Është e rëndësishme ajo që po ndodh në Shqipëri, jemi para një momenti historik, të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Kryeministri që e ka vartësen të pandehur nga SPAK, po sulmon përditë SPAK e prokurorët. Prokurorët kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar, kanë zbuluar edhe atentate. Ekzekutivi dhe kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. SPAK më në fund kanë nxjerrë para drejtësisë, Ballukun, Ametajn, Veliajn. SPAK duhet të marrë të pandehur PS, sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi”, tha Shehaj.















