Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Shqipëria buzëqesh” apo modus vivendi modus vivendi me armikun e padukshëm?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
“Shqipëria buzëqesh” apo modus vivendi modus vivendi me armikun e padukshëm?

Arban Domi (Virolog dhe specialist në zhvillimin e vaksinave), marrë nga Panorama.al

Që prej më tepër se një viti, vëmendja e publikut dhe medias është përqendruar në menaxhimin e situatës pandemike nga faktorët vendimmarrës në vend. Me një frekuencë të përditshme dhe doza tepër të larta, publikut i “injektohen” deklarata për shtyp, debate në studio televizive dhe së fundi referenca e autoreferenca fushatash elektorale si nga sfonde të manikyruara me finesë, ashtu edhe nga ato dukshëm me spontane e gjallues.

Televizionet ofrojnë një miksim të çuditshëm ekspertësh legjitimë të shëndetit publik me profile publike, të cilëve u mungon tërësisht ekspertiza profesionale për të analizuar çështje specifike që lidhen me pandeminë, por jo aksesi përballë kamerave nga ku ofrojnë sallatat e tyre verbale për shumëçka e asgjë.

Edicionet print dhe online të gazetave dhe portalet, në një pjesë të konsiderueshme, u bëjnë vend informacioneve të pakonfirmuara nga komuniteti i kërkuesve shkencorë apo organizmat autorizues me reputacion, bazuar në qëllime interesi ose politike, çka përbën jo vetëm një shërbim të keq me pasoja të rrezikshme për qytetarët, por edhe një dëm të konsiderueshëm edhe për vetë mediat si elementë shumë të rëndësishëm të një shoqërie të zhvilluar demokratike.

Sulmet e organizuara dhe denigrimi i kërkuesve e specialistëve me eksperiencë në fushat e tyre sapo ata shprehen të rezervuar apo kritikë për mënyrën e administrimit të pandemisë apo elementë të tjerë të lidhur me të, është tregues i korruptueshmerisë së mediave të caktuara, të cilat humbasin tërësisht kredibilitetin kur “asgjësojnë koka turku” në favor të përfitimeve okulte financiare.

Ndërkohë, kërkuesit shkencorë janë të angazhuar në shkallë globale për të mundësuar në kohë rekord zhvillimin e testeve të diagnostikimit, terapive e protokolleve dhe zhvillimin e një numri gjithnjë në rritje të vaksinave.

Është detyrë e po këtyre kërkuesve dhe specialistëve të pavarur të mjekësisë klinike, epidemiologëve, virologëve dhe zhvilluesve të vaksinave që të jenë sa me transparentë e të drejtpërdrejtë me publikun, duke u dhënë mundësi qytetarëve të lirë të analizojnë situatën dhe të marrin vendimet më të mira për ta dhe familjet e tyre.

Por çfarë duket se ndodh aktualisht në Shqipëri përtej poteres së fanfarave elektorale? Ndërkohë që e kudondodhura ministre e Shëndetësisë raporton mbi 250,000 vaksinime të kryera deri tani, duhet pasur parasysh që pjesa më e madhe e tyre u referohet vaksinimit me një dozë dhe me një vaksinë, përqindja mbrojtëse e së cilës është cilësuar tashmë publikisht si “jo shumë e lartë” nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë.

Ajo çka tërheq vëmendjen në haberet zhgënjyese nga Kina është riorientimi drejt vaksinave nga linja teknike të ndryshme, çka përkthehet në largimin nga vaksinat ekzistuese dhe orientimin drejt vaksinave të reja me efikasitet më të lartë për të garantuar procesin e imunizimit. E thënë me thjesht, autoritetet kineze pranojnë që vaksinat e prodhuara në vendin e tyre dhe të administruara në shumë vende të botës rezultojnë të kenë një efikasitet të ulët.

A mund ta pompojnë dot këtë efikasitet në nivele të respektueshëm princërit e kurorave, artikujt e ndonjë “prestigjiozeje” apo cilësimi thelbësisht i pasaktë si nxjerrësja e ndonjë vendi mik “nga tunelet e pandemisë”? Do të isha i lumtur të ofroja një përgjigje pozitive dhe inkurajuese në këtë drejtim, por, për fat të keq, shkenca dhe folklori nuk janë doemos miq të ngushtë.

Në këtë kuadër delikat dhe fatkeqësisht ende larg të qenit celebrator, e gjej me vend të inkurajoj ministren e Shëndetësisë, ndërsa ajo thekson me të drejtë se “nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencën apo për të shmangur apo mosrespektuar zbatimin e masave të thjeshta”.

Ndërkohë, relaksimi i masave anti-Covid nga Komiteti i Ekspertëve, i motivuar përveç trendeve të infektivitetit dhe mortalitetit në rënie, edhe nga afrimi i Muajit të Ramazanit, ofron një kontrast me masat anti-Covid në efekt në rajon, BE dhe Turqi, një vend tashmë i kthyer në referencë për autoritetet shqiptare, ku deri në 16 maj, gjatë fundjavës, kafetë dhe restorantet qëndrojnë të mbyllura për konsum “in-person”, ndërsa ofrojnë shërbim të limituar vetëm në “delivery” dhe “me vete”.

Është e rëndësishme të përmendim se Turqia, megjithëse është tashmë e angazhuar në një fushatë vaksinimi masiv, në të cilën vaksina Coronavac duket të jete predominante, referuar statistikave nga Universiteti Johns Hopkins, ende demonstron një rritje eksponenciale të kurbave te infektimit dhe mortalitetit, çka nuk përbën surprizë nëse faktorizojmë të dhënat mbi efikasitetin e kufizuar të kësaj vaksine.

Kujtojmë se disa ekspertë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve u shprehën skeptikë lidhur me vaksinimin masiv të popullatës me një vaksinë të paautorizuar nga entet rregullatore FDA apo EMA, efikasiteti i së cilës është në limitet e pranueshme.

Vlerësimet dhe sugjerimet e specialisteve të pavarur kanë potencialin të informojnë politika dhe masa që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e qytetarëve, dhe si të tilla është e mençur të merren në konsideratë edhe në rastet kur ato nuk përputhen me narrativa e interesa politike imediate.

Është e këshillueshme që vendimmarrësit të përmbajnë impulset autoritariste, në mënyrë të veçantë në daljet e tyre mediatike, duke mos deklaruar publikisht mungesën e tyre të respektit për punonjës të shëndetit apo ekuivalentë të tyre apo duke u shprehur në lidhje me çështje, të cilat, për shkak të ekspertizës, duhet t’u rezervohen për trajtim profesionistëve me background-in përkatës.

Në situatën e krijuar nga konfirmimi nga autoritetet kineze i efikasitetit të ulët të vaksinave të prodhuara prej tyre, do t’u sugjeroja autoriteteve vendimmarrëse të:

a) rivlerësojnë portofolin e vaksinave të përdorura në vend dhe strategjinë e vaksinimit

b) intensifikojnë kontrollin e përhapjes së virusit nëpërmjet testimit dhe këputjes së zinxhirit infektues

c) përqendrojnë vëmendjen në detektimin dhe ndjekjen e përhapjes së varianteve të reja.

Së fundmi, kujtojmë se dalja nga pandemia kërkon një bashkëpunim transparent e të ngushte midis specialistëve të pavarur, vendimmarrësve, medias dhe publikut. Nëse pas më tepër se një viti vijojmë ende të përballemi me një krizë të thellë të shëndetit publik, ndoshta është koha për një reflektim dhe evidentim të hallkave që nuk funksionuan mirë në procesin e menaxhimit të kësaj krize.

Krijimi i ndasive brenda komunitetit të profesionistëve të shëndetit në “ekspertë” nga njëra anë dhe “sharlatanë”, “kopukë” dhe “Alibaba” nga ana tjetër, zor se ul kurbat e pandemisë apo rrit efektivitetin e ndonjë vaksine. Nëse duam që Shqipëria të buzëqeshë realisht duhet të pranojmë që rruga e ndjekur deri tani ka nevojë të ndjeshme për përmirësim të thellë. Alternativa nuk është, veçse modus vivendi me “armikun e padukshëm”.

 

Tags: Arban Domiarmiku i padukshemopinionvirolog

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Basha anulon takimin në Fier, në shenjë nderimi për Bashkim Finon

Basha me profesionistët e lirë: "taksa e sheshtë 9%, 18% sigurimet shoqërore"

Rama inspekton xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit

Rama inspekton xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com