Shkëndija e Tetovës ka pësuar një humbje të thellë në Norvegji përballë Rosenborgut në ndeshjen e parë të fazës “Play Off” në Europa League. Dy gola që në fillim të pjesës së parë ua bënë mjaft të vështirë tetovarëve, ndërsa pa u mbyllur akoma pëson edhe të tretin
Një supergol i shënuar nga Jeblai në minutën e 11’ tronditi Shkëndijën me një parabël nga jashtë zone.
Ndërsa vetëm 4’ minuta më pas është ish sulmuesi i Arsenalit, Bendtner, ndërsa në të 44-tën ka shënuar edhe Levi.
Në minutën e 76, ka qenë braziliani Stenio Xhunior ai i cili ka shënuar golin e vetëm për kuqezinjtë e Tetovës, gol i cili fut sërish në valle skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani. Ndeshja e kthimit, do të luhet një javë më vonë në arenën “Filipi II” të Shkupit.
Goli i shënuar mund t’i japë të drejtën Shkëndijës për të besuar në kualifikim, pasi në Shkup i mjafton një fitore me rezultatin 2-0, për të kaluar për herë të parë në grupet e Ligës së Europës.