Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Krutje të Sipërme, në qytetin e Lushnjës.
Zjarri ka djegur një dhomë të shtëpisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.













