Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy kanadezëve, të cilët janë arrestuar në Kinë.
Çështja është kthyer në vëmendje nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino, në një komunikatë për shtyp.
“Shprehim shqetësimin tonë të thellë për arrestimin nga qeveria kineze të dy shtetasve kanadezë dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre”, tha Palladino.
Kjo është një çështje e kthyer në epiqendrën e një krize diplomatike midis Otavës dhe Pekinit pas arrestimit në Kanada të një drejtuese të lartë të gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit “Huawei”.