Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shqipëria si mollë sherri mes SHBA-ve dhe Iranit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria si mollë sherri mes SHBA-ve dhe Iranit

Shqipëria ka dëbuar ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat tjetër, duke i akuzuar ata për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe për “shkeljen e statusit të tyre diplomatik”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka dërguar letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Shqipëria.

Presidenti Trump tha se mirëpret dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi dhe se Shqipëria është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se “veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”.

“Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve të tij destabilizuese dhe e përpjekjeve për t’i heshtur disidentët anembanë botës”.

“Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”, ka shkruar Trump.

Letra vijon duke thënë se “Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, derisa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin”.

Por, Ministria e Jashtme e Iranit të enjten e quajti vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin dhe diplomatin e saj, rezultat i “skenarëve të prodhuar” nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa “grupe terroriste”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi shtoi se vetë Shqipëria është viktimë e këtyre përpjekjeve.

Ghasemi u tha gazetarëve në Iran se incidenti është vazhdimi i përpjekjeve për “shkatërrimin e marrëdhënieve të Iranit me Evropën në një periudhë të ndjeshme” dhe “Irani gjithmonë ka respektuar ligjet dhe rregulloret e brendshme të këtij vendi (Shqipërisë), që janë pjesë e parimevetë politikave të jashtme të Republikës Islamike”.

Ghasemi i kërkoi Shqipërisë që të mbrojë “pavarësinë e saj” dhe të mos lejojë që të tjerët të ndikojnë në marrëdhëniet e saj me Iranin “për arsye politike”.

Më herët, gjatë ditës së entje, përmes një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Shqipëri thuhet se SHBA e përgëzon Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.

“Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për, siç ka thënë ai, dëbimin e dy agjentëve iranianë nga Shqipëria.

“Unë përgëzoj kryeministrin Edi Rama për dëbimin e dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Kombet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen e tij destruktive”, ka deklaruar Pompeo në Twitter.

Po ashtu, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin iranian nga Shqipëria.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke u sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizëm nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë me kryeministrin Rama dhe me popullin shqiptar derisa ata i kundërvihen sjelljeve të pamatura të Iranit në Evropë dhe në të gjithë botën”, ka shkruar Bolton në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e mbështet fuqishëm kryeministrin e Shqipërisë për reagimin ndaj Iranit.

“Në mbështetje të fuqishme të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Kosova e radhit veten plotësisht me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë sa i përket politikave për Iranin. Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë sferë euroatlantike e lirë nga aktivitetet malinje jodemokratike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar dëbimin e diplomatëve iranianë nga Shqipëria të drejtë, por të vonuar.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar duke thënë se lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar “kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit”.

“Çdo bashkjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit”, tha Basha.

Mediat vendore në Shqipëri kanë raportuar se iranianët e dëbuar dyshohen për veprimtari të paligjshme që lidhen me ndeshjen e futbollit të kualifikimit të Kupës Botërore midis Shqipërisë dhe Izraelit dy vjet më parë. Rreth 20 persona janë arrestuar në Shqipëri dhe Kosovë pas kësaj ndeshjeje për planifikimin e një sulmi të dyshuar terrorist.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Teheranin janë tensionuar pasi që rreth 2,000 anëtarë të grupit opozitar iranian në ekzil, Organizata e Popullit të Muxhahidëve të Iranit (PMOI) arriti në Shqipëri në vitin 2013.

Shqipëria mori anëtarët e grupit, të njohur edhe si Mujahedeen-e-Khalq (MEK), me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara pasi u detyruan të largoheshin nga Iraku, transmeton rel.

Shumica e anëtarëve të PMOI-së janë vendosur në një kamp të madh pranë fshatit Manza në rrethin e Durrësit.

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
FIFA i bën jehonë me një pyetje suksesit të Kosovës: Sa ka pa u mposhtur?

Kosova surpriza e madhe e vitit 2018, Shqipëria e mbyll në vendin e 60

U kapën me kokainë e heroinë, në pranga shqiptari dhe 8 grekë

U kapën me kokainë e heroinë, në pranga shqiptari dhe 8 grekë

Kosova fillon fushatën për legalizimin e armëve

Kosova fillon fushatën për legalizimin e armëve







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com