Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria, vendi ku lulëzon krimi dhe kanabisi

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria, vendi ku lulëzon krimi dhe kanabisi

Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është shndërruar në një nga prodhueset më të mëdha të drogës në botë, e favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e shumëpërhapur. Nën presionin e BE-së, qeveria i ka shpallur luftë mafies së kanabisit. Por a do të ketë sukses?

Nga: Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann

Në Shqipëri, njerëzit në shumë zona janë të varfër, standardi i tyre i jetesës është jashtëzakonisht i ulët, dhe ku mungojnë gjërat më elementare. Megjithatë, në vend ka pasur ndryshime të mëdha me kalimin e viteve, me një luks të jashtëzakonshëm, të financuar nga një industri e paligjshme miliarda dollarëshe.

Artan Hoxha, Journalist | Bild: BR

“Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave:paratë që shumë emigrantë transferojnë tek familjet e tyre, dhe së dyti paratë që vijnë nga ekonomia ilegale, të cilat fitohet veçanërisht përmes trafiqeve”-thotë gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha.

Parahistoria e Shqipërisë

Shqipëria ka qenë prej kohësh si një burg për qytetarët e vet. Enver Hoxha e sundoi vendin që nga viti 1944. Dy vjet më vonë ai shpalli Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Diktatori komunist, internoi dhe vrau aktivistët e opozitës. Shërbimi i tij i sigurisë terrorizoi popullin.

Kryeministri nis ofensivën e parëBeschlagnahmtes Marihuana | Bild: BRFuqia e mafies së kanabisit është e pafundme. Por për kryeministrin shqiptar Edi Rama, kjo situatë do të merrte fund shumë shpejt. Ai nisi të qeverisë vendin në vitin 2013, kur dhe u zotua publikisht se t’i jepte fund këtij fenomeni. Në qershorin e vitit 2014, ndodhi edhe përplasja e  parë e madhe midis shtetit dhe mafies – në Lazarat, një fshat në jug të vendit.

Sikurse u shpreh vetë Rama, lordët e drogës atje u mundën. Pas 5 ditësh rrethimi, policia sekuestroi më shumë se 70 tonë marijuanë dhe shkatërroi 133.000 bimë të tjera. Pati dhjetëra arrestime. Aksioni u zhvillua pak përpara vendimit të BE-së, nëse Shqipëria duhet të merrte apo jo statusin e vendit kandidat.

Lazarati u shkretua, prodhimi i drogës vazhdon pa u pakësuar

Natyrisht që bosët e drogës nuk u kapën në atë aksion. Vetëm disa fshatarë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit, përfunduan në burg. Qyteza e Lazaratit – e quajtur si qendra e kanabisit në media – tashmë është bosh. Papunësia është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë , që gjithsesi mbetet e lartë në nivelin 14 për qind.

Si për t’i përkeqësuar gjërat, objektivi i reduktimit të ndjeshëm të trafikut të drogës nuk u përmbush dot. Prodhimi i kanabisit vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në vitet 2015- 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi sërish një plan veprimi – dhe sërish nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive, mund të ketë negociata me Shqipërinë për anëtarësimin në union. Një sipërmarrje e vështirë.

Plani-veprim me buxhet të ulët

Speedboats in use on the Adriatic | Picture: BR

Vetëm në muajt e parë të vitit 2017, rreth 20 tonë marijuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë qytetit-port të Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Po aq sa në vitin 2016 në rajonin e Puljas. Dhe kjo është meritë e një njësie prej 200 rojesh bregdetare italiane të armatosura rëndë, të cilët kërkojnë ditë-natë në det trafikantët e drogës me skafet e tyre të shpejtë.

Mbikëqyrje ajrore nga policia shqiptare

Air surveillance by Albanian police | Picture: BR

Disa muaj më parë, policia shqiptare filloi ndërkohë edhe mbikëqyrjen e territorit nga ajri- por me rezultate të dobëta. Veçanërisht në zonat e largëta malore kultivohet ende kanabis. Fushat mund të zbulohen vetëm nga ajri. Pas rizgjedhjes së suksesshme për një mandat të ri qeverisës qershorin që shkoi, kryeministri Rama dëshiron që më në fund të zhdukë biznesin ilegal të drogës. 2017-a duhet të mbahet mend si viti në historinë e Shqipërisë, ku mafia e kanabisit u shkatërrua.

Edi Rama, Prime Minister Albania | Picture: BR

“Të pastrosh institucionet e korruptuara, do të thotë t’i modernizosh ato, besoj se njerëzit sillen ndryshe në sisteme të ndryshme, dhe unë gjithmonë përdor një shembull:Asnjë shqiptar që jeton në Gjermani nuk mund ta imagjinojë që një ditë të dalë nga shtëpia, të hipë në makinë dhe udhëtojë pa vënë rripin e sigurimit – këtu, nga ana tjetër, është normale që ne të shohim gjermanët që udhëtojnë pa rrip. Prandaj është e rëndësishme të ndërtohet një sistem,ku njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre”- thotë kryeministri Rama.

Hetime serioze?

E gjitha i ngjan një ofensivë e madhe. Por jo të gjithë besojnë në seriozitetin e saj. Ata që qenë shumë të zellshëm në luftën kundër mafias së drogës, u përplasën me drejtuesit e policisë, dhe në fund madje u detyruan të largohen nga Shqipëria – sikurse është edhe rasti i oficerit të antidrogës Dritan Zagani, i cili ka qenë i papeur në luftën kundër këtij trafiku.

Tani ai është azilant në Zvicër. Kjo sugjeron që edhe oficerë të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e drogës. “Banesa ime u kontrollua, më sekuestruan materialet e punës: kamerat, kompjuterin im dhe të fëmijëve, dhe kërkuan materiale elektronike si USB, pajisje të ndryshme  ruajtjeje, gjithçka që kisha, madje edhe telefonat m‘u sekuestruan. Deri më sot, nuk më është kthyer asnjë prej tyre, dhe kur familja ime u kërcënua me jetë, gjithçka përfundoi për mua. Tre fëmijët e mi janë më të rëndësishëm se jeta, puna ime dhe gjithçka tjetër në botë”- thotë Zagani.

Tregu i kanabisit mbetet i pakontrollueshëm

Megjithatë, plani më i fundit i veprimit të qeverisë, duket se ka pasur sukseset e para. Fotot e fundit nga ajri, tregojnë një sipërfaqe ​​më të vogël të kultivuar me kanabis. Por kjo më tepër, për shkak të stoqeve të mëdha të drogës që ka ende në duar mafia. Pra, policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkën më të dobët në zinxhirin e trafikut.

Shumat më të mëdha të parave, fitohen nga mbështetësit dhe organizatorët. Dhe ata nuk janë kapur ende. Në fakt, tregu shqiptar i kanabisit është i pakontrollueshëm.

“Fakti që policia shqiptare, greke dhe ajo italiane kanë kapur mesatarisht nga 1 ton kanabis çdo ditë, nga janari e deri në mesin e muajit maj, flet për sasinë vërtetë të madhe të kultivuar me drogë vitin e kaluar, dhe kjo është veçmas sasive të mëdha të kanabisit të sekuestruara. Kjo do të thotë se sasia e kanabisit që shkon drejt Bashkimit Evropian mbetet domethënëse”- shprehet gazetari Hoxha.

Një problem politik

Kanabisi dhe Shqipëria – kjo është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, problem i kanabisit sillet rreth politikës. “Kanabisi ka lindur në Shqipëri si një problem politik, ka mbetur një problem politik dhe ka pasur mbështetje politike, është luftuar apo toleruar, në varësi të llogarive politike, dhe zhvillimi i vitit të kaluar, dëshmon edhe një herë se kanabisi lidhet fuqimisht me politikën”-  theksoi me tej Hoxha. Sipas tij nëse sasi të mëdha droge u prodhuan në Shqipëri vitin e kaluar, kjo sepse situata politike e lejoi këtë fenomen.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

TË LIDHURA

Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin
Aktualitet

Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin

17:24 | 18/06/2025
‘Farsa në kuti’ po zhbën farsën e Berishës
Aktualitet

‘Farsa në kuti’ po zhbën farsën e Berishës

16:51 | 18/06/2025
Aksident i rëndë në kryeqytet/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën në kryeqytet
Aktualitet

Aksident i rëndë në kryeqytet/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën në kryeqytet

16:39 | 18/06/2025
Next Post
Joshua rrit pretendimet, dëshiron të mbahet mend si Muhammed Ali

Joshua rrit pretendimet, dëshiron të mbahet mend si Muhammed Ali

“4 milionë të rinj amerikanë janë të pastrehë”

"4 milionë të rinj amerikanë janë të pastrehë"

FIFA fshin nga arkivat debutimin e Januzajt me Belgjikën

FIFA fshin nga arkivat debutimin e Januzajt me Belgjikën

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij
Bota

NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij

by mirseda
17:26 | 18/06/2025
0

Një vullkan i shuar është identifikuar në planetin Mars falë vrojtimeve të fundit të roverit “Perseverance”, pjesë...

Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin

Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin

17:24 | 18/06/2025
Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit ‘Boeing 787’

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit ‘Boeing 787’

17:07 | 18/06/2025
Kur dashuria bëhet kujtim: Besi mbulon tatuazhin për Xhensilën

Kur dashuria bëhet kujtim: Besi mbulon tatuazhin për Xhensilën

16:54 | 18/06/2025
‘Farsa në kuti’ po zhbën farsën e Berishës

‘Farsa në kuti’ po zhbën farsën e Berishës

16:51 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com