Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, 11 të vrarë nga të shtënat në sinagogë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
SHBA, 11 të vrarë nga të shtënat në sinagogë

Në SHBA, një person që thërriste “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin” hyri me furi në sinagogën e Pitsburgut gjatë shërbesave të Shabatit të shtunën, duke qëlluar pa dallim dhe duke vrarë besimtarë.

A SWAT police officer and other first responders respond after a gunman opened fire at the Tree of Life synagogue

Zyrtarët thanë se 11 vetë u vranë brenda sinagogës Tree of Life.

Byroja Federale e Hetimeve ka marrë në dorë hetimin e incidentit “pasi ai përkufizohet si një krim urrejtjeje”, u tha gazetarëve pranë sinagogës drejtori i sigurisë së Pitsburgut Wendell Hissrich.

Hissrich tha se gjashtë vetë u plagosën, duke përfshirë katër oficerë policie. Ai tha se skena brenda sinagogës është “e tmerrshme. Një nga më të rëndat që kam parë”, tha zoti Hissrich.

Ai tha se pa ndërhyrjen në kohë të policisë, tragjedia do të kishte qenë shumë më e rëndë.

First responders are seen at the Tree of Life Synagogue where a shooter opened fire, In Pittsburgh, Pennsylvania, Oct. 27, 2018, causing multiple casualties.

Njoftimet e medias e identifikojnë të dyshuarin në arrest si 46-vjeçarin Robert Bowers, nga qyteti i Pitsburgut. Sipas autoriteteve, ai u dërgua në një spital për trajtimin e plagëve të marra.

Mesazhet në mediat sociale të bëra nga Bowers tregojnë urrejtjen e tij ndaj hebrenjve dhe në një mesazh ai deklaron: “Nuk mund të pres më ndërsa njerëzit e mi masakrohen … po shkoj”.

Presidenti Donald Trump foli me gazetarët në bazën ajrore Andrews në Maryland menjëherë pas incidentit. Ai shprehu keqardhje dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë ligjet në lidhje me dënimin me vdekje. Ai tha se njerëzit që kryejnë krime të tilla “duhet të vuajnë me të vërtetë çmimin përfundimtar”. Ai gjithashtu sugjeroi që të shtënat mund të ishin parandaluar nëse kishte brenda një roje të armatosur.

I pyetur nëse të gjitha ndërtesat e besimeve fetare në Amerikë duhet të kenë roje të armatosura, presidenti Trump u përgjigj: “është sigurisht një opsion” në një “botë me shumë probleme”.

Guvernatori i Pensilvanisë, Tom Wolf, lëshoi një deklaratë duke e quajtur incidentin “një tragjedi absolute”. Ai tha se ka folur me udhëheqësit vendorë dhe do të sigurojë burime për të ndihmuar forcat e zbatimit të ligjit dhe ekipet e shpëtimit.

“Këto akte dhune të pakuptimta nuk na përfaqësojnë ne si amerikanë”, tha ai.

“Jam i zemëruar dhe i tmerruar nga sulmi në një sinagogë të Pitsburgut sot,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili është diplomuar nga një shkollë e mesme në Pensilvani.

Sinagoga Tree of LIfe i ka rrënjët e saj në fillim të Judaizmit të organizuar në Pitsburg në mesin e viteve 1860 dhe ka shërbyer në ndërtesën e saj të tanishme që nga viti 1946.

Tags: 11 të vrarëSHBAsinagogëte shtenat

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Zbulohet kuptimi i skulpturës në rrethrrotullimin “Zogu i Zi”

Zbulohet kuptimi i skulpturës në rrethrrotullimin "Zogu i Zi"

Harrojeni diellin, sot priten reshje shiu

Harrojeni diellin, sot priten reshje shiu

Patris Berisha shuan heshtjen, flet për sherrin mes Robertit dhe Tunës

Patris Berisha shuan heshtjen, flet për sherrin mes Robertit dhe Tunës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

by mirseda
20:46 | 14/02/2026
0

Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë arratisjes pas një tentative vjedhjeje në një vilë në kodrat...

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com