Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëri-Itali 0-1, humbje e pamerituar

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Shqipëri-Itali 0-1, humbje e pamerituar

Shqipëria zhvillon një ndeshje të madhe përballë Italisë edhe pse e mbyllë në humbje me rezultatin e lehtë 1-0. Ka qenë një ndeshje e përgatitur mjaft mirë nga tekniku Panucci por që një gabim në mbrojtje nuk bëri të mundur marrjen e një barazimi. Ishte një nga paraqitjet më të mira që ka bërë Kombëtarja shqiptare në këto eliminatore. Një pjesë e parë e dominuar nga kuqezinjtë që krijojnë disa raste shënimi me Grezdën dhe Sadikun por nuk kanë saktësinë e duhur para portës për të shënuar. Axurrët nga ana tjetër sulmojnë në të gjitha mënyrat, mbrojtja që ka hedhur në fushë Panucci është e pakalueshme më në krye Mavrajn. Insigne dhe Immobile shqetësojnë disa herë Berishën por pa problem serioz për këtë të fundit.
Pjesa e dytë nis në atmosferën e të parës, që në start është Roshi që lëshon një të djathtë drejt portës së mbrojtur nga Buffon, i cili detyrohet ta devijojë jashtë. Presioni sa vjen e rritet nga kuqezinjtë edhe mbështetja e publikut ka qenë fantastike, krijojnë shumë raste luajnë mjaft mirë. Por në minutën e 73’ një krosim i ardhur nga e majta gjen të papërgatitur mbrojtjen dhe topi ngel tek këmbët e Candrevas, i cili nga shumë pranë nuk mund të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Minutat e mbetura Panucci hedh në fushë edhe Latifin për të shtuar forcat në sulm. Krijohen shumë raste por ndjehet edhe lodhje në këmbët e kuqezinjve që kishin dhënë shumë deri në atë moment. Me këtë rezultat zhgënjyes mbyllet edhe kjo superndeshje, ku ishte ndër të vetmet që Shqipëria nuk duhej të mposhteshe pas asaj që dha në fushë. Italia feston në Shkodër pasi qëndron në play-off në pozitë komode pas kësaj fitoreje.

Minutë pas minute:

79’ një harkim mjaft i bukur i Latifit në zonë, por që asnjë nga kuqezinjtë nuk janë aty dhe largon Chiellini duke rrezikuar autogolin. Topi në goditje këndi, ekzekutohet nga Latifi, topi ngel në këmbët e Roshit i cili godet por që nuk e depërton dot mbrojtjen italiane

73’ Spinazola në të majtë hedh një krosim në zonë, Agolli nuk i kap kohën topit ta largojë dhe Candreva nuk gabon dërgon topin në rrjetë

69’ largohet Basha i dëmtuar, në lojë është Lila

65’ sërish një shpërthim në krah nga i riu Eros grezha i cili kroson në zonë një top të ulët, por është Chiellini që largon topin

63’ një depërtim perfekt në mesfushë nga Memushaj, i cili pason tek Greza, ky i fundit nuk mendohet dy herë dhe godet portë, Buffon detyrohet të grushtojë.

61’ një aksion mjaft i mirë i kuqezinjve që futen në zonë por as Grezad e as Sadiku nuk godasin dot. Menjëherë një kundërsulm i Eder që e kap në befasi mbrojtjen por që nuk arrinë të godasë si duhet.

51’ goditje këndi për ‘axurrët’ që largohet nga shtatlarti Mavraj, topi shkon tek Eder që godet direkt por që nuk shënjestrën dot portën.

46’ Kuqezinjtë hidhen në sulm që në minutën e parë të së dytë, është Roshi që godet nga jashtë zone shumë fort por Buffon grushton topin. Fitohet goditje dënimi.

Pjesa e parë:
Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura dhe rezultati është i bardhë 0-0. Shqiptarët janë treguar mjaft kërkues dhe kanë goditur disa herë portën e mbrojtur nga bufon por pa arritur ta kërcënojnë si duhet. Mavraj dhe Basha janë dy lojtarët që po shkëlqejnë më shumë dhe kanë meritën më të madhe për lojën që po zhvillohet. Sodiku godet vetëm një herë nga një distancë e konsiderueshme, ndërsa Grezda është ai që kërcënoi më rrezikshëm kundërshtarin me një gjuajtje potente, por që pritet nga Buffon edhe pse me vështirësi. Italianët nga ana tjetër kanë vështirësi në organizim edhe pse kanë zotërimin e topit në avantazh. Shfaqen disa herë rrezikshëm para portën me Immobile dhe Insigne, por që nuk arrijnë të gjuajnë si duhet në drejtim të portës së mbrojtur nga Berisha. Në minutën e fundit Immobile përfiton nga një top i gjatë dhe godet sapo futet në zonë mjaft fort, por që Berisha është në pozicion dhe devijon topin.

45’ Një pasim nga mbrojtja për Immobilen, i cili godet shumë fort sapo futet në zonë por Berisha është aty dhe neutralizon gjithçka, mjaft e rrezikshme kjo dalje e italianit.

40’ Insinje depërton në zonë, provon të pasojë për Immobile por Mavraj devijon topin. Italianët pretendojnë për prekje të topit me dorë por arbitri vazhdon lojën.

34′ Hysaj hedh një top në zonë për Grezdën, largojnë në momentin e fundit mbrojtësit italianë.

31′ Insinje provon të kombinojë rrezikshëm me Imobilen brenda zonës, ndërhyrje vendimtare e Mergim Mavrajt.

27’ Një kundërsulm mjaft i bukur nga kuqezinjtë, me Bashën që lëviz me shumë klas, e pason për Sadikun që vendos të godasë nga shumë larg por duke mos rrezikuar portën e Buffon.

26’ Italianët fitojnë shumë terren dhe marrin kontrollin e lojës, duke rrezikuar në disa raste. Panucci kërkon të rrisin presionin.

20’ Immobile përfiton nga një ngatërresë në mbrojtje dhe gjendet i vetëm para Berishës, por ky i fundit e bllokon mjaft mirë.

14’ Agolli i vjedh një top Candrevas dhe pason për Sadikun por që nuk arrin të depërtojë në zonë përballë Bonuccit.

11’ Një lojë e barabartë nga të dy ekipet, Grezda bën një goditje mjaft të fortë dhe të rrezikshme në portë, por Buffon me vështirësi arrin ta ndalë.

Fillon sfida në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Italisë. Janë shqiptarët që rrezikojnë portën e Buffon me anë të Hysajt i cili godet nga larg por nuk arrin të rrezikojë si duhet.

Cana i jep lamtumirën futbollit.

Cana ka shkelmuar topin e fundit i shoqëruar nga djali i tij. Lorik Cana ka shkelmuar topin e fundit dhe i jep lamtumirën futbollit të luajtur. Tifozët kanë shpalosur një bluzë të madhe me numrin 5 dhe shkruanin “Përgjithmonë”. Ai do të jetë kapiten në zemrat e çdo tifozi shqiptar edhe pse i ‘vari këpucët’.

cana

Ka qenë i pari portieri Etrit Berisha që ka dalë në fushë, ku mbante veshur bluzën e ish-kapiteni Lorik Cana me numrin 5 mbrapa dhe para kishte të shkruar ‘FALEMINDERIT KAPITEN’.

Berisha

Shqipëri-Itali 20:45
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Hysaj, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku
Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder

Tags: CanaceremoniakapitenitkushtuarLive/ Shqipëri-Itali

TË LIDHURA

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

22:44 | 04/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali
Aktualitet

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025
Next Post
Analiza/ Ja sa ndikon pezullimi i vizave në marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA

Analiza/ Ja sa ndikon pezullimi i vizave në marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA

Serbia letër BE-së: Të rishikohet pavarësia e Kosovës. Vuçiç: Shqiptarët të thonë ç’të duan

Vuçiç i bindet Spanjës, nuk e dërgon letrën në BE

Helmimi i nxënësve në Gjegjan/ Zbulohet shkaku, por mbeten anonim fajtorët

Helmimi i nxënësve në Gjegjan/ Zbulohet shkaku, por mbeten anonim fajtorët

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

by mirseda
22:44 | 04/08/2025
0

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më...

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

20:42 | 04/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com