Jeta e aktorëve është tejet intesive. Paparacët janë ata që i ndjekin ngado, edhe kur ndodhen në momente intime. Një ndër aktoret më të njohura të telenovelave turke, Bensu Soral, ka thënë për mediat se nuk e ka shijuar muajin e mjaltit.
Pak kohë më parë, ajo dhe bashkëshorti i saj Hakan Bas, celebruan dashurinë e tyre me martesë. Pas saj ata u nisën për në Bahamas, për të kaluar muajin e mjaltit. Teksa ndodheshin në një qendër tregtare, ata janë rrethuar nga mediat dhe e vetmja gjë që Bensu ju ka kërkuar, është ta lënë të qetë për pak kohë.
“Nuk e kemi marrë veten akoma nga dasma dhe muaji i mjaltit. Ka qenë çdo gjë shumë intensive, dhe paparacët na kanë ndjekur në çdo hap. Tani, kemi thjesht nevojë të qetësohemi disa ditë vetëm pranë njëri-tjetrit. Kështu që ju lutem, na lini të kalojmë kohë me njëri-tjetrin, sepse po bëhet e pamundur prej jush”, është shprehur aktorja.