Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqiptari truprojë i kryeministrit grek? Zbulohet e vërteta e hidhur

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptari truprojë i kryeministrit grek? Zbulohet e vërteta e hidhur

Autoritetet greke kishin marrë informacione të dyshimta për një shqiptar që pretendonte se ishte polic dhe pjesë e stafit të sigurisë së Kryeministrit Alexis Tsipras. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit në fakt nuk është bërë i ditur. Ai u identifikua nga policia e Athinës dhe u vu në pranga.

Atij iu gjet një dokument policie të cilin e mbante me vete dhe një armë false. Pas verifikimeve rezultoi që edhe dokumenti policor ishte i falsifikuar. Në fakt i përkiste një efektivi të policisë greke i cili e kishte deklaruar të humbur në vitin 2016. Gjatë marrjes në pyetje, 28-vjeçari shqiptar pohoi se ëndrra e tij ishte të bëhej polic por nuk ia kishte dalë.

Për këtë arsye, ai pretendonte vazhdimisht dhe shfaqej të ishte një punonjës i policisë greke, madje dhe anëtar i rojeve të Kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras. Gjatë kontrolleve në banesën e tij në Athinë, iu gjetën fotografi të tij me uniformë policore, radio, objekte dhe simbole të tjera të policisë, si dhe iu sekuestruan dy automjete luksoze, Mercedes SLK dhe Jeep Cherokee.

Si u zbulua shqiptari “polic”

28-vjeçari shqiptar që pretendonte të ishte polic grek, u zbulua rastësisht. Ai i kishte thënë një polici rrugor që ndodhej me shërbim pranë godinës së Kryeministrisë, se është roja i dytë i sigurisë së Kryeministrit dhe qëndronte aty për të garantuar sigurinë e z.Tsipras. Madje kishte ndërhyrë në debatin mes policit rrugor me një qytetar, duke e paralajmëruar se do të detyrohej ta arrestonte nëse nuk qetësohej. Sjellja e tij ngjalli dyshime te polici rrugor, i cili kërkoi menjëherë verifikim për personin në fjalë dhe njoftoi drejtorinë e policisë, duke i dhënë të gjitha informacionet dhe karakteristikat e shqiptarit.

Menjëherë u mobilizuan forcat e policisë, të cilat shkuan në kryqëzimin ku po qëndronte 28-vjeçari. Ky i fundit u largua menjëherë sapo pa policinë të afrohej. Gjatë ndjekjes, shqiptarit i ra çanta personale dhe u sekuestrua nga forcat e policisë, të cilat brenda gjetën informacionin e nevojshëm që u duhej për të identifikuar dhe zbuluar të vërtetën e 28-vjeçarit shqiptar, që ishte vetëshpallur efektiv policie pasi nuk kishte mundur dot të bëhej i tillë.  /tvklan.al

TË LIDHURA

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët
Aktualitet

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Next Post
Municione lufte dhe drogë në kamion, ndalohen dy shqiptarë

Municione lufte dhe drogë në kamion, ndalohen dy shqiptarë

Amnistia/ Zbardhet drafti, 900 të dënuar do lënë qelitë. Kategoritë që përfitojnë

Amnistia/ Zbardhet drafti, 900 të dënuar do lënë qelitë. Kategoritë që përfitojnë

Ç’po ndodh në Vlorë? 80 persona rezultojnë të zhdukur, PD nxjerr emrat

Ç'po ndodh në Vlorë? 80 persona rezultojnë të zhdukur, PD nxjerr emrat

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com