Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Shkenca e të qeshurit, dhe një anë e errët e saj

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil
Shkenca e të qeshurit, dhe një anë e errët e saj

Fresh business group-woman looking

Kur dëgjoni dikë që qesh pas shpinës tuaj, ju ndoshta i bëni foto me telefon, apo me mikun që keni përkrah qeshni duke përjetuar një ndjenjë ngrohtësie në shpirt. Ekzistojnë shanset që vetëm zhurma e të qeshurës, mund t’iu bëjë të buzëqeshni apo edhe të qeshni së bashku me dikë.

Por, imagjinoni që personi që qesh të jetë duke ecur vetëm në rrugë, apo të jetë ulur pas jush në një ceremoni varrimi. Papritmas, kjo nuk ju duket dhe aq ftuese. E vërteta është se e qeshura nuk është gjithmonë pozitive apo e shëndetshme.

Sipas shkencës, ajo mund të klasifikohen në lloje të ndryshme, duke filluar nga ajo e vërteta dhe spontanja, tek e qeshura e shtirur (e rreme), e stimuluar (për shembull nga gudulisjet), e detyruar (nga droga) apo edhe patologjike. Por, baza aktuale nervore e të qeshurit ende nuk njihet shumë mirë – dhe ajo që çka dimë në lidhje me të, vjen kryesisht nga rastet patologjike klinike.

E qeshura dhe vlerësimi i humorit, janë përbërës vitale të funksionit adaptiv social, emocional dhe njohës. Çuditërisht, ato nuk janë unike vetëm për njeriun. Majmunët primatë gëzojnë një qeshje të mirë. Kjo mund të ketë evoluar, pasi i ka ndihmuar ata të mbijetojnë.

Në analizë të fundit, e qeshura është një aktivitet i zakonshëm që promovon lidhjet, ul rrezikun e konflikteve të mundshme dhe lehtëson stresin dhe ankthin. Por ajo e humbet vrullin e saj shumë shpejt, kur ndodh në vetmi (e qeshura në vetmi, mund të ketë vetëm domethënie ogurzeza).

E qeshura ka fuqinë për të shtypur për një moment emocionet e tjera – ne s’mund të qajmë me dënese, ndërsa jemi njëkohësisht duke qeshur. Kjo është për shkak se muskujt tanë të fytyrës dhe arkitektura zanore, janë të rrëmbyera nga emocione më rrezatuese.  Dhe e gjitha kjo kontrollohet nga të gjitha qarqet e specializuara të trurit dhe mesazherët kimikë (neurotransmetuesit). Ne e dimë se në tru ekzistojnë disa shtigje që kontribuojnë tek e qeshura – secili për përbërës të ndryshëm të saj.

Për shembull, rajonet e trurit që zakonisht përfshihen në vendimmarrje dhe kontrollin e sjelljes tonë, duhet të frenohen për të lehtësuar të qeshurën spontane dhe të shfrenuar. E qeshura mbështetet gjithashtu në zonat emocionale rrethore, të cilat janë përgjegjëse për përjetimin e emocioneve me ato që kërkohen për të shprehur emocionet.

Çfarë mund të na mësojë sëmundja

Ndërsa kemi njohuri të detajuara të zonave të trurit, që janë përgjegjëse për shprehitë e fytyrës, gëlltitjes, gjuhës dhe lëvizjeve të fytit, shumë më pak dihet mbi mënyrën se si emocionet pozitive shndërrohen në të qeshura. Fatmirësisisht, një numër sëmundjesh dhe kushtesh na kanë ndihmuar të hedhim dritë mbi funksionet e saj themelore nervore.

Një sindrom veçanërisht i mirëdokumentuar, mendohet se është identifikuar fillimisht nga Çarls Darvin, dhe përfshin një ekspoze shqetësuese të emocionit të pakontrolluar. Ajo karakterizohet klinikisht nga shpërthime të shpeshta, të pavullnetshme dhe të pakontrolluara të të qeshurës dhe të qarës. Ky është një çrregullim shqetësues i shprehjes emocionale, në kundërshtim me ndjenjat themelore të një personi.

Gjendja që njihet si sindromi pseudobulbar, mund të shprehet në disa kushte të ndryshme neurologjike. E përmbledhur shkurt, gjendja shkaktohet nga një shkëputje ndërmjet rrugëve frontale zbritëse të tru, të cilat rregullojnë shprehjet emocionale të fytyrës.

Disa çrregullime lidhen në mënyrë specifike me kushtet që përfshijnë lëndimet traumatike të trurit, sëmundjes së Alzheimer-it, Parkinsonit, sklerozës së shumëfishte dhe goditjet në tru.

Një studim vitin e kaluar, zbuloi se një ndjenjë gjithnjë e më e luhatur e humorit, dhe të qeshurit në një moment të papërshtatshëm, mund të jenë tregues të hershëm të çmendurisë. Ekzistojnë ndërkohë edhe një numër të kushtesh të tjera të veçanta, që mund të lidhen me instalimet elektrike anormale të trurit.

Gelotofobia, është frika intensive nga të qënit i qeshur prej të tjerëve. Nga ana tjetër Gelotofilia, është kënaqësi që merret nga të qeshurit me të tjerët. Gelotofobia, në veçanti, mund të zhvillohet në një ankth ekstrem, që shkon nga të qënit i papërshtatshëm në aspektin social, tek depresioni i rëndë. Ajo mund të shkaktojnë një monitorim vigjilent të mjedisit, për çfarëdolloj shenje që mund ta bëjë personin të duket qesharak në sytë e të tjerëve.

Kjo frikë anormale nga të qënit i tallur, mund të lindë nga përvojat negative gjatë jetës. Të dhënat e imazhit të sistemit nervor, tregojnë se gelotofobia shkaktohet nga lidhje e dobët ndërmjet zonave ballore dhe mesore të përkohshme të trurit, rrjetet përgjegjëse për monitorimin dhe përpunimin e stimujve emocionale.

E qeshura e shëndetshme

Pavarësisht anës së errët të të qeshurës, nuk duhet mohuar se e qeshura nxit në përgjithësi ndjenja të ngrohta. Ne e dimë se e qeshura forcon funksionin kardiovaskular, duke përforcuar sistemin tonë imunitar dhe endokrin. Ne gjithashtu e dimë se “humori dashamirës” pozitiv – “të qeshurit bashkë me” në vend të “të qeshur me dike” – është veçanërisht e dobishme.

Në fakt, mënyra sesi truri ynë e përpunon të qeshurën e njerëzve të tjerë, duket se tregon se e qeshura së bashku me dikë, ka një thellësi emocionale më të madhe, dhe është më e pëlqyeshme se sa qeshurit mbi dike në formën e daljes.
Në të vërtetë, truri ynë duket veçanërisht i prekur nga sinjalet emocionalisht të dobishme dhe të lumturisë reale.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se pse terapia e të qeshurës, është dëshmuar të ketë efekte të fuqishme. Terapia e të qeshurës, funksionon në mënyrë të ngjashme me barnat kundër depresionit, duke rritur nivelin e serotoninës në tru, një neurotransmetues jetik për ndjenjat e mirëqenies dhe gjakftohtësisë. Pra, pa marrë parasysh stilin e humorit, për sa kohë që nuk ka një sëmundje themelore, e qeshura ka të ngjarë të jetë ilaçi më i mirë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: anë e errëte të qeshuritshkenca

TË LIDHURA

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë
Kuriozitete

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më!
Kuriozitete

Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më!

21:22 | 21/05/2025
Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai
Kuriozitete

Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai

22:36 | 20/05/2025
Next Post
Bashkimi Evropian shton sanksionet ndaj rusëve

Bashkimi Evropian shton sanksionet ndaj rusëve

Çfarë ka ndodhur më 5 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 5 gusht?

Përmet, sekuestrohen 107 kg kanabis, procedohet kryeplaku. Në kërkim dy të tjerë  

Përmet, sekuestrohen 107 kg kanabis, procedohet kryeplaku. Në kërkim dy të tjerë  

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com