Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

1 muaj ago
in Aktualitet, Rajoni
Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

Në shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-daljet e kamionëve në hapësirën Shengen, shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit sërish kanë bllokuar kalimet kufitare.

Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe shoferët serbë bllokuan pikakalimet kufitare për në hapësirën Shengen – duke krijuar radhë të gjata me kamionë.

Në pikëkalimin kufitar Bajakovo, kalimi më i rëndësishëm kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, të mërkurën kamionët krijuan një kolonë të gjatë prej reth dy km, sikurse i konfirmoi policia kufitare agjencisë së lajmeve AFP. Dhoma serbe e tregtisë CCIS u ankua, se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor çdo ditë po humbasin rreth 100 milionë euro nga vlera e eksporteve.

Arrestime të shoferëve shkak për bllokadat në kufi
Shoqatat e spedicionit i koordinuan aksionet e protestës kundër sistemit digjital të aplikuar që nga tetori për hyrje-daljet e personave nga vendet jo anëtare të BE-së. Sistemi Entry/Exit-System (EES) synon të shmangë vulat në pasaporta duke regjistruar në mënyrë digjitale në një regjistër qendror për të gjithë hapësirën Shengen informacionet për udhëtimin dhe të dhënat biometrike – qëllimi kryesor me aplikimin e këtij sistemi është mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së.

Sfondi i protestës ka të bëjë me faktin, se sipas CCIS së fundi janë arrestuar në mënyrë të përsëritur shoferët, që kanë shkelur rregulloren e qendrimit 90 ditë brenda harkut kohor të 180 ditëve në BE. Kjo rregullore nuk është e re, por përmes sistemit elektronik EES mundësohet një kontroll më i rreptë i shetetasve jashtë BE-së.
Si kusht për shfuqizimin e bllokadës organizatorët kërkojnë të negociohet për rregulla përjashtuese që të paktën të garantohet, se nuk do të ketë arrestime të shoferëve.

BE partneri kryesor tregtar për Ballkanin Perëndimor
Të hënën (26.01.2026) zëdhënësi i Komisionit të BE-së komunikoi, se autoritetet e Brukselit janë të vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura, dhe po e ndjekin me vëmendje situatën. Sipas të dhënave të BE-së, partneri kryesor i tregtisë për vendet e Ballkanit Perëndimor është BE-ja me 60 përqind të të gjithë volumit të tregtisë në rajon. Më 2024 tregtia e mallrave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor arriti një volum prej mbi 83 miliardë euro./DW

TË LIDHURA

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën
Aktualitet

Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën

18:51 | 03/03/2026
Next Post
Trupat speciale të Kosovës  për të ndihmuar familjen e viktimës ,Collaku falenderon Vjosa Osmanin

Trupat speciale të Kosovës për të ndihmuar familjen e viktimës ,Collaku falenderon Vjosa Osmanin

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

SPAK mbyll hetimet, çon në gjykatë ish-kryeprokurorin e Sarandës dhe avokatin Shahini për korrupsion

Zjarret në verë, Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura

Zjarret në verë, Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com