Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shoqatat ‘fantazmë’/Sulejman Mema rrëzon FSHF-n: Kam votuar që në 2010-ën

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shoqatat ‘fantazmë’/Sulejman Mema rrëzon FSHF-n: Kam votuar që në 2010-ën

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i FSHF-së Gerti Çarçani, ka hedhur poshtë akuzat e ditëve të fundit lidhur me shoqatat fantazmë që mund të minojnë procesin zgjedhor për kreun e këtij institucioni. Por sërish kemi një rast të dyshimtë sa i përket zgjedhjeve të 2010-ës, pasi këto shoqata ‘fantazmë’ kanë pasur të drejtën e votës edhe pse janë regjistruar pranë noterit publik në vitin 2011 sipas asaj që thotë FSHF.

“Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi, duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimit pranë regjistrit përkatës të gjykatës. Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrsesi për mbarëvajtjen e aktivitetit të FSHF”, u shpreh Gerti Çarçani.

Një reagim komprometues ka ardhur nga kryetari i Shoqatës Rajonale Tiranë, Sulejman Mema, i cili është shprehur se nuk është në dijeni nëse ka qenë e regjistruar.

Ai përfaqësonte Shoqatën Rajonale të Tiranës edhe në zgjedhjet e vitit 2010. Mema është shprehur për “Vipsport” se nuk ka informacion mbi regjistrimin e kësaj shoqate, anëtar me të drejtë votë i të cilës ishte, megjithëse sipas tij një gjë e tillë duhet të ketë ndodhur, por vetëm sipas vijës logjike.

“Në vitin 2010 jam zgjedhur nga Shoqata amatore e futbollit në Tiranë, për të pasur këtë përfaqësim. Sa i përket çështjes së regjistrimit së kësaj shoqate, nuk kam asnjë informacion. Megjithatë, nëse unë jam gjendur aty përpara disa vitesh, atëherë logjikisht kjo shoqatë duhet të jetë e regjistruar në shtet. A do të jem përsëri delegat? Mund të gjendem sërish këtë vit në zgjedhjet e reja për kryetarin e ri të FSHF-së, por nuk kam asnjë informacion më tepër rreth regjistrimit”, është shprehur Mema.

Kjo deklaratë hedh poshtë komunikimin për shtyp që bëri FSHF ditën e shtunë, ku u shpreh se shoqatat figuronin të regjistruara para noterit publik në 2011, sepse sipas Memës shoqatat kanë pasur të drejtë vote edhe në zgjedhjet e 2010-ës. TIRANA TODAY

Tags: 2010-ënfantazmeFSHF-nMemarrezonShoqatatsulejmanvotuar

TË LIDHURA

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Next Post
“Pyet Mjekun”, rubrika e re e Tirana Today për shëndetin tuaj

“Pyet Mjekun”, rubrika e re e Tirana Today për shëndetin tuaj

Raporti/SHBA: Rusia po vë në rrezik demokracinë perëndimore

Raporti/SHBA: Rusia po vë në rrezik demokracinë perëndimore

105-vjetori/Ish-ministri: Çako kriminalizoi policinë, Rama hoqi profesionistët

105-vjetori/Ish-ministri: Çako kriminalizoi policinë, Rama hoqi profesionistët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

by mirseda
18:58 | 09/03/2026
0

“12 Marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 para...

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

18:51 | 09/03/2026
Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

18:48 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com