Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash në një gurore. Ngjarja është shënuar në Borizanë, të Fushë-Krujës. Mësohet se pranë kabinës elektrike të gurores janë vendosur 200 gramë tritol.
Nga shpërthimi, biznesi nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa policia po heton për shkaqet e mundshme të vendosjes së tritolit.