Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shtatë njerëzit që synojnë kryeprokurorin e përkohshëm

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria
Shtatë njerëzit që synojnë kryeprokurorin e përkohshëm

Është mbyllur orari i rregullt i aplikimeve për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, janë zyrtarizuar vetëm shtatë kandidatura. Për kryeprokuror kanë aplikuar Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koça, Besnik Muçi,  Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur selmani . Gara për kryeprokurorin e përkohshëm u hap pasi më 7 dhjetor i përfundoi mandati Prokurorit të Përgjithshëm.

Kush është Ferdinand Elezi?

Ferdinand Elezi ka kryer funksionin e prokurorit që prej vitit  1999, kur është emëruar në detyrën e drejtuesit të prokurorisë së rrethit Kavaje deri në vitin 2002.

Pas kësaj detyra ai ka qenë zëvendës drejtues i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës deri në vitin 2005,  kur është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë.Prej vitit 2006  e në vazhdim, Elezi, ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Durrës. Prokurori i Përgjithshëm me urdhrin nr. 89 date 2.5.2011 “Për fillimin e procedimit disiplinor”, ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor ndaj tij.

Ferdinand Elezi by Tirana Today on Scribd

Kush është Arta Marku?

Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës. Ajo është me moshë 41-vjeçe dhe është nga Puka. Marku ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001. Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Arta Marku by Tirana Today on Scribd

Kush është Arqile Koça?

Arqile Koça është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar shumë herët. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë, nga ku më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Në kohën kur akuzën e drejtonte Arben Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po kështu Arqile Koçka ka qenë anëtarë i Këshillit të Prokurorisë për tre vite nga 2005 deri në vitin 2008, kur i mbaroi mandati. Prokurori Arqile Koça, ka ushtruar për disa vite funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Nga viti 2013  ai drejton Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit. Për Arqile Koçën nuk ka një formular dekriminalizimi në internet.

Kush është Besnik Muçi?

Besnik Muçi ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë shqiptare, fillimisht në Tiranë dhe më pas te Krimet e Rënda. Autori është njëherësh edhe ekspert i Trajnimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës prej vitit 2009.

Besnik Muçi by Tirana Today on Scribd

Kush është Granit Shahu?

Granit Shahu, prokuror në Tiranë. Më herët Shahu ka punuar në prokurorinë  e Shkodrës dhe një muaj më parë ishte transferuar në kryeqytet.

Ai nuk ishte përfolur shumë në media dhe në radhët e drejtësisë njihet si një prokuror karriere.

Granit Shahu by Tirana Today on Scribd

Kush është Ermira Tafani?

Ermira Tafani është prokurore në Elbasan. Në internet për prokuroren thuajse nuk ka asnjë të dhënë vetëm formular i dekriminalizimt. Por gjithashtu dhe një investigim i emisionit “Stop” i cili thotë se prokuroria ka kërkuar 150 000 euro një klienti. 

Ermira Tafani by Tirana Today on Scribd

Kush është Artur Selmani?

Artur Selmani prej vitesh punon në akuzën qendrore. ka qenë drejtor i studimeve, ndërsa ka marrë pjesë në disa çështje gjyqësore në Gjykatën e Lartë. Selmani ka punuar më parë si drejtor i studimeve në akuzën qendrore, ndërsa ka përfaqësuar akuzën në disa çështje shumë të rëndësishme në Gjykatën e Lartë. Selmani njihej si personi që ngrinte akuzat për politikanë të ndryshëm, pasi në “dorën” e tij kanë kaluar ministra dhe deputetë, me akuza të rënda apo të lehta. Megjithëse përfundimi i tyre dihet nga të gjithë, prokurori Artur Selmani ka qenë edhe një njohës shumë i mirë i proceseve gjyqësore në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, Artur Selmani nuk ka një formular dekriminalizimi në internet. TIRANA TODAY

Tags: kryeprokurorinnjerëzitpërkohshëmshtatesynojnë

TË LIDHURA

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark
Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Next Post
Lazio mendon të tërhiqet nga Serie A/Arbitrimi tendencioz po na shkatërron (Video)

Lazio mendon të tërhiqet nga Serie A/Arbitrimi tendencioz po na shkatërron (Video)

Merr “OK” për rikthimin në ring, Fury: Joshua ku je djalosh?

Merr “OK” për rikthimin në ring, Fury: Joshua ku je djalosh?

Kryeprokurori/Koça, kandidati me pasaportë greke që hetoi dosjen e Azem Hajdarit dhe Gërdecit

Kryeprokurori/Koça, kandidati me pasaportë greke që hetoi dosjen e Azem Hajdarit dhe Gërdecit

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com