Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, Irani pritet të zhvillojnë bisedime bërthamore indirekte në Vjenë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, Irani pritet të zhvillojnë bisedime bërthamore indirekte në Vjenë

Irani dhe Shtetet e Bashkuara thanë të premten se do të zhvillojnë bisedime indirekte në Vjenë të martën si pjesë e negociatave më të gjera për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive globale.

Teherani ka përjashtuar diskutimet dypalëshe kokë më kokë, por prania e Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin austriak, e quajtur nga Uashingtoni si një “hap i shëndetshëm përpara”, do të ndihmojë në përqendrimin e përpjekjeve për t’i kthyer të gjitha palët përsëri në zbatimin e marrëveshjes.

Qëllimi është të arrihet një marrëveshje brenda dy muajsh, tha një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian dhe koordinator i marrëveshjes. Irani do të mbajë zgjedhje në qershor.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe vendosi përsëri sanksione mbi Iranin, duke e bërë atë të shkelë disa nga kufizimet bërthamore të paktit. Pasuesi i tij, Joe Biden dëshiron të ringjallë marrëveshjen, por Uashingtoni dhe Teherani kanë patur një përplasje mbi atë se kush duhet të ndërmarrë hapin e parë.

“Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë në të njëjtin qytet, por jo në të njëjtën dhomë”, tha një burim diplomatik Evropian.

Një diplomat perëndimor tha se do të ketë një qasje të diplomacisë nga distanca.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shtetit, Ned Price tha se bisedimet do të strukturohen rreth grupeve të punës që Bashkimi Evropian do t’i formojë me pjesëmarrësit e tjerë, duke përfshirë Iranin.

“Ne nuk parashikojmë një përparim të menjëhershëm pasi do të ketë diskutime të vështira. Por ne besojmë se ky është një hap i shëndetshëm përpara”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se Uashingtoni mbetet i hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Teheranin.

Zyrtari i BE-së tha se listat negociuese të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara mund të heqin dhe detyrimet bërthamore që Irani duhet të përmbushë eventualisht do të “duhet jenë pjesë e një dakordimi.”

“Në fund, ne po i qasemi kësaj në mënyrë paralele. Unë mendoj se mund ta arrijmë këtë në më pak se dy muaj”, tha zyrtari.

Irani, Kina, Rusia, Franca, Gjermania dhe Britania, të gjitha palët në marrëveshjen e vitit 2015, zhvilluan bisedime virtuale të premten për të parë se si mund të ecet përpara.

“Synimi është arritja e shpejtë e një dakordimi për masat e heqjes së sanksioneve dhe atyre bërthamore për t’i hapur rrugën heqjes së të gjitha sanksioneve, të pasuara nga masat korrigjuese që Irani duhet të ndërmarrë në këmbim të këtij veprimi”, tha Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif në Twitter. “Nuk do të ketë asnjë takim Iran-SH.B.A.. Një takim i tillë është i panevojshëm”, shtoi ai.

Dy diplomatë thanë se raundi i parë i bisedimeve mund të zgjasë disa ditë, dhe mund të pasohet nga dy ose tre raunde të tjera në javët në vijim për të trajtuar çështjet e ndërlikuara.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe sanksionet e tjera ekonomike ndaj Teheranit u hoqën në këmbim të zvogëlimit të programit bërthamor të Iranit për ta bërë më të vështirë zhvillimin e një arme bërthamore, një ambicie që Teherani e mohon.

Diplomatët thanë muajin e kaluar se shanset që Uashingtoni dhe Teherani të bënin përparim për të ringjallur marrëveshjen përpara zgjedhjeve të Iranit u ulën pasi Irani ashpërsoi qëndrimin e tij.

“Nëse nuk e arrijmë këtë brenda dy muajsh, ky do të jetë padyshim një lajm i keq”, tha zyrtari i BE./VOA/

TË LIDHURA

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago
Bota

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm
Bota

Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

19:21 | 03/01/2026
Next Post
Luajti kundër Ronaldos, por Uzuni sërish nuk do përballet me Mesin

Laporta përgatit ofertën e re, Mesi vendos për të ardhmen

Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani

Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani

Nis vaksinimi i efektivëve të policisë, ja cilën dozë do marrin

Nis vaksinimi i efektivëve të policisë, ja cilën dozë do marrin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

by mirseda
12:26 | 05/01/2026
0

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër,...

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com