Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria ‘dëbon’ të ftohtin rus, pret pranverën Perëndimore

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Llalla kryeprokuror, garancia e paktit Berisha-Meta!

Nga Skënder Minxhozi/ Shqipëria vendosi të hënën dëbimin e dy diplomatëve rusë, me një lëvizje surprizë, e cila krijoi habi dhe ngritje supesh në ambientin shqiptar. Megjithatë gjithçka u bë më e qartë, kur u mësua se një numër vendesh anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Republikën Çeke, Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Lituaninë, Letoninë dhe Holandën, kishin ndërmarrë të njëjtin gjest ndaj diplomatëve rusë. Këto lëvizje vijnë si pjesë e një veprimi ndërkombëtar që përfshin edhe SHBA e Kanadanë, pas helmimit me lëndë helmuese luftarake, të ish-agjentit rus Skripal dhe vajzës së tij në Britani pak javë më parë.

Vendimi shqiptar për të larguar si “persona non grata” sekretarin e parë të ambasadës ruse dhe atasheun ushtarak, shihet si një gjest konkret i Shqipërisë për t’ju bashkuar dënimit ndërkombëtar ndaj helmimit të Skripal. Edhe përzgjedhja e dy diplomatëve në fjalë duket jo rastësore, nga momenti që bëhet fjalë për dy poste diplomatike që shpesh kanë të bëjnë me sferën e shërbimeve.

Shpallja non grata e diplomatëve rusë pritet të sjellë natyrshëm të njëjtin reagim nga pala ruse, e cila i ka tashmë të gatshme listat e diplomatëve britanikë dhe amerikanë që do të përzërë nga Moska apo konsullata të tjera të huaja në tokën ruse. Helmimi i Skripal erdhi në një fazë delikate të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, teksa në SHBA vijon i fortë debati për rolin rus në zgjedhjet e fundit presidenciale, kurse në vendet e tjera të Evropës Perëndimore po diskutohet çështja e sanksioneve që lidhen me aneksimin e Krimesë, por edhe situatën e të drejtave të njeriut e zgjedhjet e lira. Pak ditë më parë presidenti Putin u rikonfirmua në zgjedhje me rreth 76% të votave, një shifër kjo bën të rrudhen shumë buzë në Perëndim.

Roli i Shqipërisë në këtë ashpërsim global të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit është thjesht simbolik. Qëndrimi rus ndaj vendit tonë ka qenë tradicionalisht i influencuar nga miqësia tradicionale ruso-serbe, e kjo ka bërë që pala ruse të shprehet më shumë se një herë me tone të ashpra ndaj Tiranës zyrtare, përfshirë qeverinë aktuale dhe kryeministrin Rama, siç ndodhi pas zhvillimeve në Maqedoni.

Megjithatë bie në sy fakti se kur bëhet fjalë për dëbimin e diplomatëve, Shqipëria ia ka kaluar edhe disa prej vendeve baltike, historikisht në konflikt me Rusinë fqinje. Kur merr parasysh numrin e vogël të diplomatëve që ne kemi në një vend si Rusia, përzënia e dy diplomatëve rusë, e pasuar nga një gjest simetrik i ministrisë së jashtme ruse, do ta linte praktikisht bosh ambasadën tonë në Moskë. Megjithatë kjo është kostoja reale e të bërit pjesë në një organistë si NATO apo edhe si një vend në orbitën e BE.

Duke ju bashkuar një reagimi të caktuar ndaj Rusisë, nuk kemi humbur një aleat. Thjesht kemi ngritur zërin tonë të vogël ndaj një shteti që sa herë ka qenë për të ngritur dorën në tryezat ndërkombëtare, ka votuar kundër shqiptarëve. Është ftohtë, por është kohë e kthjellët. Ky është përcaktimi që i shkon për shtat asaj që sapo ka ndodhur mes nesh dhe palës ruse. /Tema/

Tags: dëbonperendimorepranverënpretrusshqiperiatë ftohtin

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Merr flakë magazina ku punonte shqiptari, digjet babai i 3 fëmijëve

Merr flakë magazina ku punonte shqiptari, digjet babai i 3 fëmijëve

Norvegjia ka një shans të artë, por Strakosha është i pakalueshëm (Video)

Norvegjia ka një shans të artë, por Strakosha është i pakalueshëm (Video)

Koçijançiç: Kosova po humb kohë, të formohen pa vonesa institucionet e reja

Arrestimi i Gjuriç/BE paralajmëron: Kujdes mos ju rrëshqet situata

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Ministri Hegseth për Iranin: Doni të dini për Fordow? Merrni lopatën dhe gërmoni!
Bota

Ministri Hegseth për Iranin: Doni të dini për Fordow? Merrni lopatën dhe gërmoni!

by mirseda
20:49 | 25/06/2025
0

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, këmbënguli në qëndrimin se programi bërthamor i Iranit tani është...

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

20:46 | 25/06/2025
Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

20:41 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com