Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shqiptarët e Veriut të Kosovës dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e qershorit

9 vjet ago
in Të Gjitha
Shqiptarët e Veriut të Kosovës dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e qershorit

Në Komunën e Zveçanit të banuar me shumicë serbe, që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, bëjnë pjesë edhe tri fshatra shqiptare, Boletini, fshati Lipë (Kelmend) dhe ai Zhazhë, me rreth 600 banorë.

Banorët e këtyre fshatrave po përballen me kushte të rënda ekonomike dhe papunësi. Ata thonë se ka një infrastrukturë deri diku të kënaqshme, por mungon subvencionimi i sektorit të bujqësisë, prej të cilit jetojnë.

Disa besojnë se pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, gjërat mund të rregullohen.

Këta banorë i bëjnë thirrje Qeverisë qendrore në Prishtinë, që t’i koordinojë projektet me Komunën e Zveçanit, në mënyrë që të sigurohet mbijetesa e tyre në viset ku aktuaklisht jetojnë.

 Shefi i Zyrës për Komunitete në komunën e Zveçanit, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një plan në mënyrë që t’u vihet në ndihmë “këtyre njerëzve të cilët po jetojnë në kushte mjaft të vështira”.

Shumica e banorëve në këto tre fshatra, jetojnë nga ndihmat sociale që kap shumën prej 65-70 eurosh.

Në të kaluarën, këta banorë kryesisht punonin në kombinatin metalurgjik Trepça, por tani shumica kanë mbetur pa punë për shkak të kapaciteteve të ulëta me të cilat punohet viteve të fundit në këtë kombinat.

“Që njerëzit të jetojnë, ata duhet të kenë një ndihmë nga qeveria. Sigurisht që qeveria dhe komuna duhet t’i subvecionojnë ata në punët e bujqësisë apo sektorë tjerë, prej nga do të siguronin mjetet për jetesë”, thotë Peci.

​Për një gjendje të qëndrueshme ekonomike, banorët e këtyre fshatrave besojnë se do të ndikonte shumë pozitivisht ri-vitalizimi i Trepçës, me shpresën se një proces i tillë do të mund të hapte vende të reja pune.

Haxhi Peci nga fshati Zhazhë, punon si roje në shkollën fillore “Isa Boletini”.

Ai thotë se gjithë jetën e ka kaluar në këtë fshat.

Sipas tij, dikur aty kishte infrastrukturë për të jetuar, por viteve të fundit atë e shqetëson fakti që në mungesë të perspektivës, të rinjtë po largohen.

“Të rinjve nuk u pëlqen ta punojnë këtu tokën, ata preferojnë të dalin jashtë shtetit. Shpresojmë se do të bëhet më mirë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë”, thotë Haxhi Peci.

Mejdi Kelmendi nga fshati Lipë, thotë se ky fshat po përballet me shumë probleme, kurse banorët, në mungesë të përkrahjes institucionale janë lënë që të kujdesen vetë për të gjithat.

“Kemi probleme me ujë e më të gjithat. Sa rregullohet [furnizimi], menjëherë prishen pajisjet. Nuk ka përgjegjësi, sidmos me furnizim me ujë. Thonë se ka reduktime e prishje, por kujt s’i intereson”, thotë Mejdi Kelmendi.

Ndërkohë, kryetari i komunitetit në fshatin Lipë, Agron Kelmendi, thotë se ka disa investime në këtë fshat, në furnizim me ujë energji elektrike, ndërkaq po punohet edhe në një projekt rrugor për lidhjen e fshatrave mes vete.

Aktualisht, Kosova është në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, kurse në vjeshtë do të mbahen edhe zgjedhjet komunale, andaj Kelmendi pret që të ketë disa lëvizje pas formimit të institucioneve të reja.

“Presim që faktori politik i Kosovës t’i zgjidhë shumë çështje që kanë mbetur pezull, pikë së pari për liberalizimin e vizave dhe punësimin, çka na intereson më së tepërmi”, thotë Agron Kelmendi.

Sa i përket veriut të Kosovës, ai pret që të dyja nivelet e pushtetit të krijojnë kushte për lëvizje të lirë në drejtim të jugut dhe veriut të Kosovës.

Pjesa veriore e Kosovës, përbëhet nga katër komuna me shumicë serbe.

Ndërkaq shqiptarët, të cilët në pjesët tjera të Kosovës përbëjnë shumicën, në veri banojnë në numër më të vogël nëpër disa fshatra të këtyre komunave./Radio Europa e Lire/

 

Tags: pritshmerite e shqiptareveVeriu i Kosoveszgjedhje

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
DP militants intoxication/ Opposition’s leader among them

DP militants intoxication/ Opposition’s leader among them

Messi fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë

Messi fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë

Vdes në moshën 99-vjeçare ish-kryeministri grek Konstantinos Mitsotakis

Vdes në moshën 99-vjeçare ish-kryeministri grek Konstantinos Mitsotakis







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com