Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëria, nga kanabisi te korrupsioni

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria, nga kanabisi te korrupsioni

Shqipëria, një nga vendet e vogla të Evropës Juglindore, ka një reputacion negativ lidhur me korrupsionin dhe njihet gjerësisht si vend trafikues i drogës. Sipas Raportit të DASH, për 2017-tën, Shqipëria është  burimi kryesor i kanabisit, si dhe vend tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për tregjet evropiane.

Duke komentuar raportin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se “Shqipëria po dëshmon se  ka bërë shumë në luftën kundër kanabisit” dhe ende mbetet shumë për t’u bërë.

Fqinji i Shqipërisë, Italia, është në ankth. Sipas prokurorit, Franco Roberti, rritja e trafikimit të drogës, kohët e fundit, nga Shqipëria drejt Italisë është bërë “shumë shqetësuese”. Më 27 mars, ai tha: “Ne kemi qenë kohët e fundit në Shqipëri me kolegët nga Bari dhe Catanzaro dhe shpresojmë që të nënshkruajmë një marrëveshje me qeverinë shqiptare”.

Lidhja midis kanabisit dhe korrupsionit ka çuar vendin në një krizë politike. Në janar, Rama shkarkoi ministrin e tij të Drejtësisë, Ylli Manjani, duke thënë se dëshironte të bashkëpunonte më mirë me Parlamentin për të çuar përpara reformën në drejtësi. Por, Manjani mendonte ndryshe. Ai akuzoi Ramën, duke e cilësuar hakmarrje shkarkimin e tij, pasi foli rreth rritjes së kanabisit dhe korrupsionit, edhe pse partia e tij nuk e kundërshtoi shkarkimin.

Shkarkimi i Manjanit u interpretua si një shenjë e rritjes së përplasjes mes socialistëve të Ramës dhe partnerëve të tyre të koalicionit, kur Manjani kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për të ndalur kultivuesit e kanabisit.

Ndërkaq Balili është i arratisuri që dyshohet se ka lidhje të rëndësishme me një organizatë të madhe të drogës. “Kur kam kërkuar arrestimin e tij, policët hëngrën dhe pinë në Santa Quaranta”, tha Manjani, duke iu referuar hotelit që drejtohet nga familja Balili.

CNN e ka cilësuar Balilin si Escobarin e Ballkanit – për rolin e tij të dyshuar si kreu i një rrjeti të trafikimit të heroinës. Policia shqiptare, thuhet se refuzoi të ekzekutojë urdhrin kundër Balilit, të lëshuar nga Greqia, duke e lënë atë të lirë.

Ndërkohë, situata e drogës në Shqipëri ka marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare. Për shembull, BBC World Service bëri me dije se të ardhurat vjetore të drogës së prodhuar në Shqipëri janë vlerësuar në 5 miliardë euro. Rai 1, Deutsche Welle, Corriere della Sera, CNN Greqia, Frontex, La Republica dhe Huffington Post kanë raportuar, gjithashtu, për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Këto të fundit pohojnë se janë gjeneruar miliarda euro nga trafikimi që mund të financojnë zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Më keq akoma, eksponentë të grupeve të krimit të organizuar kanë lidhje të forta me qeverinë duke marrë garanci se aktivitetet e tyre nuk do të preken – në këmbim të financimit të fushatës zgjedhore”.

Përshtatur nga redaksia e Tirana Today nga New Europe

Shkrimin në origjinal mund ta lexoni këtu: https://www.neweurope.eu/article/cannabis-corruption-albania/

 

TË LIDHURA

IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
Aktualitet

IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje

17:23 | 09/04/2026
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut
Aktualitet

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

17:15 | 09/04/2026
Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave
Aktualitet

Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave

16:59 | 09/04/2026
Next Post
Zgjedhjet në Kavajë, Rama: Thirrja e PD-së për të dhunuar popullin është e tepruar

Zgjedhjet në Kavajë, Rama: Thirrja e PD-së për të dhunuar popullin është e tepruar

Çfarë është liria për një shkrimtar? Përgjigjet nobelistja, Nadin Gordimer

Çfarë është liria për një shkrimtar? Përgjigjet nobelistja, Nadin Gordimer

Bashkia e Shkodrës ndot plazhin, gjobitet nga ISHMP

Bashkia e Shkodrës ndot plazhin, gjobitet nga ISHMP







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
Aktualitet

IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje

by mirseda
17:23 | 09/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte aksionin për shembjen e një objekti...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

17:15 | 09/04/2026
Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave

Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave

16:59 | 09/04/2026
Prekëse/ “Jeton përgjithmonë me ne”, shokët kujtojnë 17-vjeçarin që u nda nga jeta në shkollë

Prekëse/ “Jeton përgjithmonë me ne”, shokët kujtojnë 17-vjeçarin që u nda nga jeta në shkollë

16:36 | 09/04/2026
Hormuzi në krizë/ Meloni: Kufizimi i lëvizjes rrezikon pasoja të paparashikueshme globale

Hormuzi në krizë/ Meloni: Kufizimi i lëvizjes rrezikon pasoja të paparashikueshme globale

16:21 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com