Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria rifiton detin: Vija detare në Himarë do të jetë 12 milje. Rifitohen 200 km katrorë?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shqipëria rifiton detin: Vija detare në Himarë do të jetë 12 milje. Rifitohen 200 km katrorë?

Shqipëria dhe Greqia me gjasë janë pranë një marrëveshjeje të madhe historike për përkufizimin e shelfit kontinental, që do të rishikonte cilësisht marrëveshjen e vjetër, ashtu si dhe për një qasje të re në lidhje me problemet historike të së shkuarës. Burime të mirinformuara politike dhe mediatike nga hoteli ku po zhvillohen negociatat, që pritet të zgjasin dhe ditën e diel, bëjnë me dije ekskluzivisht për Konica.al se marrëveshja e vjetër, e ashtuquajtur Marrëveshje e detit, hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, është prekur në pikën kryesore të saj. Më konkretisht, shkëmbi Barketa nuk do të konsiderohet si më parë, si kufi bregdetar i Greqisë, por si pikëkalim i vijës mesore që ndan brigjet e të dyja vendeve, pra do të humbë rëndësinë që kishte në marrëveshjen e mëparshme, duke i dhënë territor detar vendit fqinj. Pra, ndonëse, saktësojnë burimet për Konica.al, parimi i vijës mesore do të zbatohet për pjesën më të madhe të kufirit, në pjesën tjetër do të përdoret parimi i zgjidhjes së drejtë apo equitable solution, i cili konsideron si të rëndësishëm vetëm ishujt e banuar, në funksion të përkufizimit të kufijve detarë, përkatësisht shelfit kontinental. Me ndarjen e re, bregdeti i Himarës do të ketë 12 milje detare si det territorial të Shqipërisë, ndërsa ishulli Othonoi 6 milje, saktësojnë burimet për Konica.al. Nëpërmjet zbatimit të kombinuar të këtyre parimeve (parimit të vijës së mesme dhe atij të equitable solution), Shqipërisë i rikthehen mbi 200 kilometra katrorë të humbur me marrëveshjen e vjetër. Pra Shqipëria fiton, por fiton dhe Greqia: ajo zgjidh një problem të madh me fqinjin e saj të rëndësishëm verior, dhe përfiton si precedent në delimitimin e kufijve të saj detarë me Egjiptin, Libinë dhe Qipron. Mes dy vendeve çlirohen energji të mëdha diplomatike, por jo vetëm që do të përdoren diku tjetër.

Sipas burimeve ekskluzivisht për Konica.al, në mesnatë priten të bëhen të ditura përfundimet për të cilat janë marrë vesh  palët në lidhje me detin. Ky akord i përgjithshëm pritet të shndërrohet ose në marrëveshje të re, ose në një aneks të së vjetrës, duke iu nënshtruar miratimit të  institucioneve respektive, parlamenteve, dhe Presidencave të dy shteteve.

Nga burimet merret vesh që çështja e Ligjit të Luftës pritet të trajtohet brenda një Traktati të Miqësisë të ri mes dy vendeve, për të cilën nuk ka detaje. Mbetet të shikohet se si do të zgjidhet ndoshta çështja më e madhe në marrëdhëniet mes dy palëve.

Besohet se në lidhje me çështjen çame, si hap i parë relaksues do të jetë lejimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame në trojet e tyre.

Mediat larg punimeve të delegacioneve

Burime të mirinformuara nga Kreta bëjnë të ditur për Konica.al se në hotelin ku zhvillohen punimet e kësaj konference dypalëshe nuk janë lejuar mediat greke, diçka që tregon kujdesin e palës pritëse të mos helmojë atmosferën edhe ashtu të helmuar të opinionit publik grek. Nuk dihet se si Top Channel ka arritur të depërtojë brenda hotelit.

Pala greke pajtim me të gjithë: në dhjetor pritet Presidenti turk

Praktikisht diplomacia greke është hedhur në një ofensivë diplomatike në gjithë rajonin. Pritet që brenda këtij muaji të përmbyllen negociatat me Maqedoninë për çështjen e emrit. Në dhjetor pritet një vizitë e Presidentit turk, shenjë që Greqia kërkon të përqendrohet në problemet e veta, duke u rikthyer në rajon me një rol të ri, konstruktiv, jashtë problemeve historike. Ky rol do t’i mundësojë depërtim më të lehtë kompanive greke në rajon, në kërkim të hapësirave të reja për investime, ndërsa në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë me rritjen kontrollit shtetëror, taksave, etj.

Meritat i shkojnë shoqërisë civile shqiptare

Në pritje të konfirmimit zyrtar të të dhënave të mësipërme, mund të thuhet qysh tani se meritat për këtë fitore të madhe historike të Shqipërisë i takojnë një pjese të shoqërisë civile, ku shquhet profesor Myslim Pashaj, i cili e rriti ndjeshmërinë për marrëveshjen e padrejtë mes dy vendeve, me ndihmën e një pjese të mediave. Partia Demokratike, Berisha përfshirë, bën mirë të heqë dorë nga mbrojtja e marrëveshjes. Ky relaksim në përgjithësi zhvleftëson forcën e partive si PBDNJ-ja në jetën politike të vendit, sepse të mëdhenjtë kanë mundur të merren vesh me njëri-tjetrin pa ndihmën e tyre. Vlen për të theksuar se kjo qeveri pritej të ishte më e gatshme për një marrëveshje të madhe: jo thjesht për shkak të vështirësive të Greqisë sot, por dhe për shkak të prejardhjes politike të drejtuesve të saj. Kryeministri Cipras, i rritur mes shqiptarësh, ka qenë një lexues i hershëm i Marksit dhe është ushqyer me tregimet më të mira për miqësinë me shqiptarët gjatë Luftës Civile Greke të viteve ’40. Është për t’u përmendur se Cipras kurrë nuk ka folur për çështjen çame, apo kundër Shqipërisë, në një mënyrë ose tjetrën, në publik.

Atmosfera mes delegacioneve

Burime të mirinformuara i bënë me dije korrespondentit të Konica.al se atmosfera mes delegacioneve është e relaksuar. Ministrat kanë ngrënë drekë të shkëputur nga pjesa tjetër e delegacionit dhe me gjasë pritet një vizitë kolektive në një nga atraksionet e ishullit. Në darkë pritet t’i jepet dora e fundit marrëveshjes për detin.

Për t’u përmendur, në delegacionin shqiptar bën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Londër, ish-sekretari i përgjithshëm dhe nuk bëjnë pjesë figura si Ferid Hoxha, i cili ka qenë në delegacionin që negocioi marrëveshjen e vjetër të detit./ Konica.al

Tags: 12 milje200 kmDetiHimarekatrorerifiton

TË LIDHURA

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore
Aktualitet

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Next Post
Detajet/ Arrestimi i gjyqtarit, kush është ndërmjetësi mes Gentian Dodës dhe Mirit

Hetimet/ Arrestimi i gjyqtarit Miri, zbardhen rolet e dy sekserëve

Luftë fjalësh/ E quajti “plakush”, Donald Trump ironizon Kim Jong-un

Luftë fjalësh/ E quajti “plakush”, Donald Trump ironizon Kim Jong-un

Çështja Tahiri/ Zyrtari gjerman: Të mos abuzohet me imunitetin!

Çështja Tahiri/ Zyrtari gjerman: Të mos abuzohet me imunitetin!

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi
Bota

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

by mirseda
18:11 | 30/07/2025
0

Prej datës 12 tetor, do të nisë zbatimi i sistemit të ri digjital i kufijve të Evropës...

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025
Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Shokuese! Ligji i ri ndalon ‘YouTube’ për fëmijët, Google kërcënon me gjyq

Shokuese! Ligji i ri ndalon ‘YouTube’ për fëmijët, Google kërcënon me gjyq

17:40 | 30/07/2025
Reagojnë aktorët e larguar nga Teatri “Migjeni”: Ikja e padrejtë dhe vendim politik, nuk bëhet për mungesë cilësie

Reagojnë aktorët e larguar nga Teatri “Migjeni”: Ikja e padrejtë dhe vendim politik, nuk bëhet për mungesë cilësie

17:37 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com