Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shqipëria kapërcen Serbinë, i shet më shumë mallra Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria kapërcen Serbinë, i shet më shumë mallra Kosovës

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme të Kosovës tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.2% në muajin nëntor 2018, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2017.

Përkthyer në shifra, sivjet deficiti është 240,2 milionë euro e vjet ishte 230,5 milionë.

Në muajin nëntor nga Kosova dolën mallra në vlerë mbi 34 milionë euro, e erdhën mallra në vlerë rreth 275 milionë euro.

“Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2018 kishte vlerën 34,7 milionë euro, ndërsa importi 274,9 milionë Euro, ku është një rritje prej 15.4% për eksport dhe një rritje prej 5.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 36.4 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 13.5 për qind produktet minerale, 12.8 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.4 për qind prodhimet bimore, 3.8 për qind artikujt e ndryshëm të prodhuar, 3.2 për qind tekstili dhe artikujt prej tij etj.

Mallrat që erdhën më shumë në Kosovë ishin produkte minerale, makineri e pajisje mekanike.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.9% e përbëjnë prodhimet minerale, 12.2% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.8% mjetet e transportit, 6.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 6.4% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, 6.0% prodhimet e industrisë kimike etj.”, bën të ditur komunikata.

Në muajin nëntor Kosova eksportoi mbi 10 milionë euro mallra drejt vendeve të Bashkimit Europian, me partner kryesor Gjermaninë.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10,4 milionë euro, ose rreth 30.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.5%), Holanda (4.2%), Sllovenia (3.6%), dhe Italia (3.0%).”, tregon komunikata.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 126 milionë euro, ose 45.8 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.8 për qind.

Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania 11.0 për qind, Italia 5.1, Greqia 4.1, Franca 3.7, Sllovenia 3.5 për qind etj.

“Në muajin nëntor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15,3 milionë euro, ose 44.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 1.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.6%), Maqedonia (10.5%), Serbia (8.3%), dhe Mali i Zi (6.9%)”, tregojnë statistikat e ASK-së.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin nëntor 2018 arritën në 55,8 milionë euro, ose 20.3 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 23.6 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria 7.4 për qind, Serbia 5.6, Maqedonia 5.5 dhe Bosnja e Hercegovina me 1.1 për qind.

Mbi 8 milionë euro mallra u eksportuan në vendet tjera të botës. Partneri kryesor për eksport është India.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,8 milionë euro, ose 25.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden India (14.3%) dhe Zvicra (7.8%)“, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 93 milionë euro, ose 33.9 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia 11.2 për qind dhe Kina 10.3 për qind. /kallxo.com

TË LIDHURA

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit
Bota

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona
Bota

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

20:31 | 21/01/2026
Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin
Bota

Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin

18:58 | 21/01/2026
Next Post
Çmimet e “kripura”, qytetarët të kursyer për festat

Çmimet e “kripura”, qytetarët të kursyer për festat

Allegri: Ndeshjen ndaj Atalantas do e shoh nga banka me Ronaldon

Allegri: Ndeshjen ndaj Atalantas do e shoh nga banka me Ronaldon

Merr fund vuajtja, gjashtë motrat jetime nga Kukësi bëhen me shtëpi (foto-video)

Merr fund vuajtja, gjashtë motrat jetime nga Kukësi bëhen me shtëpi (foto-video)







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com