Shqipëria ka dalë në mbështetje të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulmin e ndërmarrë në Siri.
Në një njoftim për mediat, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, theksoi se “Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e Administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it”.