Një automjet tip “Fuoristradë” e një shqiptari ka shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berlin. Sipas raportimeve të mediave, banorët raportuan një shpërthim të fortë të enjten vonë në mbrëmje në ëilhelmstadt.
Mësohet se me pjesë të automjeteve fluturuan deri në 30 metra larg. Nga ky incident mësohet se nuk ka asnjë të lënduar. Një zëdhënëse e policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Nuk mund të thuhet ende nëse ishte një sulm dhe as se si ka ndodhur saktësisht shpërthimi.
“Nuk ka gjasa të ketë defekt teknik,” tha zëdhënësja e policisë.
Sipas informacioneve, punonjës të Policisë Kriminale Shtetërore (LKA) sekuestruan gjurmë në parkingun e një dyqani harduerësh në ëilhelmstrasse. SUV u sekuestrua dhe u tërhoq në mënyrë që hetuesit të mund të vlerësojnë provat e mëtejshme. Sipas një raportimi në “Berliner Morgenpost”, makina është e regjistruar me targë Berlini dhe është e regjistruar në një shtetas shqiptar.