Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqiptarët e “fshehur” nëpër ekipet europiane që mund t’ju kenë shpëtuar dje

4 vjet ago
in Kryesore, Sport

Dje u luajtën ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Conference League nëpër Europë dhe përtej skuadrave shqiptare që përjetuan emocione të përziera, pati dhe lojtarë shqiptarë apo me origjinë shqiptare që ishin në fushë apo pankinë me skuadrat e tyre nga njëri skaj i kontinentit në tjetrin. Tirana Today Sport sjell një përmbledhje të shkurtër me disa nga emrat që mund t’ju kenë shpëtuar.

Astana (Kazakistan)- Aris (Greqi) 2-0

Eneo Bitri e nisi titular në zemër të mbrojtjes së Astanës takimin ndaj një kundërshtari jo dhe aq modest që vjen nga kampionati grek siç është Arisi dhe mund të thuhet se ia doli me sukses ta kalojë provën duke bërë krenar të gjithë njerëzit e afërt dhe ata që e kanë ndjekur vjet në Superligë. Eneo Bitri ka luajtur 35 ndeshje me Partizanin sezonin e kaluar dhe është gati 25 vjeç.

Në minutën e 88-të të takimit për kazakët u aktivizua dhe një shqiptar me pasaportën e Malit të Zi, 33 vjeçari Fatos Beqiraj.

Molde (Norvegji)-Servette (Zvicër) 3-0

Kastriot Imeri i vitlindjes 2000 ishte në fushë për 81 minuta në humbjen e zviceranëve në transfertën e Norvegjisë. Mbrojtësi 20 vjeçar u sakrifikua për një mesfushor në minutat e fundit por asgjë nuk ndryshoi dhe Servette duket se e mbyll në këtë raund aventurën e saj europiane.

Velez Mostar (Bosnje) –AEK (Greqi) 2-1

Mario Mitaj që mbush 18 vjeç pas 3 javësh u fut në fushë në minutën e 559-të. Në ndeshjen e fituar nga boshnjakët e Mostarit, shqiptari mund të bënte shumë pak. Rezultat surprizues por që me siguri grekët do të tentojnë të kthejnë gjërat në favor në ndeshjen e kthimit. Mbrojtësi i majtë ka luajtur 1 ndeshje me kombëtaren dhe 5 ndeshje me moshat e Shqipërisë.

Dundalk (Irlandë)-Levadia (Estoni) 2-2

Ndeshja mes dy skuadrave të veriut të Europës përfundoi në barazim. Dundalku pësoi pra dy gola me në portë një shqiptar. Ish-portieri i Tiranës në kampionatin shqiptar, Alessio Abibi ka luajtur 15 ndeshje për irlandezët dhe dje ishte gjithashtu titular. Gjithsesi skuadra e Abibit mund të justifikohet me faktin se ndeshjet në shtëpi i luan në një stadium tjetër.

Hajduk Split (Kroaci)-Tobol (Kazakistan) 2-0

Me dy gola fitoi Hajduku i Splitit ndeshjen e parë dhe do të shkojë tepër i qetë në Kazakistan. Në fushë një tjetër shqiptar, 22 vjeçari Emir Sahiti, i cili asistoi golin e parë të shënuar nga Ljubiçiç. Sahiti u zëvëndësua në minutën e 75-të. Sezonin e kaluar ai luajti 33 ndeshje me Sibenikun dhe shënoi dhe 7 gola.

Ujpest (Hungari)-Vaduz(Lihtenshtajn) 2-1

Hungarezët e fituan takimin dhe në fushë për 90 minuta për Ujpestin luajti dhe 22 vjeçari nga Kosova Lirim Kastrati. Kastrati u ndëshkua dhe me karton në fillim të pjesës së dytë. Nga ana tjetër tek ekipi i Lihtenshtajnit ka një tjetër shqiptar të Kosovës, Fuad Rahimi, por që nuk u aktivizua në këtë takim.

Shahtjor Soligorsk(Bjellorusi)-Fola (Luksemburg) 1-2

Për bjellorusët në pjesën e dytë nga minuta e 46-të u aktivizua një lojtar i kombëtares, Valon Ahmedi. Ahmedi u transferua tek bjellorusët nga Shkëndija dhe ka luajtur për ta 11 ndeshje ku ka gjetur dhe 2 herë rrjetën. Nga kampi i fituesve, në pankinë ishte dhe Denis Ahmetxhekaj, 19 vjeçar me origjinë nga Kosova duket se do të përfaqësojë Luksemburgun në rang kombëtaresh. Ai sapo ka nisur karrierën tek Fola./ Totila Kotorri-Tirana Today Sport

Tags: conference leaguefutbolllegjionarëtMitaj

TË LIDHURA

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

15:10 | 18/09/2025
Nuk i ka paguar ish-partneres mbështetjen financiare, gjykata në Brazil lëshon urdhër-arrestin për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit
Sport

Nuk i ka paguar ish-partneres mbështetjen financiare, gjykata në Brazil lëshon urdhër-arrestin për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit

13:45 | 18/09/2025
“Shqipëria do të bëjë histori”/ Zabaleta tregon sfidat dhe ambiciet me Kombëtaren kuqezi: Si lindi miqësia me Sylvinhon
Sport

“Shqipëria do të bëjë histori”/ Zabaleta tregon sfidat dhe ambiciet me Kombëtaren kuqezi: Si lindi miqësia me Sylvinhon

13:22 | 18/09/2025
Next Post

''Reforma në drejtësi''/ Ngjela: Pres të hetohen politikanë, ja cilët janë ata

Merkato/ Milani nuk ngopet me pazar tek Çelsi, do të mbulojë Calhanoglunë

Turpi i Izraelit: NSO dhe Pegasus, rrezik për demokracinë në të gjithë botën

Turpi i Izraelit: NSO dhe Pegasus, rrezik për demokracinë në të gjithë botën

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com