Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët riciklojnë po të njëjtit politikanë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shqiptarët riciklojnë po të njëjtit politikanë

Afrim Krasniqi/Franca, Britania, SHBA, Italia, Austria, dhe 90% të vendeve të tjera perëndimore kanë arritur viteve të fundit të bëjnë qarkullim elitash politike dhe ndryshime thelbësore në sistemin përfaqësues dhe politik. Shprehjes se ndryshimi vjen nga vota, demokracia dhe kultura, – është jetësuar në këto shtete. Të njëjtat zhvillime i gjen edhe në disa vende “rajonale” sic janë Kroacia, Rumania, Sllovenia, etj. Po në Shqipëri? Po në Kosovë? Po në Maqedoni? Janë bërë zgjedhje, janë bërë votime, ka pasur protesta dhe pakënaqësi të mëdha nga qytetarët, por në minutën e fundit….janë konfirmuar ata që ishin. Në këto vende vijon mallkimi kulturor: e ardhmja është peng e produkt i të shkuarës. Jo në vlera, jo në traditë pozitive, por në emra, lidhje, mekanizma vendimmarrjeje dhe sjellje politike.

A bërë zgjedhje me 23 qershor? Po. Fitoi ai që ishte, madje me rezultat shumëfish më të thellë. A bëmë zgjedhje për Presidentin e ri? Po, fitoi ai që ishte kryeparlamentar, edhe ai me rezultat të thellë. A bëmë zgjedhje tek partia më e madhe e opozitës? Po, fitoi ai që ishte, madje me rezultat shumëfish më të thellë. Përkthyer në emra: gjatë 4-6 viteve të fundit është thenë cdo ditë e minutë se Rama, Meta, Basha etj, janë të korruptuar, se janë modele antidemokratike, për Ramën simbol i klientelizmit “tepsisë” ishte LSI e kreu i saj, për Bashën armiku i votës dhe demokracisë ishte Rama, për Metën simbol i cdo të keqjeje ishin dy rivalët e tij, Rama e Basha….(e vetmja pike ku edhe qytetaret jane dakord me politikanet!!)…..dhe në fund të ditës, brenda vetëm një muaji (23 qershor – 24 korrik) Rama zgjodhi Metën President, Basha ndihmoi Ramën të mbtetet kryeministër, Rama ndihmoi Bashën të kontrollojë partinë e tij, sot, Rama – Basha e Meta janë duke vulosur qeverisjen e 4-5 viteve të ardhshme, Rama 4 vjet mandat kryeministër, Basha 4 vjet mandat kryetar opozite, Meta 5 vjet President. Ku ishim? Asgjëkundi. Ku po shkojmë? Asgjekundi. Ah, po. Këta kanë “rënë dakord” të na bëjnë edhe reformën në drejtësi, edhe reformën në administratë, edhe reformën kushtetues edhe reformën e arshshme zgjedhore…!! Dhe e thonë me seriozitetin më të madh!

Po në Kosovë? Të njëjtët ndihmuan e po riciklojnë të njëjtët. Në dy anët shqiptare, ata që fajësohen për dështimet, që krijojnë kriza dhe përplasje pafund, në minutat e fundit, mblidhen dhe vendosin të ndajnë midis tyre pushtetin. Me konsensus, me marrëveshje. Brezat që në Shqipëri lindën më 1990 dhe në Kosovë më 1999, sot janë përkatësisht 27 dhe 18 vjecarë, – pra janë në moshën kur duhet të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ata duhej të ishin forca e ndryshimit, forca që detyron politikanët dhe partitë të reformohen e të japin llogari, forca që duhet të marrë përsipër ecjen përpara të procesit demokratik dhe shoqërisë evropiane mes shqiptarëve…por nuk janë të tillë. Ata janë produkt i një kulture politike të kundërt, janë rritur duke parë se 2-3 politikanë janë sunduesit e vertetë të shtetit e shoqërisë, se demokracia përfaqësues e vota e fshehtë nuk kanë vlerë në një shoqëri piramidale dhe sistem të korruptuar politik…dhe për pasojë, kanë pranuar bashkëjetesën me të keqen.

Zërat liberalë denigrohen e fyhen, militantët pakica në parti politike vendosin për të gjithë dhe mbi të gjithë, turmat ushqejnë mitin e liderit suprem, partitë po bëhen biznese familjare, dija e idetë e mira shihen e trajtohen si herezi. Në këtë mënyrë, brenda nesh, në Tiranë e Prishtinë kemi humbur shpresën se gjërat mund të ndryshojnë, mekanizmat që sjellin ndryshim, institucionet që duhej ta jetësonin demokracinë përfaqësuese dhe vlerat e modelet tek të cilat duhet të besojmë. Trishtim e zhgënjim. Jo për ne, brezin tonë, sepse ne e meritojmë, – për ata që do vijnë pas nesh, fëmijët e sotëm, votuesit pragmatistë të ardhshëm të atyre që po lënë shoqëritë tona pa të sotme e të ardhme.

 

Tags: afrim krasniqipolitikanëtriciklohenShpresëtrishtimzhgënjim

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Andi Lila pranë kalimit te Panathinaikos

Lila: Refuzova PAOK-un, shpresoj të jemi sërish në Europian

Europol: 107 të arrestuar për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual

Europol: 107 të arrestuar për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual

Kongresi sfidon Trump, planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

Kongresi sfidon Trump, planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati
Bota

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

by mirseda
20:25 | 02/02/2026
0

Izraeli “është gati për çdo situatë “, kështu deklaroi Benjamin Netanyahu në një fjalim në Knesset. Kjo...

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

19:33 | 02/02/2026
Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

19:30 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com