Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shkrimtari Agron Tufa: Të ndiqet penalisht Servet Pëllumbi

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shkrimtari Agron Tufa: Të ndiqet penalisht Servet Pëllumbi

Shkrimtari Agron Tufa me në një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se profesori Servet Pellumbi duhet të ndiqet penalisht. Sipas shkrimtarit në Shqipëri vijojnë të ardhangen frutat e helmëta mendore, që topisin mendjen dhe zeherosin gjakun e gjeneratave pro rikthimit të regjimit të Enver Hoxhës. Një nxitje të tillë sipas tij është ndeshur edhe këto ditë në deklaratën Servet Pëllumbit.

Statusi i plotë:
SERVET PËLLUMBI DUHET TË NDIQET PENALISHT
Edhe pse është folur shumë për një epokë “të rënies së ideologjive”, fill pas gremisjes së sistemeve totalitare komuniste në vitin 1990, rizomat e hidhura të nostalgjisë totalitariste shpërthejnë gjithkund në Europë. Por torfën dhe fermentin më të plleshëm e gjejnë, padyshim, në Shqipëri. Sa për Europën e lirive dhe etë kujtesës, ajo di si të ndeshet me idetë totalitariste: ajo i ka dhe ligjet, dhe mekanizmat, dhe higjenën e ndërgjegjes, dhe syçeltësinë e duhur. Europa e pasluftës së Dytë Botërore ka vazhduar të denazifikohet e dekomunistizohet dhe vazhdon ende. Problem mbetet Shqipëria me toksikatet e saj të paprekura ideologjike. Te ne vazhdojë të ardhangen frutat e helmëta mendore, që topisin mendjen dhe zeherosin gjakun e gjeneratave, sikundërse doli pak muaj më parë edhe nga rezultatet e sondazhit të OSBE-së, në të cilin 49% e të anketuarve ishte pro rikthimit të regjimit të Enver Hoxhës. Një nxitje të tillë, një helmatisje cinike e ndeshëm këto ditë në deklaratën z. Servet Pëllumbi, ish-profesor “marksist” (por, në fakt, enverist), ish-deputet në dy dekada e, që, për dekadën e tretë, ia ka kaluar stafetën parlamentare të birit. Por çfarë tha z. Pëllumbi? Si mjaft të tjerë të falangës së tij më parë, propagandoi e mashtroi publikisht:
“Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomunizëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidimi i demokracisë. Tezat për antikomunizëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve <…> . Pas 27 vjetësh nuk mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”. (“Panorama” 9 shtator 2017).
Përkoi që këtë “konstatim” të profesorit enverist e lexova bash me 9 shtator, teksa udhëtoja për në Postribë dhe Shkodër me rastin e 71 vjetorit të “Kryengritjes së Postribës” (9 shtator 1946). Më habiti se me çfarë syzesh e lexojmë realitetin historik unë dhe profesori enverist! Ai, me mashtrimin, se “as që mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”, ndërsa unë me të ngjashmit e mi – me misionin për ta përkujtuar atë ngjarje të përgjakur me terrorin që pasoi: 78 të pushkatuar, qindra të burgosur e të internuari, tortura dhe shtëpi të djegura, çdo ditë reprezalje dhe gjyqe në qytet, deportime dhe luftë klasash, përndjekje dyzetëvjeçare sipas biografisë.
Kuptohet që profesorit i leverdis dhe përpiqet të ushtrojë ndikim mbi njerëzit, që ta besojnë, të nxisë kështu, amnezinë e përgjithshme, se kështu i thotë atij muza internacionale ideologjike. Syzet e tij e fshijnë realitetin ku bëj pjesë unë dhe qindra mijëra të tjerë. Alibia e profesorit me Europën, sigurisht, është një mashtrim i lirë dhe banal dhe ne, më poshtë, do t’ia heqim dhe maskën, dhe kallajin. Nguti dhe padurimi i nxit inertet komuniste të kompensojnë mungesën e realiteteve, duke i sublimuar ato me sajesa. Kështu, disa muaj para profesorit, një çerek diplomati e çerek publicisti i dështuar, i frynte në vesh këshillën e vet kryetarit të opozitës, duke i thënë, se “me kuajt e ngordhur të antikomunizmit nuk fitohen zgjedhjet as në Europë, jo më këtu…”. Pra, nuk është rastësi kjo djegë e profesorit enverist, por dukuri. E, nëse jam i saktë, atëherë ku duhet kërkuar “habia filozofike” e kësaj dukurie? Nëse e dekonstruktojmë, na përftohet besimi i kulluar e mitik i profesorit për rikthimin e kohëve të arta, me në krye shokun Enver. Me logjikën e tij, ashtu siç po shkojnë punët në vendin tonë, profesori është në rregull: gjithçka bën vaki e vakia s’ka të sosur. Veçse për ta pastruar terrenin e manipulimit, logjikës përllogaritëse të profesorit i duhet t’i heqë qafe si të paqena krimet e komunizmit dhe kujtesën e njerëzve për të. Që ta heqë qafe këtë pengesë, profesori shpif, mashtron, falsifikon dhe thërret në ndihmë Europën, dikur të urryer, duke e përfshirë krejt kontinentin si dëshmitar të gënjeshtrës së vet.
Besimi dhe shpresa e profesorit enverist sugjeron, që me pak hile, mashtrime e dredhi, mund të arrihet vetëpërtëritja e plotë e totalitarizmit në këtë vend, deri në riardhjen e Enverit. Sigurisht, ai nuk është aq budalla, sa të injorojë faktin e vdekjes fizike të diktatorit. Por, arketipi psikoanalitik i të menduarit të tij, ma do mendja se gjen shpjegim të mjaftueshëm me teorinë e “Dy trupave të mbretit”, për të cilën profesori as që ia ka idenë. Kjo teori e ka zanafillën në një cause célébre që lidhej me dukatin e Lankasterit të cilin mbretërit anglezë të dinastisë së Tudorëve e kishin patur gjithmonë pronë private, por jo të Kurorës. Shkurtimisht teoria e hartuar thotë “Mbreti ka dy trupa, një trup natyror dhe një trup politik. Trupi natyror është i vdekshëm, u nënshtrohet sëmundjeve që vijnë nga natyra apo aksidenti, papjekuria e fëmijërisë apo matufepsja e pleqërisë, njëlloj si gjithë njerëzit e tjerë, por trupi i tij politik nuk mund të shihet apo preket sepse lidhet me Qeverisjen e popullit dhe përkujdesin e të Mirës publike prandaj ky trup është i paprekshëm nga sëmundjet që dëmtojnë trupin natyror. Për këto arsye, ajo që bën mbreti me trupin politik, nuk mund të zhvlerësohet nga cilado paaftësi e trupit të tij natyror (Kantoroëëitz: 1957,7) .
Rrjedhimisht një teori e tillë merr vlerë universale përshtat me enveristët tanë, sipas postulatit të mësipërm: “Enveri vdiq, si trup fizik, por rron gjallë trupi i tij politik, enverizmi, i cili duhet reanimuar”. Prandaj, për këtë qëllim, nuk duhen kursyer të gjitha mjetet në lojë. Kjo dëshirë e shtyn “natyrshëm” profesorin të thërrasë “jallan shahit” Europën, për të ilustruar simulimet e tij imagjinare e kriminale. Por në realitet, pikërisht ballafaqimi me Europën për këto çështje të kujtesës ia heq profesorit kallajin dhe maskën. Le t’i renditim disa fakte kokëforta.
Komisioni Evropian në Dhjetor 2010 ka përgatitur një raport për Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës, me temën e sipërcituar . Në këtë raport, ndër të tjera, citohet: “Drejtësia për viktimat është e rëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi në demokraci”. “Gjykimet e autorëve, mekanizmat e kërkimit të së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi dhe kompensimi i viktimave dhe kthimi i pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”. “Katër shtete anëtare të BE-së kanë legjislacionin kombëtar kundër mohimit të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, i cili përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:
– Në Republikën Çeke: kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person, i cili publikisht mohon, vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist, komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.
– Në Poloni: mohimi publik dhe kundërfaktual për krimet naziste, krimet e komunizmit dhe krimet e tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimet e luftës është një vepër penale.
– Në Hungari: refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimi i faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit, të kryera nga regjimet kombëtare socialiste dhe komuniste – është një vepër penale.
– Në Lituani: lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimeve të kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik), ose Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”. Ka disa aspekte mbi të cilat po punohet, e që janë:
• Edukimi dhe ndërgjegjësimi
• Projektet kërkimore
• Simbolet e totalitarizmit
• Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve
Në raport gjithashtu citohet: “Më 16 qershor 2009, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet, duke deklaruar se: “Për të forcuar vetëdijen Evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluarës së trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.
Ky pra, është qëndrimi i Europës reale dhe vendeve ish-komuniste të BE, dhe jo ashtu siç mashtron apo siç do t’i vinte për hosh profesorit mashtrues e nostalgjik. Në akord me ligjet europiane mbi kujtesën, i takon, deduktivishit, që z. Servet Pëllumbi duhet të ndiqet penalisht.
Z. Servet Pëllumbi të na ndjejë, por është tej të pamundurës, që të kyçen dhjetramijëra familje në amnezinë e propozuar prej tij. Është e nevojshme, madje pa asnjë spekulim filozofiko-ideologjik, që profesori dhe simahorët e diktaturës të çarmatosen për pak nga paja ideologjike e nostalgjia enveriste, të bëhen thjesht njerëz, në vetë të parë, ta imagjinojnë për një grimë veten në vendin e atyre dhjetramijëra fëmijëve, të cilët u rritën jetimë e në internim, pasi terrori komunist ua pushkatoi prindërit, pa u lënë as edhe një vend ku të gjenin eshtrat. Unë nuk besoj se ish-komunistët si z. Servet Pëllumbi janë krejtësisht të privuar nga ndjenjat e parëlindura prindërore të rracës njerëzore, sa të mos mund të rrokin me mend e, ndoshta, edhe me zemër, pasojat e këtij pengu të përjetshëm, të pangushëllim. Dhë nëse Europa me përvojën e saj na mëson, se “pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”, z. Pëllumbi duhet të thellohet më mirë në “habinë filozofike”, se sa viktima të pafajshme ka shkaktuar terrori komunist? Përse, me cilën të drejtë tokësore a hyjnore u pushkatuan ata në kohë paqjeje? Ku i kanë varret mbi njëmbëdhjetë mijë qytetarë (aq sa ka mundur të evidentojë me emra e data gazeta “Liria” e ish-të përsekutuarve politikë deri në momentin e ndërprerjes – pranverë 1997)? Çfarë kemi bërë ne për ta, për t’ua kthyer eshtrat familjeve? Çfarë masash kemi ndërmarrë ne si shtet për fashitjen dhe rehabilitimin e kësaj traume kombëtare? Këto, sa për fillim, pa u shtyrë më tej në malin e morekujesë me pyetje të pafundme.
Por z. Servet Pëllumbi nuk do. Dhe jo vetëm nuk do, por mashtron. Dhe jo vetëm mashtron, por përfshin në mashtrimin e tij Europën dhe BE-në. Ç’na mbetet të bëjmë atëherë? A ka njerëz të besueshëm profesori, miq e të afërt, shokë e dashamirë, që t’i pëshpërisin butësisht në vesh, pa ia vrarë ëndërritjen me sy hapur të pleqërisë: “boll more burrë, se le nam! Turp me rrejt…”!?
Në mbyllje po i kujtoj profesorit të filozofisë m-l, se filozofët e vjetër grekë, sofistët, e shumëzonin defenitivisht me zero bashkëbiseduesin, sapo e kapnin në kontradiktë flagrante me veten e vet.
BURIME:
1. Për më tepër rreth kësaj teorie lexoni studimin e Gëzim Qendros “Aura e trupit politik II”, në: /peizazhe.com/2016/02/04/aura-e-trupit-politik-ii/
raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=Co7BNAaH2fE.
2. Një panoramë më të gjerë të evidentimit të raportit mund ta gjeni në shkrimin e studiuesit Dritan Dema, të cilit i jam referuar për faktet, në adresën: http://ëëë.thealbanian.co.uk/mohimi-krimeve-te-regjimeve-to…

Tags: Agron Tufapenalishtservet pellumbishkrimtariTë ndiqet

TË LIDHURA

Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit
Aktualitet

Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit

12:09 | 12/09/2025
Çfarë nuk u pa nga seanca e parë, Berisha e Rama në një rresht! Deputetet e reja ndryshim ‘look’-u
Aktualitet

Çfarë nuk u pa nga seanca e parë, Berisha e Rama në një rresht! Deputetet e reja ndryshim ‘look’-u

12:06 | 12/09/2025
Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Aktualitet

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

10:48 | 12/09/2025
Next Post
“Komunikimi i Javës”, Rama zbulon skenarin e qeverisjes së tij (VIDEO)

“Komunikimi i Javës”, Rama zbulon skenarin e qeverisjes së tij (VIDEO)

“The Mirror”: Mafia shqiptare ka gjetur një rrugë të re për trafikimin e emigrantëve

“The Mirror”: Mafia shqiptare ka gjetur një rrugë të re për trafikimin e emigrantëve

(FOTO) Skandal/ Ura e frikshme që nxënësit do kalojnë për të shkuar në shkollë

(FOTO) Skandal/ Ura e frikshme që nxënësit do kalojnë për të shkuar në shkollë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

by mirseda
12:35 | 12/09/2025
0

Komisioni Europian është shprehur i bindur se automjetet e reja elektrike në BE do të jenë kryesisht...

Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit

Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit

12:09 | 12/09/2025
Çfarë nuk u pa nga seanca e parë, Berisha e Rama në një rresht! Deputetet e reja ndryshim ‘look’-u

Çfarë nuk u pa nga seanca e parë, Berisha e Rama në një rresht! Deputetet e reja ndryshim ‘look’-u

12:06 | 12/09/2025
Pas poshtërimit me 11 gola nga Norvegjia, jep dorëheqjen trajneri i Moldavisë

Pas poshtërimit me 11 gola nga Norvegjia, jep dorëheqjen trajneri i Moldavisë

11:56 | 12/09/2025
Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

10:48 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com