Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, KLSH: Qeveria po manipulon shifrat

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, KLSH: Qeveria po manipulon shifrat

Qeveria duket se po fsheh sërish shifrat e borxhit publik. Të dhënat e raporti të KLSH-së të vitit 2017, detyrimet e papaguara ndaj farmacistëve, mosrimbursimi i TVSH për eksportuesit si dhe projektet e famshme të PPP, ngrenë dyshime të forta se borxhi publik është jashtë shifrave që raporton qeveria. Sapo mori çelësat e arkës së shtetit në 2013 kryeministri Edi Rama deklaroi me të madhe gropën buxhetore prej 720 mld euro të trashëguar nga qeveria e mëparshme.

Sipas Ramës, ky borxh financiar lidhej me detyrimet e prapambetura nga qeveria paraardhëse. Rama do ta kujtonte këtë shifër edhe disa vite më vonë duke deklaruar se qeveria e tij kishte shmangur një katastrofë financiare.

“Në tetorin e 2013 kemi shmangur rënien nga humnera e një katastrofe financiare. Gjetëm një borxh i cili deri në atë moment ishte mbajtur i fshehur, 720 milionë euro në formën e detyrimeve të prapambetura” (Citim Rama 12.11.2016)

Edhe në relacionin e buxhetit të vitit 2019 të ministrisë së Financave theksohet se qeveria arriti të shlyente të gjitha detyrimet e prapambetura të raportuara për dy vjecarin 2014-2015.

“Një nga çështjet problematike në sistemin tonë buxhetor, u vërtetua se ishte akumulimi i detyrimeve të prapambetura të krijuara përpara vitit 2014. Qeveria jo vetëm e adresoi me prioritet çështjen e shlyerjes së tyre, por u arrit që brenda dy viteve (2014-2015) të shlyen të gjitha detyrimet e prapambetura të raportuara, në vlerën 67 miliardë lekë.” (Citim relacioni buxhetit 2019)

Sipas statistikave të qeverisë, borxhi publik në 2015 rezultonte në 73% të PBB. Një vit më pas qeveria deklaroi se ai u ul me 72.3% të PBB dhe në 2017 për herë të parë që nga 2013 borxhi u ul nën 70% të PBB duke arritur në 69.9% të PBB.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me borxhin publik në Shqipëri? Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e vitit 2017 konstatoi se shifrat e deklaruara nga qeveria nuk përputhen me realitetin e financave të vendit. Madje KLSH në raportin e saj thekson fort se borxhi publik po manipulohet dhe është më i lartë se ai që deklaron qeveria. Kështu sipas KLSH, janë të paktën 19 mld lekë detyrime të papaguara që i shtohen borxhit publik.

“Vlera prej 19 miliard lekësh përbën shtesë të borxhit të shtetit ndaj të tretëve, për shlyerjen e të cilit, megjithëse është konstatuar detyrimi, nuk është marrë borxh. Nëse për financimin e këtyre pagesave do të ishte marrë borxh, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliard lekë do të ishte në rreth 1,104 miliard lekë, i cili në raport me PBB-në do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsideratë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH-së në vlerë 11 miliardë lekë, borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB. (Citim raporti i KLSH)

Por nuk janë vetëm këto detyrime që fshihen në tabelën e borxhit të qeverisë Rama. Nëse shifrave të Kontrollit të Lartë të Shtetit do ti shtojmë edhe 1 mld dollarë të partneritetit publik privat të projektit të shpallur në vitin 2017 që qeveria nuk I ka parashikuar si borxh atëherë borxhi publik kapërcen 80% të PBB, duke na renditur si vendi me borxhin më të lartë në rajon. Qeveria propagandon që 1 miliard dollarët në PPP nuk përfshihen si borxh por në të vërtet ato janë detyrime që do të shlyhen me taksat dhe kursimet e qytetarëve.

Krahas borxhit të fshehur qeveria Rama rezulton të ketë qenë edhe e paaftë të ri-investojë edhe paratë e marra hua. Në 5 vite të dhënat e certifikuara nga qeveria janë marrë hua 202 mld lekë, ndërkohë që ekonomia u rrit me 205 mld lekë, pra me vetëm 3 mld. Kjo shifër 3 mld lekë tregon se ose ekonomia nuk ka pasur aktivitet privat dhe vendi ka qenë në një krizë të thellë ose paratë që merr borxh qeveria janë investuar në projekte jo produktive të cilat nuk arrijnë të shlyejnë as veten e jo më të nxisin zhvillimin e ekonomisë. Një gjë është e sigurt nga 720 mln euro borxh që thërriste kryeministri Rama në 2013 qeveria e tij ka shlyer 480 mln euro ose vetëm pak më shumë se gjysmën e detyrimeve të prapambetura./BalkanWeb

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Duke ecur në hapat e babait, vajza e Van Damme: Një ditë dua të vizitoj Shqipërinë

Duke ecur në hapat e babait, vajza e Van Damme: Një ditë dua të vizitoj Shqipërinë

“Putinizmi apo Erdoganizmi në rritje i Ramës”, Lubonja: Ja si rrëzohet qeveria

“Putinizmi apo Erdoganizmi në rritje i Ramës”, Lubonja: Ja si rrëzohet qeveria

“Shqipërisë nuk i hapen negociatat”, Paloka thirrje shqiptarëve: Të mos e lejojmë të tallet

“Shqipërisë nuk i hapen negociatat”, Paloka thirrje shqiptarëve: Të mos e lejojmë të tallet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com