Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria nuk qeveriset, gënjehet nëpërmjet propagandës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shqipëria nuk qeveriset, gënjehet nëpërmjet propagandës

Nga Kastriot Dervishi

Taulant Muka në një nga postimet e fundit, na përforcoi faktin se vendi është prej kohësh pa qeverisje. Muka në cilësinë e dëshmitarit këtë herë, na rrëfeu një anë të padukshme të qeverisë, organizimin e propagandës dhe kërkimin e llogarisë për rendimentin e saj në rrjetet sociale. Qeveria punonte me grafik se cili institucion ishte më mirë me propagandë, ose siç thuhej dikur me agjitpropin. Kjo ishte e rëndësishme. Të tjerat nuk vlejnë.

Edhe ky mesazh, te publiku ynë kaloi pa shumë përshtypje. Sepse nuk shihen gjërat e mira, as krahasohemi me të huajt. Merrni shihni vendet e tjera, atje ku koha është e çmuar për punë. Askund nuk do shihni kryeministra apo ministra të humbin kohën me orë të tëra për gjëra të pavlera, estrada apo batuta. Kryebashkiakët e vendeve ballkanike, lëre pastaj ata të perëndimit, nuk do t’i shihni kurrë duke përuruar lavamanë çerdhesh, kopshtesh, etj.

Këshilli i Ministrave sipas kushtetutës është përcaktuesi i drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore. Me sa duket, politikë shtetërore është mosqeverisja nëpërmjet propagandës. Imagjino të flasësh për konsolidim institucionesh, për arkiva (çdo institucion i ka copë-copë), për njerëz inteligjentë, etj, kur injoranca mbulohet nëpërmjet propagandës.

Shfaqja e një realiteti krejt tjetër nga ai që ekziston është synimi kryesor i qeverisë. Kjo është më se e qartë dhe e kuptueshme. Në kushtet e një mosqeverisje të plotë, nga mëngjesi e deri në darkë flitet për arritje të mëdha, në një kohë që vendi braktiset përditë. Nuk mund të jesh aktor dhe shtetar njëherësh. Këta tanët kanë zgjedhur të jenë aktorë. Ministrat kanë kaluar orët e punës së aktorëve të telenovelave. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit filmon vetveten dhe zë vend të posaçëm me lajme komunale të parëndësishme. Të gjithëve u mungon ana administrative, ajo që quhet puna e zyrës, tërësisht. Udhëhiqen nga formaliteti. Nëse doni të dini cili është zyrtari më i paaftë e më i dobët, mjafton të shihni sa orë në ditë ka braktisur detyrën dhe është në media. Sa më shumë të jesh i pranishëm në media, aq më pak je në punë.

Administrata e sotme gjendet përpara një kolapsi tjetër që ka të bëjë me formalitetin në punë dhe mosshkëputjen nga normat komuniste të vlerësimit. Ende vijojnë praktika enveriste me plane 3-mujore, 6-mujore, 9-mujore, analiza vjetore, etj. Të gjitha janë forma që përdorin injorantët për t’u dukur sikur dinë të punojnë. Ndryshojnë shifrat e qëndrojnë brenda tabelave të injorancës. Çdo normë enveriste e punës duhet neveritur e flakur sepse vetëm e dëmshme është. Shqipëria duhet të ketë model administratën perëndimore, në radhë të parë atë gjermane, amerikane, etj.

Tags: gënjehetnëpërmjetpropagandësqeverisetshqiperia

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Gjoba të majme dhe burg/ Fati i zi ndoqi kapon nga Hasi dhe ushtarët e tij (Emrat)

Gjoba të majme dhe burg/ Fati i zi ndoqi kapon nga Hasi dhe ushtarët e tij (Emrat)

Gjymtoi gishtat në protestë, ja jeta e Inës pa uniformën e policisë (Foto)

Gjymtoi gishtat në protestë, ja jeta e Inës pa uniformën e policisë (Foto)

Dikur kryemashtruese në Itali, gjejnë parajsën në Shqipëri

Dikur kryemashtruese në Itali, gjejnë parajsën në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

by mirseda
22:04 | 04/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid, për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid – Villareal....

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025
Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve

21:29 | 04/10/2025
U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

21:28 | 04/10/2025
IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

20:34 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com