Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kisha Katolike nis ritualin e lutjeve

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kisha Katolike nis ritualin e lutjeve

Në prag të 4 shtatorit, përvjetorit të parë të kanonizimit të Nënë Terezës si shenjtore nga Vatikani, Kisha Katolike në Shqipëri ka nisur çdo mbrëmje ritualin e 9 ditëve të lutjes për të përpara festës.

Sipas historisë apostujt e Shën Mëria u lutën për 9 ditë në pritje të shpirtit të shenjtë të Jezu Krishtit pas Ringjalljes. Nga ana e saj edhe vetë Nënë Tereza i lutej 9 herë në ditë Shën Mërisë për të marrë bekimet e saj. Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhiu, është shqiptaja më e famshme në botë.

Fëmijërinë e saj ajo e kaloi në Shkup ku lindi dhe u rrit me ndjenjen e së bukures dhe përjetimin e mëshirës të rrënjosur nga nëna e saj sidomos pas vdekjes tragjike të babait kur Gonxhja ishte vetëm 8 vjeç. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, ndërsa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t’u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë.

Në dhjetor u nis për në Indi. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu “frymëzimin” e ri, “thirrjen brenda thirrjes”. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime.

Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t’i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t’i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Gjatë këtyre viteve, ndërsa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t’ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t’i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi “për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve”.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t’i printe Kongregatës së saj dhe t’u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Sot Kongregata 4000 motra, të pranishme në 730 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003, e diela XXIX gjatë vitit kishtar, Dita Misionare Botërore.

Në dhjetor 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj, shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru. Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit dhe më 4 shtator 2016, Nënë tereza u shpall shenjtore në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Tags: kisha katolikelutjeveNene terezaritualinShenjtërimi

TË LIDHURA

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë
Kultura

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana
Aktualitet

Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana

14:13 | 04/03/2026
Ministria e Jashtme  thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në këtë rajon
Aktualitet

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në këtë rajon

12:04 | 03/03/2026
Next Post
Dita e Bajramit, ja si e festojnë myslimanët nëpër botë

Dita e Bajramit, ja si e festojnë myslimanët nëpër botë

Kampionati anglez kryeson listën e shpenzimeve për merkaton e verës

Kampionati anglez kryeson listën e shpenzimeve për merkaton e verës

Ndikimi dhe presioni që po ushtron Rusia në Ballkan

Putin paralajmëron luftë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin
Politikë

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

by mirseda
14:58 | 07/03/2026
0

Elisa Spiropali i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit...

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

14:33 | 07/03/2026
Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje

Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje

14:22 | 07/03/2026
Aksioni i SPAK, arrestohet një punonjës police! I lidhur me grupin e Vlorës

Aksioni i SPAK, arrestohet një punonjës police! I lidhur me grupin e Vlorës

13:40 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com