Fruthi i ka marrë jetën një foshnje 13-muajshe. Viktima e dytë nga fruthi është shënuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktura nga fruthi.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, një reagim është përcjellë nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjekët apelojnë ndaj prindërve që të vaksinojnë fëmijët, sipas kalendarit të vaksinave.