Një person ka qëlluar mbrëmë, rreth orës 20:00, me pistoletë, në një lokal në afërsi të teatrit “Migjeni” në Shkodër, por ka plagosur veten në dorën e majtë.
Pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Shkodër ka mbërritur një person i plagosur me armë zjarri, policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe ka gjetur sende që rezultojnë të kenë lidhje me ngjarjen.
Si rezultat i kësaj ngjarjeje, janë arrestuar shtetasit:
1-Bledar Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
2-Emiljano Curri, 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
3-Eser Bushati, 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
4-Artur Bandula, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.