Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shembja e shtëpive në Shkozë/Banori, deputetes: Po na groposni të gjallë. Mallkoj veten që votova PS-në (FOTO)

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Projekti i rehabilitimit të Lanës ka revoltuar banorët e Shkozës. Ata protestuan masivisht duke u konfrontuar edhe me policinë. Revolta e tyre ka shkuar deri në kufijtë e vetëflijimit, kur një banor i shkruan deputetes socialiste të kësaj zone, Elona Gjebrea se e presin që t’u hedhë grushtin e fundit me dhe. Ndërsa mallkon veten që ka votuar Partinë Socialiste.  Ai shkruan më tej se vajzës së tij i ka rënë të fikët dje, ndërsa nipin ia ka marrë policia.

 “Znj.Gjebrea. Kam pasur dhe kam respekt. Jam ai xhaja që po luaja domino te dyqani, te Agushe Gjexovica që foli dhe gruaja ime. Të premtuam votat tona dhe ju më premtuat në mes të gjithëve: ‘xhaxha je i pari që do të marrësh legalizimin’. Mirëpo, dhe tani se kam marrë akoma. Ti e di mirë që unë jam i sëmurë që të informojë edhe gruaja ime me këshilltarin e zonës dhe prapë kam ardhur në Itali për kurim. Kur marr vesh që goca ime që është edhe e sëmurë e shoh të shtrirë në këmbët e policisë që i kishte ikur edhe gjuha. Gjithashtu dhe nipin tim që e merr policia. I thashë vetes dhe e kam mallkuar se kujt ia kam dhënë votën me familjen time deri kur është themeluar partia socialiste. Kjo parti, familjen time po ma gropos. Kur u shemb dyqani te Ali Demi, në tokën time ku më kishin prishur shtëpinë private, që kjo qeveri akoma nuk më ka shpërblyer. Vetëm emrin kam për shpërblimin e shtëpisë. I kam bërë gjithë veprimet deri tek banka që do t’i dërgonin, por ende s’kam marrë asgjë. Këtu që kam bërë shtëpinë që ma keni zotuar që, fola më lart dhe kur mësova edhe për gocën Anila Mema që ka komunikuar dhe pashë edhe videot me policinë them që kjo është socialistja dhe nuk kam më besim?! Që kjo qeveri që kam votuar deri ku u themelua dhe prandaj jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Pres që të bëjnë ndonjë kthesë dhe të ndonjë përgjigje të mirë, Faleminderit!”, i shkruan banori deputet, Elona Gjebrea në profilin e saj në Facebook.  

 

Nga ana e saj, Gjebrea ka sqaruar se kjo ndërhyrje bëhet në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës Unaza e Madhe.

“Përshëndetje! Sikurse kam sqaruar në reagimin tim një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë. Me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Po bëjmë më të mirën. 2 persona të zgjedhur nga përfaqësia e banorëve janë në kontakt të vazhdueshëm me mua. Po duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Jam në mbështetje tuajën për të gjetur një mundësi mbështetje!”.

Ajo shton se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe se ka takuar disa prej tyre, por një nga banorët e nxjerr blof: “Pse gënjen? Dje ishe ne Rinas duke u larguar nga Shqipëria. Ku i takove qytetarët?”

Nga projekti i rehabilitimit të Lanës preken shumë banorë të Shkozës, ku në pjesën e parë të tij do të prishen 153 shtëpi. Për këtë arsye, banorët e kësaj zone kanë kundërshtuar me forcë prishjen e shtëpive të tyre, ndërsa mallkojnë veten e tyre që kanë votuar partinë në pushtet.

Tags: BanorideputetesgroposnimallkojPS-nëshembjaShkozeshtëpivetë gjallëvetenvotova

TË LIDHURA

Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026
Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Next Post

Alban Hoxha lë shiritin e kapitenit, ja mesazhi i tij për Partizanin

U kurua për djegie në Turqi, Rama: Altea e vogël do rikthehet te familja

Nuk ndalen vrasjet ndaj grave/Një tjetër shqiptar i merr jetën ish-bashkëshortes







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

by mirseda
18:06 | 08/06/2026
0

Pensionet vijojnë të kushtojnë më shumë sesa arkëton skema e sigurimeve shoqërore. Edhe pse gjatë vitit të...

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com