Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria nuk zhgënjen! Fitore ndaj Andorrës dhe përgatitje për sfidën me Serbinë

7 muaj ago
in Aktualitet, Sport
Shqipëria nuk zhgënjen! Fitore ndaj Andorrës dhe përgatitje për sfidën me Serbinë

Shqipëria ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke triumfuar 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Pas disfatës me anglinë, kuqezinjtë e Sylvinhos arritën pikërisht atë që donin kundër ekipit më të dobët në letër, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, të cilën e arritën pa probleme.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 9’ me Manajn, i cili pas një krosimi të asllanit, goditi me kokë dhe solli festën në stadium.

Pas 11 minutash ishte po Manaj, i cili pas një super veprimi të Brojës brenda zonës dhe asistit të tij, dyfishoi shifrat, gol që solli dhe qetësinë në kampin kuqezi.

Pjesa e dytë u kontrollua më mirë nga ana e të besuarve të Sylvinhos, me brazilianin që vendosi të mos rrezikonte dhe lojtarë si Gjimshiti, Broja e Laçi duke i zëvendësuar.

Në fund kishte festë dhe për Uzunin, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes, i cili u konfirmua dhe nga VAR.

Miqtë nga ana tjetër nuk kishin asnjë rast të rrezikshëm, me Strakoshën që shumë rrallë herë preku topin gjatë këtij takimi.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke parakaluar Letoninë dhe pas Anglisë kryesuese.

Tashmë Shqëipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorrët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.

REZULTATI:

SHQIPËRI 3-0 ANDORRA

Manaj 9′, 20′, Uzuni 90+2′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Shqipërisë!

90+2′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-0/ Uzuni shënon dhe konfirmohet nga VAR.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85′ Uzuni hedh një krosim drejt zonës, që ndalet nga mbrojtja. Më pas Pajaziti provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

80′ Fernandez shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Uzuni pengohet në zonë dhe pretendon një penallti, por gjyqtari vijon lojën.

76′ Zëvendësim te Andorra. Largohet Borra dhe në vendin e tij futet Llovera.

75′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Laçi dhe Broja, në vendet e tyre futen Pajaziti dhe Uzuni.

67′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Gjimshiti dhe në vendin e tij futet Kumbulla.

61′ Tre zëvendësime te Andorra. Largohen Rosas, Rebes dhe Rubio, në vendet e tyre futen Fernandez, Da Silva dhe Rodrigo.

49′ Laçi lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, tentativa e të cilit u ndal në duart e portierit Alvarez.

47′ Manaj futet në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që përfundoi jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!

41′ Asllani godet nga distanca, por topi shkon sërish lart kuadratit.

25′ Manaj provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Alvarez.

20′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Broja lëviz në mënyrë fantastike në zonë dhe më pas pason për Manajn, i cili nuk gaboi përpara portës. (VIDEO)

9′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Rey Manaj godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë. (VIDEO)

6′ Asllani provon me një goditje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

2′ Babot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!

TË LIDHURA

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

17:06 | 30/10/2025
Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër
Aktualitet

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

17:03 | 30/10/2025
Next Post
“PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje”, Braimllari: Më dhanë një mundësi, tani duhet të jap kontributin tim

“PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje”, Braimllari: Më dhanë një mundësi, tani duhet të jap kontributin tim

Realizoi dopietë, Sivasspor për Manaj: Ishte arkitekt i fitores së Shqipërisë

Realizoi dopietë, Sivasspor për Manaj: Ishte arkitekt i fitores së Shqipërisë

Ish- prokurori Beci shpjegon sa vite burg mund të dënohet Veliaj: Veprat penale janë shumë të rënda

Ish- prokurori Beci shpjegon sa vite burg mund të dënohet Veliaj: Veprat penale janë shumë të rënda







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike
Bota

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

by mirseda
18:13 | 30/10/2025
0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka bërë thirrje SHBA-së për më shumë kohë për të adresuar çështjet...

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

17:58 | 30/10/2025
Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

17:40 | 30/10/2025
Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

17:06 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com