Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkrimtarja Buda: Shqiptarët nuk lexojnë dot në gegnisht

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Shkrimtarja Buda: Shqiptarët nuk lexojnë dot në gegnisht

Shkrimtarja Klara Buda jep alarmin teksa shprehet se shqiptarët e Shqipërisë, ndryshe nga ata të Kosovës, nuk dinë ta lexojnë gegnishten.

Në një intervistë për Kult Plus, Buda shprehet se kjo ka ardhur si pasojë e vendosjes së një standardi, se një njeri i shkolluar duhet të flasë gjuhën standarde dhe jo gegnishten.

Më tej, Buda shton se regjimi duke i detyruar njerëzit të flisnin vetëm standardin, dënoi vlerat më të mëdha të letërsisë shqipe, që ishte “Lahuta e Malsisë” e At’ Gjergj Fishtës, duke bërë që brezi i ri të mos lexojë dot gegnisht, pra ka një pengesë për ta lexuar letërsinë e shkruar në gegnisht.

“Gjithmonë i kam kritikuar disa emisione në disa televizione shqiptare të cilat tallen me të folmen e Kosovës, pra çdo nate njerëzit shohin televizion se si bëhet humor me atë se si flasin kosovarët”, shprehet shkrimtarja.

Buda ka sjellë së fundmi librin “Kosova, Mon Amour”, libër që e dërgoi autoren deri në Panairin e Librit në Frankfurt.

Pjesë nga intervista:

KultPlus: Dhe pikërisht këtë libër ju e promovuat edhe në Prishtinë, në anën tjetër shpesh herë bëhen debate për dallimet mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, sidomos kur kemi të bëjmë me dialektin, çfarë qasje keni në këtë drejtim?

Klara Buda: Do duhej të komunikonin sa më shumë kuluturalisht, dhe unë personalisht si Klarë e kam këtë vizion,unë vij i promovoj librat e mi në Shqipëri dhe Kosovë, dhe do ta bëjë sa të kem frymë.

Unë mendoj që përdorimi i gegnishtes, meqë është gjuha e përdorur në Kosovë është një ndarje që krijon dhe moskuptim, por që krijon në një farë mase për një shtresë të paedukuar përçmim ndaj kosovarëve.

Çfarë ndodhi me vendosjen e standardit në Shqipëri, pra një standard i vendosur në Shqipëri, ishte një periudhë kur na u imponua, dhe unë vetë e kam përjetuar këtë periudhë që kur një njëri nuk arrinte të fliste standardin për mua ishte i pakulturuar dhe i pamësuar, sepse nuk arrinte të fliste gjuhën e shkollës por fliste gjuhën e dialektit, dhe të gjithë atë që flisnin me aksentin e veriut dhe që flisnin gegnisht, dhe unë vetë në një kohë kur kam qenë paksa e kufizuar, kur jetoja në Shqipëri, i quaja intelektualisht më pak të formuar, sepse kështu na edukuan që standardi është gjuha shqipe, se njeriu i shkolluar duhet të flas standardin.

Çfarë nuk e dinim ne që ndodhi në diktaturë, regjimi duke i detyruar njerëzit të flisnin vetëm standardin, çfarë bëri pa dashje, që nuk e tha me parulla të mëdha, ai e dënoi letërsinë e shkruar në gjuhën greke, ai dënoi vlerat më të mëdha të letërsisë shqipe, që ishte “Lahuta e Malsisë” e At’ Gjergj Fishtës. Do të thotë, brezi i ri që nuk lexon dot gegnisht, nuk e lexon dot këtë vepër, ka një pengesë për ta lexuar letërsinë e shkruar në gegnisht.

Unë personalisht për të lexuar Camajn, për të lexuar “Lahutën e Malsisë” kam harxhuar muaj të tërë. Shqiptarët e Shqipërisë nuk lexojnë dot në gegnisht, nuk e lexojnë dot At’ Gjergj Fishtën, përpos atyre që janë gjuhëtarë që mund të kalojnë në dy dialektet, kjo është pengesa e parë. Në mënyre vizionare elitat do duhej të mendojnë a do të ketë një rikthim prapa, a do të ketë një ripasurim të standardit, nuk po jap ndonjë ide, sepse nuk jam linguiste por shtrohet pyetja çfarë do të ndodhi me standardin.

KultPlus: Dhe pikërisht duke folur për gegnishten dhe standardin, shpesh herë kemi raste kur provojmë të kalojmë në jo origjinalitet, duke u munduar që t’i përshtatemi palës tjetër. Si mendon, duhet ta ruajmë origjinalitetin?

Klara Buda: Në radhë të parë më duhet të them që gegnishtja është një gjuhë më muzikore se toskërishtja, e cila e ka furnizuar pothuajse tërësisht standardin. Unë kam provuar të shkruaj në gegnisht, por nuk mund të bëhesh diletante kur nuk ka një standard të shkrimit të gegnishtes. Kam përshtypjen se një gjë shumë e rëndësishme duhet të jetë krijimi i standardit të gegnishtes, të mos ketë vetëm një standard dhe mandej koha do ta tregoj.

Gjithmonë i kam kritikuar disa emisione në disa televizione shqiptare të cilat tallen me të folmen e Kosovës, pra çdo nate njerëzit shohin televizion se si bëhet humor me atë se si flasin kosovarët.

Nuk mund të imponohet në Kosovë standardi si u imponua në Shqipëri, e them këtë, sepse dënohet letërsia e shkruar në gegnisht, në radhë të parë dënohet një pjesë e jashtëzakonshme, e fuqishme e letërsisë shqipe që është baza që vërteton se ne kem letërsi dhe komb, sepse e gjithë letërsia është e shkruar në gegnisht, nuk mundet që letërsia të filloj me standardin, sepse në qoftë se ne nuk e lexojmë më dot atë letërsi, atëherë ajo letërsi nuk do të ekzistoj. Është një fushë ku elitat do duhej të punojnë me përgjegjësi shumë të madhe.

Tags: gegnishtKlara Budashqiptaret

TË LIDHURA

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market
Aktualitet

Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

20:17 | 06/02/2026
Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar
Aktualitet

Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

20:08 | 06/02/2026
Next Post
Ja ndryshimet që do të aplikojë Federata spanjolle

Ja ndryshimet që do të aplikojë Federata spanjolle

Tronditëse/ Historiani Dervishi: Nga nevoja për mish, në Elbasan janë ngrënë qen dhe mace

Tronditëse/ Historiani Dervishi: Nga nevoja për mish, në Elbasan janë ngrënë qen dhe mace

Hysaj: Misioni? Të rikthejmë festën në Napoli me titullin kampion

Hysaj: Misioni? Të rikthejmë festën në Napoli me titullin kampion







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”
Analizë

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”

by mirseda
12:08 | 07/02/2026
0

Vendimi i marrë një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, pas votimit për rrëzimin e kërkesës së...

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

11:15 | 07/02/2026
Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

10:55 | 07/02/2026
DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

08:29 | 07/02/2026
“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com