Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shqiptarët që bashkëpunuan me kriminelët serb për shfarosjen e kosovarëve

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Shqiptarët që bashkëpunuan me kriminelët serb për shfarosjen e kosovarëve

Shoqëria civile ka arritur t’i mbledhë dhe t’i dorëzojë rreth 150 kallëzime penale për krime lufte në Prokurorinë Speciale, me shpresën që kriminelët të dalin para drejtësisë. Më në fund një dritë në fund të tunelit për familjet e viktimave të terrorit serb pas shumë vitesh.

Në luftën e viteve 1998-99 u vranë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuara, u dëbuan mbi 8 mijë persona, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.

Por, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Mevlyde Saraçi ka thënë se në mesin e kriminelëve të identifikuar, ka edhe shqiptarë. Deklaratë kjo shokuese e saj, e cila thotë se ka shqiptarë që kanë qenë bashkëpunëtorë të krimeve me paramilitarët serbë gjatë kohës së luftës.

“Dua të përmend që ka edhe bashkëpunëtorë shqipfolës të kriminelëve serbë, të cilët kanë qenë policë lokalë, i kemi edhe ata me emra e mbiemra. Të gjithë ata, janë të identifikuar dhe kanë bërë krime të rënda. Të gjithë këta emra janë dorëzuar në prokurorinë Speciale, por jemi të kufizuar t’i përmendin publikisht për shkak të hetimeve”, ka thënë Saraqi.

Majde, ajo thotë se disa prej tyre gjenden në mesin tonë.

Zeka kërkon që të bëhet Vettingu në drejtësi

Për këtë ka folur për “Bota sot” edhe deputeti i kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili me gojën plot thotë se bashkëpunëtorët e njerëzve që kanë kryer krime dhe kanë bashkëpunuar me Serbinë e Millosheviqin e policinë serbe, sot i kemi në institucionet e Kosovës, ndërsa i tregon disa me emra që kanë dënuar me qindra shqiptarë gjatë kohës së para luftës, si kryeprokurorë.Image“Bashkëpunëtorët e njerëzve që kanë kryer krime dhe kanë bashkëpunuar me Serbinë e Millosheviqin e policinë serbe, sot i kemi në institucionet e Kosovës. Unë mendoj se së pari është dashur të arrestohen dhe të dënohen moralisht ata njerëz të cilët i kanë pranuar ata njerëz nëpër ato institucione, po e marrë një shembull, ai njeri që e ka emëruar kryeprokurorin Ilmi Zhitia, i cili ka dënuar me qindra njerëz, ose ai njeri që e ka emëruar kryeprokuror në Pejë Flamur Kelmendin pas lufte, babain e Adriatik Kelmendit, e këta njerëz duhet të futen në burg. Flamur Kelmendi ka abuzuar me qindra e qindra shqiptarë të Dukagjinit, duke filluar prej Ramadan Shalës, njëri prej intelektualëve më të mëdhenj, e pastaj Sali Kabashi, Rifat Birinxhiku, gjyshin e Albena Reshitaj, Destan Bujupin e plotë e plotë të tjerë, të njëjtit prokuror dhe të njëjtit gjykatës i kemi edhe sot nëpër institucionet e drejtësisë”, ka thënë Zeka.

Ai thotë se iniciativa e shoqërisë civile është për t’u përshëndetur, por shton tutje se ajo nuk do shkojë askund pa u bërë Vettingu në sistemin e drejtësisë, e për këtë të fundit shpreson se do ta bëjë Amerika.

“Kështu që për mua, ky fenomen si iniciativë është për t’u përshëndetur, por që nuk ka të shkojë askund, sepse duhet të bëhet Vettingu në sistemin e drejtësisë, Vettingu në Shqipëri nuk do ishte bërë edhe 2000 vite, nëse nuk e kishin bërë amerikanët. Kështu që dashtë Zoti që Vettingun tek ne ta bëjnë amerikanët dhe Brukseli zyrtar, përndryshe përpos këtyre iniciativave të shoqërisë civile, krejt këto kanë me ngel si fontanë dëshirash”, u shpreh Zeka.

Zeka rrëfen se si ishte torturuar me cigare në sy

Ai ka treguar për “Bota sot”, se si ishte torturuar sa ishte i burgosur dhe thotë se atë mund ta dëshmojë vetë ai, duke shtuar se ata ishin miq të shokëve të tij që thirreshin në emër të UÇK-së.

“Unë mundem të dëshmoj dhe kam njerëz që mundet me dëshmu si na kanë torturuar në burg. Mundem të dëshmoj për njerëz që na kanë rrah në burg, mundem të dëshmoj për njerëz që na kanë marrë dhe na kanë qit me na pushkatu në mal. Mua më kanë marrë nga qelia numër 19 në Prishtinë dhe më kanë dërguar të vendi i quajtur “Prroni i keq” në Junik, për të më pushkatuar. Ata njerëz kanë qenë miqtë dhe jaranat më të mëdhenj të shokëve të mi, që janë thirr në emër të UÇK-së, e që paraqiten patriotë, d.m.th këtu kanë ndodh tmerr i Botës, këtu ka ndodh e kundërta që është dashur të ndodh. Edhe ata janë në mesin e institucioneve tona, hetues që na kanë torturuar”, tregon Zeka.

Duke ia afruar cigaren në ditën e syve, Zeka rrëfen tmerrin brutal që ka përjetuar, ndërsa thotë se njerëzit që kanë punuar me policinë serbe, janë po ata që sot janë në pozita të lartat të shtetit.

“Mua më kanë torturuar në mënyrën më brutale të mundshme, po flas për vetën time, më kanë torturuar edhe me cigare duke ma afruar te drita e syve, e gjithçka tjetër nga më mizoret. Kemi policë që kanë punuar deri në vitin 1999 në policinë e Serbisë, deri në bombardime  dhe sot i ke njerëzit me pozita të larta në shtetin e Kosovës”, theksoi Zeka.

Millaku: Serbia në Kosovë ka bërë edhe gjenocid

Ndërsa, deputetja Drita Millaku, thotë se ne si shtet nuk kemi reaguar ndaj krimeve të luftës, kurse cek se në polici është një njësi e krimeve të luftës së cilës nuk po i ndihet zëri.Image“ Në Kosovë ka ndodhë një luftë e armatosur ku janë thyer rregullat dhe ligjet e luftës nga policia dhe ushtria serbe dhe me gjithë se lufta ka përfunduar me 1999 dhe viktimat e luftës janë shqiptarët, ne nuk kemi reaguar si shtet, si prokurori e shtetit dhe si polici. Dua të ceki se në polici me sa e di është edhe një njësi e krimeve të luftës së cilës nuk po i ndihet zëri”, potencon Millaku për “Bota sot”.

Edhe ajo përshëndet iniciativën e shoqërisë civile dhe thotë se shqiptarët e paditur për krime lufte, të dalin para përgjegjësisë penale dhe morale.

“Serbia në Kosovë ka bërë edhe gjenocid, por nuk po paditet nga ne, edhe pse Hashim Thaçi disa herë për nevoja personale e ka kërcënuar Serbinë me padi, por kjo nuk po ndodhë. Padia e bërë nga shoqëria civile është për t’u përshëndetur, dhe ata shqiptarë që janë në mesin e të paditurve si bashkëpunëtorë të shtetit serb, duhet të trajtohen dhe të dalin para përgjegjësisë penale, por edhe morale”, tha Millaku.

Bisedimet pa kushte, gabimi më i madh

E analisti politik, Faik Krasniqi, thotë për “Bota sot”, se secila iniciativë që ka të bëjë me krimet serbe ndaj shqiptareve në luftën e fundit në Kosovë, kanë rendësi, mirëpo shton se ato është dashur të bëhen vite më pare, kurse dyshon në efikasitetin e tyre.ImageFaik Krasniqi

“Çdo iniciativë që ka të bëjë me krimet serbe ndaj shqiptareve në luftën e fundit në Kosovë, kanë rëndësi, por këto kallëzime penale është dashur të deponohen në Prokurorinë Speciale shumë e shumë vite më parë, në të gjitha prokuroritë ndërkombëtare për krime ndaj njerëzimit. Kanë kaluar 19 vite nga përfundimi i luftës, shumë rrethana kanë ndryshuar dhe kam frikë që nuk do të kenë shumë efekt, edhe pse për ndëshkimin e krimit nuk ka vjetërsi. Pse po e them këtë? Sepse çdo gjë është me ndikim politik”, tha Krasniqi.

Ai tregon edhe gabimet që ka bërë Kosova, në bisedimet për Serbinë, shkruan Botasot.

“Gabimin më të madh që e ka bërë Kosova, është që u futë në bisedime pa asnjë kusht, dhe këto do të duhej të ishin kushtet: kërkim falja, dënimi i gjithë kriminelëve serb që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë dhe Serbia të paguajë për gjitha dëmet e shkaktuara gjatë luftës”, shtoi Krasniqi.

TË LIDHURA

“‘Çmendet’ moti: Përmbytjet pushtojnë rrugët”
Bota

“‘Çmendet’ moti: Përmbytjet pushtojnë rrugët”

16:10 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Putin nuk i merr parasysh paralajmërimet e Trump/ Rusia sulmon sërish me dron Ukrainën
Bota

Putin nuk i merr parasysh paralajmërimet e Trump/ Rusia sulmon sërish me dron Ukrainën

15:59 | 30/05/2025
Next Post
Emri/Gabimi fatal e fundosi, kopshtari shqiptar kërkon të kthehet në atdhe

Emri/Gabimi fatal e fundosi, kopshtari shqiptar kërkon të kthehet në atdhe

Sebastian Kurz ‘drejton’ BE-në! Gati kampet e refugjatëve?

Sebastian Kurz ‘drejton’ BE-në! Gati kampet e refugjatëve?

Video/ “Do iu bëjmë të puthni flamurin shqiptar”, kosovarët tmerrojnë serbët

Video/ "Do iu bëjmë të puthni flamurin shqiptar", kosovarët tmerrojnë serbët

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Festa e 1 Qershorit, Spiropali vizitë fëmijëve shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT
Aktualitet

Festa e 1 Qershorit, Spiropali vizitë fëmijëve shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

by mirseda
16:12 | 30/05/2025
0

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zhvilloi sot një...

“‘Çmendet’ moti: Përmbytjet pushtojnë rrugët”

“‘Çmendet’ moti: Përmbytjet pushtojnë rrugët”

16:10 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Kreu një seri vjedhjesh në Vlorë, përfundon në pranga 33-vjeçari

Kreu një seri vjedhjesh në Vlorë, përfundon në pranga 33-vjeçari

16:02 | 30/05/2025
Putin nuk i merr parasysh paralajmërimet e Trump/ Rusia sulmon sërish me dron Ukrainën

Putin nuk i merr parasysh paralajmërimet e Trump/ Rusia sulmon sërish me dron Ukrainën

15:59 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com