Shqipëria ka vendosur të shpallë persona të pa dëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Iranit në Tiranë.
Sipas Ministrisë së Jashtme, ata dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Në njoftimin e ministrisë nuk jepen sqarime të tjera, por gazetari izraelit Amichai Stein hedh dritë mbi ngjarjen.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Stein shkruan se dy personat e shpallur të pa dëshiruar janë të përfshirë në planifikimin e akteve terroriste kundër kombëtares izraelite të futbollit në vitin 2016 kur luajti më kombëtaren e Shqiptarisë në “Elbasan Arena”.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.