“Stars BJJ” ka përjetuar një mbrëmje të nxehtë të shtunën, në Sao Paulo të Brazilit, kur po ndesheshin kampionët botërorë dhe legjendat e këtij sporti. Veprimi i Erberth Santos i la të shokuar të gjithë. Ky është një kampion i shumëfishtë në garën “IBJJF”, duke përfshirë edhe Kampionatin Botëror 2017.
Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Santos pësoi një lëndim në gju. Kur mjeku hyri në ring për ta kontrolluar e mjekuar, Santos duket se dëgjoi një ofendim nga dikush në sallë, u ngrit në këmbë dhe nxitoi mes tifozëve e nisi grindjen.
Dy sekonda më vonë, Santos vrapoi nëpër sallë, duke sulmuar shumë njerëz në anën e ringut. Në fund, Eberth Santos e humbi ndeshjen kundër Felipe Pena dhe pagoi frustrimin e tij, duke sulmuar disa tifozë, të cilët dyshohet se e provokuan atë gjatë dyluftimit. Tifozët e shumtë në numër duket se nuk ngurojnë që ti kthejnë dorë atij dhe shikohet qartë teksa e godasin dhe në një moment e shtrijnë në tokë.