E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

”Reforma në drejtësi”/ Ngjela: Pres të hetohen politikanë, ja cilët janë ata

Avokati i njohur, Spartak Ngjela deklaroi se tashmë që kanë kaluar 5 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, pret që të hetohen politikanë që kanë qenë në pushtet. Deklarata e Ngjelës u bë ditën e sotme në rubrikën ”Opinion” në News24.

Sipas tij, kjo reformë do të godasë fililimisht politikanë nga rradhët e Partisë Socialiste, pasi kjo forcë politike është aktualisht në pushtet. Por, ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që hetimet të fillojnë edhe nga politikanë të Partisë Demokratike, që kanë pasur poste në qeveritë e mëparshme.

Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se varfëria e popullit shqiptar, është provë e korrupsionit të madh shtetëtor, dhe nëse nuk do të kishte korrupsion, Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës.

Spartak Ngjela: ”Unë pres të zbatohet Kushtetuta e re. Nëse e lexoni dhe ligjet, të gjithë politikanët që kanë qenë në pushtet duhet të kalojnë në kontroll penal. Kalimi në kontroll veitngu me padi penale. Mendoni se ka ndershmëri? Këta kanë ardhur me këpucë Gjirokastre dhe kanë bërë pallate. Këta pse janë të shqetësuar? Politika amerikane ka deklaruar që SPAK e drejtojmë ne. Majtas do të fillojë pastrimi anti-korrupsion, se ata janë në pushtet. Në rastise do të fillojë djathtas, ka shenja të këqija për anti-reformë sepse duket sikur mazhoranca po i bie opozitës. Është doktrinë e Napolon Bonapartit. Nëse ka prova t’u merret pasuria. E shikoni varfërinë aktuale? Është provë e korrupsionit shtetëror. Nëse s’do të ishte ky korrupsion galopant, në pak vite Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës. Është marramendëse shuma shërbimet që po na ndihmojnë. Që të konfiskohen ato duhet vendim gjyqësor, a do të fillojnë? Nuk e di.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...