Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në banesën e qytetarit me iniciale A.S., në fshatin Dobraç të Shkodrës.
Familjarët kanë rrëfyer në polici tmerrin që kanë përjetuar nga persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armëve u kanë marrë atyre 5.000 euro.
Më pas, autorët janë larguar me një automjet tip “Alfa Romeo”, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.