Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA-të goditen rëndë nga gripi

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA-të goditen rëndë nga gripi

Mjekët thonë se sezoni i gripit këtë vit në Shtetet e Bashkuara ka qenë mjaft i rëndë dhe mund të keqësohet. Një numër pacientësh janë shtruar në spital dhe ka pasur edhe viktima nga gripi ose ndërlikimet që shkakton sëmundja. Siç na njeh materiali në vazhdim, shumë nga pacientët mendojnë se janë me rrufë dhe nuk i kushtojnë vëmendje një sëmundjeje që mund të jetë vdekjeprurëse:

Gripi është shfaqur në mbarë Shtetet e Bashkuara. Numri i pacientëve të shtruar në spital dyfishohet çdo javë. Kalifornia është goditur më rëndë dhe spitalet kanë ngritur tenda për pacientët pasi janë mbushur mbi kapacitet:

“Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se janë me rrufë dhe do e kalojnë. Disa shërohen, por jo të gjithë,” thotë Dr. Adrian Cotton.

Shtatë vjeçari Cisco Galvez vdiq nga virusi. Ishte shumë e rëndë për nënën e tij:

“Sëmundja avancoi shumë shpejt, për pak ditë. Nuk e prisja, ai ishte shumë i shëndetshëm”.

Në shkallë vendi, janë raportuar mbi 41 mijë raste. Në Kaliforni afro 30 vetë kanë vdekur.

“Këtu, gripi ka goditur rëndë dhe duhet të bëjmë ç’është e mundur për të parandaluar dhe kufizuar përhapjen,” thotë Dr. Sayone Thihalolipavan.

Varianti dominues është H3N2 i gripit A, që në të kaluarën ka shkaktuar ritme më të larta të rrezikut për shtrim në spital ose vdekje.

Vaksinat për gripin krijohen çdo vit duke u bazuar tek varianti dominues i muajve të dimrit në hemisferën jugore.

Ndonjë vit, variantet e gripit që përdoren për të krijuar vaksinën janë të ndryshëm nga gripi që godet Shtetet e Bashkuara, prandaj vaksina nuk ka shumë efekt. Vaksina e sivjetshme pritet të ketë sukses nga 10 përqind deri në 30 përqind të rasteve.

Megjithatë, mjekët po këshillojnë popullatën të vaksinohet për gripin.

“Vaksina e gripit po funksionon, mendoj unë, pasi kjo vaksinë përmban virusin që kemi parë në qarkullim,” thotë Dr. Christelle Ilboudo.

Edhe në rastet kur vaksina nuk ka të njëjtin variant të virusit që ka goditur në sezonin e gripit, ajo ndihmon për të parandaluar ndërlikime si pneumonia dhe pasoja të tjera vdekjeprurëse.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe agjenci të shëndetësisë në 46 vende kanë publikuar në revistën Lancet një studim me ritme të reja më të larta vdekshmërie, shkruan voa.

Ata bazohen tek të dhënat e fundit në parashikimin se numri i viktimave vjetore mund të jetë nga 300 mijë deri në 650 mijë në shkallë botërore. Raporti thekson gjithashtu se rreziku i vdekshmërisë është më i lartë në rajonet më të varfra të botës, përfshirë Afrikën nënsahariane.

Tags: goditenGripirëndëSHBA-të

TË LIDHURA

Hormuzi në krizë/ Meloni: Kufizimi i lëvizjes rrezikon pasoja të paparashikueshme globale
Bota

Hormuzi në krizë/ Meloni: Kufizimi i lëvizjes rrezikon pasoja të paparashikueshme globale

16:21 | 09/04/2026
Akuza se i ofroi ndihmë Iranit në sulmet ndaj forcave amerikane, Kina mohon pretendimet
Bota

Akuza se i ofroi ndihmë Iranit në sulmet ndaj forcave amerikane, Kina mohon pretendimet

16:19 | 09/04/2026
Presidenti i Iranit: Sulmet izraelite në Liban i bëjnë negociatat të pakuptimta
Bota

Presidenti i Iranit: Sulmet izraelite në Liban i bëjnë negociatat të pakuptimta

15:30 | 09/04/2026
Next Post
Tifozët madrilenë gjejnë fajtorin: Të largohet Ronaldo

Tifozët madrilenë gjejnë fajtorin: Të largohet Ronaldo

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Janar?

Shtypi i ditës, 14 janar 2018

Shtypi i ditës, 14 janar 2018







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave
Aktualitet

Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave

by mirseda
16:59 | 09/04/2026
0

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së...

Prekëse/ “Jeton përgjithmonë me ne”, shokët kujtojnë 17-vjeçarin që u nda nga jeta në shkollë

Prekëse/ “Jeton përgjithmonë me ne”, shokët kujtojnë 17-vjeçarin që u nda nga jeta në shkollë

16:36 | 09/04/2026
Hormuzi në krizë/ Meloni: Kufizimi i lëvizjes rrezikon pasoja të paparashikueshme globale

Hormuzi në krizë/ Meloni: Kufizimi i lëvizjes rrezikon pasoja të paparashikueshme globale

16:21 | 09/04/2026
Akuza se i ofroi ndihmë Iranit në sulmet ndaj forcave amerikane, Kina mohon pretendimet

Akuza se i ofroi ndihmë Iranit në sulmet ndaj forcave amerikane, Kina mohon pretendimet

16:19 | 09/04/2026
Digjet makina përpara drejtorisë së policisë në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet makina përpara drejtorisë së policisë në Vlorë, tymi mbulon zonën

15:56 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com