tërhiqen me shpejtësi nga kontrolli i drejtpërdrejtë qeveritar, dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre përgjatë kufijve kombëtarë. Kjo është vendimtare. Askush nuk dëshiron që presidenti i SHBA-së, Donald Trump apo britaniku Boris Xhonson, të kontrollojnë atë çka duhet ta marrin nga mediat sociale, dhe thelbi i shumë prej mediave sociale është të komunikojë përmes kufijve kombëtarë.
Dhe kjo nuk është një mundësi e largët. Mjetet ekzistojnë. Një plan është tashmë gati. Çështja është nëse mund të grumbullojmë vullnetin e mjaftueshëm politik për të sfiduar Silicon Valley, dhe t’i detyrojmë udhëheqësit e saj të mbajnë premtimet e tyre.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dot të dhënatfacebookMark Zukerbergnuk mund t’i mbrojëShtetëzonitona

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet
Aktualitet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet  63-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan

17:39 | 28/11/2025
Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë
Aktualitet

Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë

17:03 | 28/11/2025
Next Post
Ronaldo e ndjek nga afër, Cristiano Junior shënon dy gola fantastikë (Video)

Ronaldo e ndjek nga afër, Cristiano Junior shënon dy gola fantastikë (Video)

Gabim i pafalshëm i Rrahmanit, Ishujt Faraoe barazojnë Kosovën (Video)

Gabim i pafalshëm i Rrahmanit, Ishujt Faraoe barazojnë Kosovën (Video)

Dalin të dhëna tronditëse/”Tahiri drejt Gjermanisë me të dashurin e Elvana Gjatës”

Fati i dosjes “Tahiri” vendoset nesër, ja si e pret ish-ministri







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës
shendetesi

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

by mirseda
21:06 | 28/11/2025
0

Sot në 28 Nëntor në Garanë të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e...

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com