Një incident ka ndodhur sot mes protestuesve, teksa tentohej që ta çahej kordoni i policisë i vendosur para parlamentit.
Disa protestues kanë qëlluar me grushte një qytetar, i cili kishte mbuluar kokën me kapuç. Pas sherrit, personi i sulmuar është larguar nga turma duke lënë protestën.
Sipas ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi, ka pasur një keqkuptim mes protestuesve, pasi këta të fundit kanë dyshuar se policia ka infiltruar mes tyre njerëzit e saj.